Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Burgu 313”, i paraburgosuri lidhet këmbë e duar në dhomën e izolimit

2016/06/08 at 9:19 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Burgu 313”, i paraburgosuri lidhet këmbë e duar në dhomën e izolimit

Lidhur këmbë e duar me pranga dhe çarçafë pas hekurave të krevatit të qelisë. Këto janë pamjet tronditëse nga një prej dhomave të izolimit të institucionit të ekzekutimeve penale, i cili njihet ndryshe si burgu 313 në Tiranë, që solli emisioni “Fiks Fare”. Kamera e “Fiks Fare” është futur në ambientet e izolimit të këtij burgu për të treguar se çfarë ndodh brenda mureve të tij.


Një i paraburgosur, pjesë e komunitetit rom, i cli është në gjykim për shfrytëzim prostitucioni, me problem të shëndetit mendor lidhet këmbë e duar në dhomën e izolimit. Dhoma e izolimit ka dy krevate të stilit marinar dhe në njërin prej tyre, në katin e parë mbahet i lidhur nga duart me pranga dhe nga këmbët me çarçafë i paraburgosuri. Ajo nuk është e izoluar apo e veshur me sfungjer siç e parashikon ligji për të ruajtur jetën e të dënuarit që mbahet i izoluar të .

2

Në pamjet filmike të transmetuara në “Fiks Fare” duket qartë se i paraburgosuri është i lidhur te duart me pranga dhe këmbët i ka të lidhura me çarçafë te hekurat e krevatit. Gjatë kohës që qëndron i lidhur në dhomën e izolimit, shefi i policisë së burgut, Ferit Mici e kërcënon se përveç lidhjes dhe prangosjes do t’i vendosë edhe skafandër në kokë.

Nga biseda mes të paraburgosurit dhe shefit të policisë së IEPV 313 kuptohet se ka ndodhur një rrahje mes tij dhe shokut të qelisë. Shoku i qelisë pas rrahjes ka përfunduar në spitalin e burgut, ndërsa i paraburgosuri tjetër në dhomën e izolimit.
Gjatë filmimeve që transmetoi “Fiks Fare”, dallohet qartë se i paraburgosuri bërtet gjatë gjithë kohës dhe rënkon nga dhimbjet, kërkon që të zgjidhet dhe t’i hiqen prangat.

I paraburgosuri i kërkon t’i hiqen prangat nga duart se është i operuar dhe ndjen dhimbje. Shefi i policisë nuk e dëgjon por i tregon se ai është duke zbatuar ligjin, pasi sipas tij prangosja e duarve dhe lidhja e këmbëve parashikohet në rregulloren e burgut. Edhe pse në gjendje të rënduar shëndetësore dhe mendore, i paraburgosuri i kërkon shefit të policisë që t’i tregojë se cili është ligji që e ndëshkon në këtë mënyrë, pasi ai njeh vetëm rregulloren ku thuhet se nëse shkel rregulloren futesh në dhomë të izolimit, por jo të lidhesh duar e këmbë.

Gjatë këtij filmimi, shfaqet një moment ku shefi i policisë pi dhe një cigare ndërkohë që i paraburgosuri është duke rënkuar për dhimbjet që ndjen. Pas bisedës së gjatë midis të dyve, shefi i policisë vendosë ta lirojë e ofendon duke e quajtur “mostra e ligësisë dhe e të gjithave të këqijave”, e kërcënon me fjalët “do të nxij me skafandër në kokë për 20 ditë, do të nxjerr 20 ditë jashtë dhe sërish do të nxij me skafandër për 20 ditë të tjera prapë”. Kur i paraburgosuri kërkon ta pyes se pse është zënë, shefi i policisë reagon se nuk i intereson fare pasi ka njerëz që paguhen për ta bërë atë punë.

1

Rregullorja e burgjeve në nenin 123 pika 5 ndalon përdorimin e mjeteve të kufizimit fizik më gjatë se sa është e nevojshme. Ndalon përdorimin zinxhirëve dhe hekurave. Për këtë rast gazetarët e “Fiks Fare” iu drejtuan Avokatit të Popullit ku ndihmëskomisioneri i këtij institucioni, Alfred Koçibashi u shpreh qartë se as ne rregulloren e burgjeve por edhe ne ligjin për trajtimin e të dënuarve apo të paraburgosurve nuk mund të penalizohet njeri me veçim fizik dhe prangosje apo lidhje.

Ai shpjegon qartë se çdo ndëshkim që merret kundrejt të paraburgosurve apo të dënuarve në institucionet e vuajtjes së dënimin përbën vepër penale.

Policët e burgut 313 pa uniforma, por drejtori iu kërkon të rejat

Të gjithë punonjësit e policisë së IEPV 313 por edhe të burgjeve të tjera të Shqipërisë prej shumë vitesh vuajnë mungesën e uniformave. Edhe pse rregullorja e punës së tyre parashikon që shteti duhet t’i pajisë me uniforma dy herë në vit, policët e burgjeve e blejnë vetë uniformën me shpenzimet e tyre.

Në rreshtoren që u bëhet punonjësve të policisë së IEPV 313 në Tiranë, në ambientet e brendshme të burgut, drejtori i burgut, Qazim Hoxha dhe shefi i komanduar i policisë së burgut, Hasan Ajazi, u kërkojnë llogari policëve se përse nuk e kanë në rregull uniformën , madje u kërkojnë që rrobat që blejnë të jenë pjesë të uniformës.

Vetë uniforma e policisë së burgjeve kushton 10 mijë lekë të reja nëse blihet dhe këtë shpenzim policët e burgjeve e mbulojnë me paratë e tyre. “Blini uniformat dhe mbajini se do ju filmojnë apo fotografojnë me uniforma lara-lara” u thotë shefi i komanduar i policisë në këtë institucion.

Policët e burgut 313 kthejnë dietat sepse shteti nuk ka para për transportin e tyre

Në shkurt të 2015 IEPV 313 në Tiranë iu nënshtruar një rikonstruktimi dhe stafi i tij u transferua në burgun e Fierit. Policët që shkonin nga Tirana në Fier duhet të merrnin dietat prej 1500 lekësh të reja në ditë. Fillimisht Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kontaktoi një autobus për transportin e policëve dhe punonjësit e policisë nga dieta e tyre ditore 500 lekë në ditë ia kthyen drejtorisë për të paguar autobusin.

Nga muaji shkurt 2015 deri në muajin maj 2015 policët e IEPV 313 morën nga 10 mijë lekë dietë në ditë , pasi 500 lekë ua mbajtën për të paguar autobusin që i transportonte policët.

Në qershor u bë tenderin për transportin e policive nga Tirana në Fier dhe si drejtori ashtu edhe shefi i policisë u kërkojnë policëve të kthejnë edhe atë 1000 lekësh që morën si dietë. Kjo pasi më këtë duhet të paguhen pjesët e tjera të mbetura, rreth 3 muaj.

Në pamje duket qartë se policët rreshtohen duke u njoftuar një për një për kthimin mbrapa të dietës prej 1000 lekësh. Ata refuzojnë ta bëjnë një gjë të tillë pasi kërkonin që të informoheshin që në fillim. Njëri prej tyre shprehet: “Çfarë lekësh kërkon o shef, unë nuk kam lekë të mbaj fëmijët me bukë, është bërë për t’u lënë fare edhe kjo punë”./Top Channel/

51342678



Ju sugjerojmë

Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier
Aktualitet

“Pse hidhej Zegjineja nga dega në degë?”/Berisha:Kishin porosi të futej në Parlament

23 Maj, 2025 1:34 pm
Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov
Bota

Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov

23 Maj, 2025 1:24 pm
Raportuesi në PE: Shqipëria, plan ambicioz për negociatat
Aktualitet

Raportuesi në PE: Shqipëria, plan ambicioz për negociatat

23 Maj, 2025 1:10 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Aktualitet

“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë

23 Maj, 2025 1:01 pm
‘Prova manipulimi me votën e diasporës’/ Berisha: Zgjedhjet, farsa më e shëmtuar
Aktualitet

“Bota e krimit, zyrtare”/ Berisha:“Vdekja” e procesit zgjedhor e paralajmëruar

23 Maj, 2025 12:36 pm
Vaksina e Covid/ Senati akuza Biden: Agjensitë nuk bënë transparencë për rreziqet
Bota

Vaksina e Covid/ Senati akuza Biden: Agjensitë nuk bënë transparencë për rreziqet

23 Maj, 2025 12:34 pm
820 mijë vizitorë të huaj në Prill
Aktualitet

820 mijë vizitorë të huaj në Prill

23 Maj, 2025 12:23 pm
Qëlloi me pistoletë lodër një mjeke në QSUT, 42-vjeçari përplasi disa makina…
Kronikë

Qëlloi me pistoletë lodër një mjeke në QSUT, 42-vjeçari përplasi disa makina…

23 Maj, 2025 12:17 pm
Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi
InstaBIZ

Elvis Pupa dhe bashkëshortja Belina akuzohen për kultivim kanabisi

23 Maj, 2025 12:13 pm
Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
Aktualitet

Rrebeshe shiu dhe temperatura të ulëta, çfarë na pret në fundjavë

23 Maj, 2025 11:58 am
Para
Tahiri: Zjarri në laborator aksidental, PD të kërkojë falje

Pezullimi i Çakos, akuzat e Tahirit: U mënjanua shorti për gjyqtarin

Video/Ndodh gjatë lojës, tifozët e rrahin, drejtori shkon ti vrasë me armë

Video/Ndodh gjatë lojës, tifozët e rrahin, drejtori shkon ti vrasë me armë

Habit kryebashkiaku francez, ja parashikimi i tij për Shqipërinë

Habit kryebashkiaku francez, ja parashikimi i tij për Shqipërinë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Pse hidhej Zegjineja nga dega në degë?”/Berisha:Kishin porosi të futej në Parlament

Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier
23 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, në një konferencë për mediat nga selia blu ka hedhur akuza edhe ndaj kandidates së Fierit,...

Lexo më shumë

Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov

Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov
23 Maj, 2025

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, e ka quajtur "jorealist" një takim midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në Vatikan. Kjo...

Lexo më shumë

Raportuesi në PE: Shqipëria, plan ambicioz për negociatat

Raportuesi në PE: Shqipëria, plan ambicioz për negociatat
23 Maj, 2025

Në një intervistë për rrjetin televiziv ballkanik “Insider”, raportuesi për vendin tonë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, vlerëson vullnetin politik...

Lexo më shumë

“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë

“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
23 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencë për mediat vijon të denoncojë atë që ai e quan farsë elektorale....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com