Dy pjestarë të fisit Çapja kanë qëlluar mbi forcat e policisë të cilat kanë qenë duke i mbikqyrur.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure, ku ata kanë qëlluar 30 plumba dhe pas kësaj policia ka bërë prangosjen e tyre dhe shpalljen në këkrim të një tjetri.
Të shtëna me armë zjarri në afërsi të banesës së Çapjave në Elbasan janë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në zonën e quajtur “Kisha e Shën Piut” por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Me të marrë informacionin, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet ndëkrohë që drejt këtij qyteti janë nisur edhe forcat RENEA me blind.
I gjithë territori po vëzhgohet nga forcat e policisë, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se është qëlluar 30 herë në ajër.
Dyshohet se kanë qenë vetë Çapjat të cilët kanë qëlluar me armë zjarri, në shenjë proteste pasi ata prej kohësh janë nën mbikëqyrje nga forcat e policisë për shkak të përplasjeve dhe hasmërive që kanë.