Pas skandalit të Vlorës, ku një nënë me fëmijë në krahë u rrah nga ish-bashkëshorti një tjetër skenë dhune ndaj grave filmohet në Tiranë. Videoja më poshtë është filmuar në zonën e Bllokut. “Njëri prej djemve, i veshur me të verdhë dhe me çantë në krah përpiqet ta qetësojë vajzën. Në moment djali tjetër i veshur me pantallona të shkurtra dhe xhinse, pasi largohet për pak metra kthehet dhe e qëllon me grusht vajzën mu në fytyrë”, shkruan Ora News që postoi videon. Fenomeni i dhunës ndaj femrës vijon të mbetet shqetësues dhe tashmë aktet e dhunës konsumohen lirshëm në rrugë.