Analisti Mentor Nazarko, mendon se e gjithë kjo që po ndodh me përgjimet, në një shikim të jashtë është një kundërvënie e pjesëve të shtetit kundër një pjese tjetër. “Segmente të prokurorisë, nuk do të ngutesha do të thosha prokuroria, janë vendosur kundër policisë. Kjo ka një lloj baze faktike. Kur në këtë bazë faktike implikohet edhe një shtet si Itaia, duhet të kishte edhe më shumë kujdes. Është edhe një lloj lufte për monopolin e përgjimeve. Pasi edhe prokuroria do të ketë një pjesë nga përgjimet. Njëkohshmëria dhe data i jep pak tis, karakter politike”