Marsela Caushaj është gruaja e cila u dhunua barbarisht në publik nga ish-bashkëshorti i saj teksa në krahë mbante edhe fëmijët. Ngjarja ndodhi në Vlorë..
Duke folur për “News24”, Marsela, ka shpjeguar se si ka rrjedhur dinamika e ngjarjes.
“Më kërcënoi duke më thënë “nuk do fillosh punë’, më tha “m’i jep fëmijët t’i mbaj unë”, është hera e dytë që më dhunon në publik. E kam kallëzuar dy herë në polici.
Jemi të ndarë prej 3 vitesh, ai është i alkoolizuar. Kam kërkuar 3 herë urdhër mbrojtje. Doja të gjeja një punë të rrisja fëmijët. Sot do filloja punë të mbaja një grua të moshuar”, ka thënë për mediat Marsela.
Pas videos që u bë publike, menjëherë ka reaguar policia e Vlorës. Mësohet se shtetasi që rreh gruan në rrugë, quhet Ilir Paja dhe është arrestuar nga policia.
Si ndodhi ajo ngjarje sot?
Sot kisha në plan të filloja një punë, të mbaja një plak dhe djali i plakës do të më hapte një llogari që të më dërgonte lekët. Sot do filloja një punë, thjesht të mbaja një plak që të ushqeja fëmijët. Aty më ndoqi ish-bashkëshorti im dhe duke sharë, duke ofenduar më rrahu më qëlloi. Është hera e dytë që kam bërë kallëzim, kam marrë 3 urdhër mbrojtje që nga divorci e deri më sot.
Çfarë ju kërkonte kur po ju dhunonte?
‘Nuk ke punë të fillosh punë ti atje’. Do t’i çosh fëmijët e mi jashtë shtetit o k***, o prostitutë. Kështu ka qenë gjithë kohën, i dhunshëm. Pi raki, konsumonte alkool.
Morët goditje në kokë?
Po, po për flokësh, më tërhiqte. E kam mbajtur djalin në krah që të mos më binte. Unë marr një asistencë 45 mijë lekë dhe asgjë tjetër. Shteti në radhë të parë të dënojë atë sepse po doli do më vrasë fare.
Kërkoni mbrojtje?
Po, po mbrojtje po dhe të gjej një punë të rris 3 fëmijët.
Nëna
Dhunën ndaj të resë e konfirmon edhe nëna e Marselës.
Nuk e di kë ka në polici që nuk qëndron në burg. Se të vesh një herë e dy herë e tre…Do ta vrasim vetë nëse shteti nuk reagon. Unë mezi i kam rritur djemtë e mi, përse t’i vras për atë. Të bëjë burg, shteti ka ligje. Vajza s’ka bukë. Unë po punoj në ndërtim, në mistri të ushqej atë.
/Balkanweb/