Kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi rezulton është dënuar nga Gjykata e Tepelenës për falsifikim dokumentesh.
Ndaj kreut të bashkisë kishte nisur një procedim penal pasi në vitin 1999 i ka shitur shtetasin Edmon Mjeda një makinë me dokumente false dhe dënimi është dhënë në korrik të vitit 2004.
Falsifikimi i bërë nga Peçi u zbulua pasi Policia e Shtetit bllokoi automjetin në fjalë, që Mjeda pasi e kishte blerë nga kreu i bashkisë ai kishte shitur Odise Anagnostit.
Në fund, gjykatësi duke marrë parasysh që Peçi nuk është i dënuar më parë dhe se ka shprehur pendim me procedurë të shkurtuar ka dhënë një dënim me 1 milionë lekë të vjetra.
Për të lehtësuar këtë gjobë, gjykata madje ka vendosur që pagimi i gjobës të bëhet me dy këste gjashtë mujore nga vendimi i formës së prerë (17.05.2004)
Në formularin e vetë deklarimit në kuadër të zbatimit të ligjit të Dekriminalizimit, Peçi rezulton se nuk e ka deklaruar këtë vendim.
Pyetjes nëse ka qenë ndonjëherë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga nja autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj, Peçi i është përgjigjur me “Jo”.
Në zbatim të ligjit të Dekriminalizimit, kreu i Bashkisë së Tepelenës do të jetë objekt hetimi për të verifikuar nëse në formularin e vetë deklarimit ai ka fshehur apo jo. Nëse rezulton se ka shkelur ligjin, atëherë, Peçi rrezikon të lërë mandatin e kryetarit të bashkisë.