Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha zbardh bisedat private me Donald Lu: Ju zgjidhni një variant, ne…

2016/06/07 at 4:46 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha: Kemi mbështetjen e SHBA për CEZ-in

Lulzim Basha u ka deklaruar deputetëve demokratë një ditë pas takimit me kreun e mazhorancës se këmbëngulja e demokratëve për emërimet me formulën e vendeve të rezervuara është e bazuar në një marrëveshje të muajve më parë.


Mësohet që Basha të ketë theksuar se kjo formulë është propozuar pikërisht nga eksperti i OPDAT-it të Shteteve të Bashkuara të Ameriëks, që në nëntor dhe është pranuar nga kryeministri Rama gjatë negociatave me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan.

Basha u sjell deputetëve në vëmendje drekën me Berishën në rezidencën e ambasadorit amerikan ku u është thënë të zgjedhin një prej opsioneve ndër të cilat figuronte dhe ajo me vende të rezervuara.

“Ju zgjidheni një që siguron moskapjen politike dhe ne do e detyrojmë Ramën ta pranojë.

Më 3 shkurt Lu çoi e-mail që janë 5 opsione ndër të cilat dhe vendet e rezervuara. Më 14 shkurt ambasadorit i kthehet përgjigje me e-mail që në jemi për vendet e rezervuara.

Më 17 shkurt kjo i komunikohet Partisë Socialiste. Të gjitha janë me e-mail me ambasadorin Lu dhe n.q.s. është e nevojshme do të publikohen”.

Ky pozicion u konfirmua para gazetarëve nga ish-kryeministri Berisha, i cili akuzoi përfaqësuesin ndërkombëtar se nuk i ka thënë të vërtetën qeverisë së tij.

“Për çdo shqiptar që i thotë dritës së diellit dritë, të vërtetës të vërtetë, opozita mbrëmë votoi reformën. E refuzoi kategorikisht njeriu që shkoi me një a dy fjalime në xhep. Opozita votoi variantin që ia kanë kërkuar ndërkombëtarët, që e kanë sugjeruar ata, që ia kanë premtuar ndërkombëtarët, votoi variantin që ua ka sugjeruar ndërkombëtarëve Edi Rama. Kjo është e vërteta absolute. Të gjitha të tjerat janë trillime, mashtrime të paskrupullta të cilitdo që t’i bëjë. Se duhet të them që është mjerane kur një përfaqësues ndërkombëtar i raporton qeverisë së tij të kundërtën e asaj që ka thëne vetë. Por kjo botë eshtë transparente”.

Mësohet se kreu demokrat Basha u ka thënë deputetëve se Ndihmës Sekretarja e Shtetit, Nuland dhe zyra e kancelares Merkel janë të qartë për këtë pozicion të Partisë Demokratike.

“Ne kemi qenë të qartë në këtë proces, ne kemi kërkuar konsensus. Si Nuland dhe këshilltari i kancelares Merkel që fola të hënën në orën 2 e 15 minuta në telefon janë të qartë: Këtë formulë e ka propozuar Rama e ka konfirmuar Venecia e ne po kërkojmë atë që është rënë dakort”.

Kështu Lulzim Basha i ka dhënë përgjigje edhe deputetit Eduar Selami i cili gjatë diskutimeve në grup pyeti nëse qëndrimi i opozitës çon në përplasje me ndërkombëtarët, duke sjellë në vëmendje dhe deklaratën e Federika Mogerinit që i parapriu takimit Rama-Basha. Sipas Bashës deklarata e shefes së politikës për politikë të jashtme është shkruar në Tiranë dhe akuzoi ambasadoren Romana Vlahutin si të pozicionuar qartë për krahun tjetër të politikës.

E ndërsa u ka sqaruar gjithë situatën mbi çështjen që ndan palët, formulën e emërimeve në drejtësi, Basha ka paralajmëruar deputetët e tij e të opozitës në tërësi se çfarë ndodh qoftë dhe me një rrjedhje vote majtas për këtë reformë.

“Unë jam i sigurt që asnjë deputet PD nuk trafikon votën, por po ndodhi kjo atëherë është fundi parlamentarizmit. Ne jemi opozitë që kërkon consensus, por nëqofë se edhe nje deputet i PD-së voton, ne kalojmë në përballje totale deri në djegie mandatesh, deri sa të zgjidhen institucionet e reja me zgjedhje te lira e të ndershme. Nëse mazhoranca trafikon qoftë dhe nëj deputet të oppoziotës, opozita djeg mandatet”.

Ditët e fundit kryeministri Rama kërkon që emërimet në drejtësi të bëhen me 94 vota, ndërsa demokratë kanë propozuar që për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, anëtarët jo gjyqtarë zgjidhen nga Kuvendi, sipas metodës së kuotave të rezervuara, ku 2 anëtarë përzgjidhen nga lista e mbështetur nga shumica parlamentare, 2 anëtarë përzgjidhen nga lista e mbështetur nga pakica parlamentare dhe 1 anëtar zgjidhet me tre të pestat e votave me propozim të shoqërisë civile, që përzgjidhet nga lista e kandidatëve të renditur nga Gjykata Kushtetuese. /ABCNEWS



Ju sugjerojmë

Publikimi i tezës pas nisjes së provimit, MAS: S’cënon procesin e Maturës Shtetërore
Aktualitet

Reagon MAS: Publikimi i tezës së Matematikës nuk cenon procesin

17 Qershor, 2025 11:53 am
Lufta Izrael-Iran, Trump: Duam një fund të vërtetë, jo armëpushim
Bota

Lufta Izrael-Iran, Trump: Duam një fund të vërtetë, jo armëpushim

17 Qershor, 2025 11:52 am
Thirrja e Trump për evakuim, radhë kilometrike në pikat e karburanteve në Iran
Bota

Thirrja e Trump për evakuim, radhë kilometrike në pikat e karburanteve në Iran

17 Qershor, 2025 11:45 am
Lihet në fuqi vendimi për sekuestron e apartamentit, dyshohet se e ka Veliaj e Xoxa
Aktualitet

Lihet në fuqi vendimi për sekuestron e apartamentit, dyshohet se e ka Veliaj e Xoxa

17 Qershor, 2025 11:21 am
Publikohen fotot nga dasma e Alex Soros, kryeministri pozon me dhëndrin
Life Style

Publikohen fotot nga dasma e Alex Soros, kryeministri pozon me dhëndrin

17 Qershor, 2025 11:12 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

U dënua nga Gjykata e Milanos për pjesëmarrje në grup kriminal, pranga 54 vjeçarit

17 Qershor, 2025 11:04 am
“Të djegim makinën e policisë”/ Thirrje në TikTok për akte dhune, pranga 24-vjeçarit
Aktualitet

Policia e Shtetit publikon masat për sezonin turistik

17 Qershor, 2025 10:57 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Rajoni

Ngërçi politik në Kosovë/ Dështon për të 33 herë konstituimi i Kuvendit

17 Qershor, 2025 10:55 am
Matura Shtetërore/ Rreth 30 minuta nga nisja e provimit, dalin tezat e matematikës
Aktualitet

Matura Shtetërore/ Rreth 30 minuta nga nisja e provimit, dalin tezat e matematikës

17 Qershor, 2025 10:53 am
Izraeli shkatërron mbi 120 raketa iraniane, SHBA dërgon aeroplanmbajtësen “Nimitz”
Bota

Izraeli shkatërron mbi 120 raketa iraniane, SHBA dërgon aeroplanmbajtësen “Nimitz”

17 Qershor, 2025 10:37 am
Para
Makina përplas motorin, çifti i bashkëshortëve në gjendje të rëndë

Aksidenti fatal, vdes fëmija 11 vjeç

Fotot hot të ish-sulmuesit të famshëm Christian Vieri

Fotot hot të ish-sulmuesit të famshëm Christian Vieri

Silvio Berluskoni shtrohet me urgjence në spital

Silvio Berluskoni shtrohet me urgjence në spital

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Reagon MAS: Publikimi i tezës së Matematikës nuk cenon procesin

Publikimi i tezës pas nisjes së provimit, MAS: S’cënon procesin e Maturës Shtetërore
17 Qershor, 2025

Ministria e Arsimit dhe Sportit reagon pas publikimit të tezës së provimit të Matematikës. Në një postim në faqen zyrtare...

Lexo më shumë

Lufta Izrael-Iran, Trump: Duam një fund të vërtetë, jo armëpushim

Lufta Izrael-Iran, Trump: Duam një fund të vërtetë, jo armëpushim
17 Qershor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish për situatën në Lindjen e Mesme, duke përsëritur qëndrimin e...

Lexo më shumë

Thirrja e Trump për evakuim, radhë kilometrike në pikat e karburanteve në Iran

Thirrja e Trump për evakuim, radhë kilometrike në pikat e karburanteve në Iran
17 Qershor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se “të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani”. Disa iranianë e kanë ndjekur...

Lexo më shumë

Lihet në fuqi vendimi për sekuestron e apartamentit, dyshohet se e ka Veliaj e Xoxa

Lihet në fuqi vendimi për sekuestron e apartamentit, dyshohet se e ka Veliaj e Xoxa
17 Qershor, 2025

Gjykata e Posaçme e Apelit ka miratuar vendimin e Shkallës së Parë për sekuestrimin e apartamentit që ishte në pronësi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com