Vetëm pak orë pas vendimit të gjykatës për të pezulluar nga detyra drejtorin e Policisë së Shtetit Haki Çako, erdhi edhe një lëvizje nga italianët.
Fqinjët tanë vendosën të tërheqin nga Shqipëria shefin e misionit të Interforcës.
Michele Grillo tashmë do të zëvendësohet nga një tjetër emër, por që deri tani ende nuk është bërë i ditur.
Grillo kishte aparatin e përgjimit i cili shërbente për trajnimin e palës shqiptare.
Opozita shqiptare akuzoi qeverinë dhe Misionin e Interforcës për përdorimin e pajisjes së trajnimit të ekspertëve të policisë shqiptare për përgjime të paligjshme.
Pala shqiptare e italiane e kanë refuzuar këtë akuzë duke thënë se pajisja ka shërbyer vetëm për trajnimin e oficerëve të përgjimit të trafikantëve.