Ditëlindja e 25-të e blogeres dhe ish-missit Armina Mevlani dhe festimi i saj duket se ka mërzitur apo xhelozuar disa prej personazheve të jetës publike në Tiranë. Një prej tyre është edhe Alba Malltezi ish-gazetarja e kulturës, njëkohësisht bashkëshorte e Carlo Bolinos, pronarit të Report Tv.
Malltezi ka postuar një status në rrjetet sociale, ku e uron Arminën të bëhet 100 vjeç por nga ana tjetër edhe duke e thumbuar se këto zhurma i kujtojnë asaj festat e “mafiozëve” që nuk mendojnë për komunitetin.
“Sa kaloi trembja e shperthimit te pare e mesuam se ishin fishekzjarre e jo ndonje atentat, femijet ishin zgjuar te friksuar… Nuk eshte viti i ri, thane… Pas mesnate paska qene te ABA Center e Bashkim Ulajt ditelindja e Armines. U befte 100 mes bukurise e miresise… Nga zemra i uroj edhe 100 vite te tjera per te kuptuar e reflektuar se chic e elegance nuk eshte vetem te vishesh e te tregosh rroba firmato: Chanel, D&G, YSL etj.. etj… Vertete kushtojne shume, shume, por ata me bukurine e perfeksionin e produkteve nuk shesin dhe finesen, elegancen… Sipas Armanit, eshte sidomos miresjellje, buonemaniere… pastaj thjeshtesi e “non ingombranca”… ne fund veshje… rroba… I uroj Armines se bukur ditelindje te mrekullueshme, por dhe nje rrugetim te gjate te kuptoje e te percjelle se fishekzjarret pas mesnate ne mes te qytetit qe flen bezdisin, sidomos femijet ne gjume… Nje ditelindje me zhurme te kujton Festat e mafiozeve qe nuk duan t’ia dine per komunitetin… dhe mafiozet, pavaresisht se vishen me firmato e pijne shampanje ne ditelindje te zhurmshme… brutta gente mbeten, nuk kane asgje te perbashket me finesen, etiken, te bukuren… Gezuar Armina”, shkruan Alba Malltezi në Facebook.
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/1551321898435286/videos/1795722643995209/” width=”700″ height=”400″ onlyvideo=”1″]