“O sa mirë me Qenë shqiptar”. Ky është slogani që do të shoqërojë kombëtaren tonë gjatë ditëve të kampionatit Europian, ndërsa ai është shfaqur edhe mbi autobuzin me të cilin do të udhëtojë skuadra në lëvizjet e saj për në stadium. Flamuri kuq e zi dhe mbishkrimi Albania, spikasin në autobuzin e skuadrës sonë. Pasi ka kryer stërvitjen e fundit në Itali, Kombëtarja jonë përgatitet për ndeshjën e saj të parë.