Për shkak të turbulencës së madhe gjatë fluturimit të një aeroplani të kompanisë ajrore të Malajzisë, sot disa udhëtarë kanë pësuar lëndime të lehta, ka njoftuar kjo kompani.
Fluturimi MH1 nga Londra për në Kuala Lumpur, me 378 vetë në aeroplan, ka përjetuar “një moment të shkurtër të turbulencës së rëndë”, teksa fluturonte mbi Gjirin e Bengalit, thuhet mëtutje në njoftim.
“Për shkak të momentit të shkrutër të turbulencës së rëndë, disa udhëtarë kanë pësuar lëndime të lehta”, tha kompania, Malaysia Airlines.
Pastaj, është kërkuar falje për këtë situatë, për të cilën theksohet se “ishte krejtësisht jashtë kontrollit të kompanisë”.
Duket se “mallkimi” i linjave malajziane vazhdon, pas një avioni të zhdukur dhe disa të tjerëve të aksidentuasr në vitet e fundit.