Një skandal po trondit Maqedoninë. Bëhet fjalë për ishkryeministrin Nikolla Gruevskin, i cili është incizuar teksa këshillohet jo nga një këshilltar, por nga një fallxhore.
Në videon në fjalë, transmetuar nga mediat maqedonase, Gruevski merr këshilla nga fallxhorja për bashkëpunëtorët e tij, por edhe për mënyrës se si duhet të sillet me shqiptarët.
Në incizim dëgjohet që gruaja në një moment shqiptarët i quan “shqiptari”, në një formë ofenduese.