Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama për Das Magazine/ Ja parashikimi im për ndeshjen me Zvicrën

2016/06/05 at 9:41 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama për Das Magazine/ Ja parashikimi im për ndeshjen me Zvicrën

Për fat të mirë futbollistët shqiptarë nuk kanë të njëjtin shtat si kryeministri i tyre. Përndryshe kjo do ta shqetësonte skuadrën zvicerane më tepër se ç’është ajo tashmë. Edi Rama, 51 vjeç, 2 metër e 1 centimetër, ish-­lojtar i kombëtares së basketbollit, artist i njohur ndërkombëtarisht me ekspozita në Paris, New York, Venecia, São Paulo, për njëmbëdhjetë vjet kryetar i bashkisë së Tiranës dhe nga shtatori i vitit 2013, ai është Kryeministri i Republikës së Shqipërisë.

Këtë mëngjes të butë pranvere ai kalon nëpër dhomën e Konferencave që ndodhet në ndërtesën e qeverisë e që të kujton një palestër, për t’u ulur në një tryezë prej druri masiv që ka përpara flamurin kombëtar me një shqiponjë të zezë me dy kokë.

I ulur Edi Rama duket disa centimetra më pak. Edi Rama ndoshta ka dhimbje shpine prej sportit, ose ka një Hangover (gjendje pas dehje) prej Artit, ose është me një humor depresiv nga politika.

Në çdo rast, parapritja e tij e mban intervistën në kufijtë e limiteve.

Das Magazin — Cilën skuadër do të mbështesni ju të shtunën që vjen në Kampionatin Europian – Shqipërinë I apo Shqipërinë II?

Edi Rama: Pa diskutim Shqipërinë I. Paçka se dy vëllezër janë kundërshtarë, vërtetë bizare. (Granit Xhaka luan për Zvicrën dhe vëllai i tij Taulanti për Shqipërinë). Situata pasqyron disi historinë e kohëve të fundit të dy vendeve. Më kujtohet një ndeshje në Zvicër, e cila praktikisht për faktin se stadiumi ishte i mbushur aq shumë prej shqiptarëve, dukej sikur Shqipëria luante në shtëpinë e saj.

Das Magazin: Kush fiton?

Edi Rama: E pra, kualifikimin për Kampionatin Europian ne e arritëm falë suksesit tonë. Në fushat jashtë Shqipërisë, kemi luajtur shumë fort. Por është e qartë, Zvicra ka një skuadër me shumë përvojë. Me një barazim 1-­1, ne do të mbetemi të kënaqur.

Das Magazin: Nga aq shumë futbollistë me rrënjë shqiptare të Zvicrës, cilët do t’i deshët në ekipin tuaj?

Edi Rama: Unë do të doja t’i shihja të dy vëllezërit të luajnë së bashku për Shqipërinë. Ata më kujtojnë mua shqiponjën dykrenore në flamurin tonë: Njëra duket në Shqipëri, tjera në Zvicër.

Das Magazin: Futbollistët tuaj më të mirë janë me origjinë pothuajse të gjithë nga Kosova. Përse kjo gjë?

Edi Rama: Ndoshta sepse ata kishin mundësi më të mira që të zhvilloheshin si sportistë. Populli i Kosovës ka një histori shumë më të gjatë të emigracionit: breza e gjenerata të tëra që jetojnë jashtë vendit të integruar në shoqëritë e tyre përkatëse. Natyrisht ata që jetojnë në Zvicër apo Gjermani, në këto vende, sporti për futbollistët afron kushte shumë të mira profesionale për të mësuar. Emigrimi nga Shqipëria ka nisur shumë më vonë.

Das Magazin: Kosovarët versus Shqipërisë me skuadra kombëtare. A është kjo një temë për ju?

Edi Rama: Nuk e kuptoj pyetjen.

Das Magazin: Ne flasim për tema të tilla. Partitë e djathta thonë se janë shumë emigrantë në skuadrën tonë kombëtare dhe shumë pak “zviceranë” – në kuptimin e zviceranëve me gjak të pastër.

Edi Rama: Ndoshta se orët dhe e djathta ekstreme janë të vetmet gjëra reale, origjinale në Zvicër? Nuk shpresoj të jetë kështu.

Das Magazin: A është futbolli një lidhje për popujt?

Edi Rama: Oh, futbolli mund t’i ketë të dyja: të jetë një urë fantastike, por edhe një e keqe përçarëse. Ju kujtohet ajo që ndodhi në vjeshtën e vitit 2014 në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë. Bashkë me homologun tim serb na u desh që të tejkalonim me shumë kujdes divergjencat. Unë isha Kryeministri i parë shqiptar që e vizitoja pas 68 vjetësh Beogradin! Me keqardhje ndodhi diçka e paparashikuar, kur një fans i kombëtares tonë hodhi në stadium një dron me flamurin tonë kombëtar shqiptar…

Intervistë me Edi Ramën, Kryeministrin e Shqipërisë bërë nga Bruno Ziauddin dhe Mikael Krogerus (Revista Dd Magazin)

rama1

rama2

rama4

Ju sugjerojmë

U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Shkodër, plagoset një person

12 Korrik, 2025 6:44 pm
Djali i “El Chapo”-s pranon fajin mbi akuzat për trafik droge në SHBA
Bota

Djali i “El Chapo”-s pranon fajin mbi akuzat për trafik droge në SHBA

12 Korrik, 2025 6:42 pm
Bie sistemi i policisë së RMV,ndalohet hyrja e automjeteve nga Kosova
Rajoni

Bie sistemi i policisë së RMV,ndalohet hyrja e automjeteve nga Kosova

12 Korrik, 2025 6:31 pm
Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca
Bota

Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca

12 Korrik, 2025 5:40 pm
Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh
Aktualitet

Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh

12 Korrik, 2025 5:18 pm
Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh
Bota

Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh

12 Korrik, 2025 5:08 pm
Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin
InstaBIZ

Aktorja Pfeiffer sulmon Bill Gates-in: Po na kontaminon ushqimin

12 Korrik, 2025 5:06 pm
Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur brenda territorit rus
Bota

Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur brenda territorit rus

12 Korrik, 2025 4:50 pm
Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, Bardh Spahia akuza Ramës: Besprerë…
Aktualitet

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, Bardh Spahia akuza Ramës: Besprerë…

12 Korrik, 2025 4:47 pm
Tenistja vritet nga babai: E bëra sepse na mbante me bukë, ndihesha i poshtëruar
Sport

Tenistja vritet nga babai: E bëra sepse na mbante me bukë, ndihesha i poshtëruar

12 Korrik, 2025 4:42 pm
Para
Ja smartfoni që kushton 14 mijë dollarë

Ja smartfoni që kushton 14 mijë dollarë

Tragjedia/ E sulmoi peshkaqeni, vdes pas tri ditësh serfisti

Tragjedia/ E sulmoi peshkaqeni, vdes pas tri ditësh serfisti

Tragjedia e djalit të poetit Zhiti/ Gjykata: Ja si ndodhi aksidenti fatal

Tragjedia e djalit të poetit Zhiti/ Gjykata: Ja si ndodhi aksidenti fatal

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Shkodër, plagoset një person

U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
12 Korrik, 2025

Një incident është regjistruar pak momente më parë në Shkodër. Një bombol gazi ka shpërthyer në banesën e shtetasit me...

Lexo më shumë

Djali i “El Chapo”-s pranon fajin mbi akuzat për trafik droge në SHBA

Djali i “El Chapo”-s pranon fajin mbi akuzat për trafik droge në SHBA
12 Korrik, 2025

Një nga djemtë e bashkëthemeluesit të kartelit famëkeq të Sinaloas, El Chapo-s, ka pranuar fajësinë lidhur me akuzat për trafik...

Lexo më shumë

Bie sistemi i policisë së RMV,ndalohet hyrja e automjeteve nga Kosova

Bie sistemi i policisë së RMV,ndalohet hyrja e automjeteve nga Kosova
12 Korrik, 2025

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se sistemi elektronik i Policisë së Maqedonisë së Veriut ka pësuar një defekt...

Lexo më shumë

Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca

Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca
12 Korrik, 2025

Paralajmërime të forta për stuhi dhe breshër janë lëshuar në Spanjë, pasi 100 mm shi ranë vetëm në një orë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com