Si gjithmonë, aty ku ka skandale ka edhe ironi. Rrjetet sociale kanë ditë që ziejnë për një të ashtuquajtur video, apo foto të cilat pritet të bëjnë namin kur të publikohen sepse përfshijnë një ministër të Qeverisë shqiptare në pozicione kompromentuese me një masazhatore. Ndaj aktori Besart Kallaku ka shfrytëzuar momentin për të bërë edhe pak humor. Në profilin e tij në Facebook, ai ka publikuar një video ku shkruan: “Elskluzive…Video skandali i ministrit me masazhatoren. Masazhatorja qe njeh gjith qeverine…”.
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/BesKallakuReal/videos/1709654459288605/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]