Mund t’ju duket e çuditshme që një pjatë e gatuar sipas rregullave që do t’ju tregojmë, edhe pse pa kripë, shijon mirë. E kemi thënë e përsëritur disa herë që kripa është njësoj e dëmshme sa sheqeri, prandaj edhe duhet evituar sa herë që mundeni. Sekreti i realizimit të këtyre pjatave është të dish të ruash shijen natyrale të përmbajtjes së pjatës, qofshin ato të ëmbla apo të kripura.
Për shembull, mund të jetë një salcë makaronash me sardele apo botarga të grirë që nuk ka pse t’i shtohet sheqer sepse peshku i tharë ka vetë. E njëjta gjë vlen edhe kur bëni ëmbëlsira me fruta. Qëllimi i gjithë kësaj është vetëm shëndeti, sepse të konsumosh më pak kripë ul rrezikun e tensionit të lartë. Nga ana tjetër, të pakësosh sheqerin, përveçse për kilogramët e tepërt, ndihmon në pakë simin e rrezikut të obezitetit apo shqetësimeve kardiovaskulare.
Por, këto nuk duhet të jenë informacione të reja për ju! Pjesa më e bukur e gjithë këtij stili “minimalist”
është që u jep “jetë të re” pjatave klasike që nga qoftet, salcat e makaronave e deri te biskotat apo ëmbëlsirat e ndryshme. Rregulli për të përgatitur makarona pa kripë është që 34 minuta përpara se të përfundoni zierjen e tyre, hiqini dhe hidhini menjëherë në salcë për të marrë shije.
Nga ana tjetër, edhe salca mund të jetë pa kripë, në vend të saj mund të shtoni kaperi në uthull, hudhër, spec djegës, djathë të grirë, pra varet nga receta që keni zgjedhur.
Përbërësit: 2 thelpinj hudhër; 40 gr kaperi në uthull; 1 spec djegës të freskët; 250 gr domate; 250 gr salcë domatesh; 320 gr makarona të llojit rigatoni (ose një lloj tjetër që pëlqeni); Sherbelë; rigon Përgatitja: Në një tigan të madh, në zjarr të ngadaltë, vini hudhrën e prerë në feta me dy lugë ujë.
Shtoni kaperit pari t’i lani. Pas 2 minutash të tjera hidhni edhe specin djegës të copëtuar. Pas një minute
shtoni pak nga uji i makaronave. Përzieni dhe hidhni domatet e prera në kubikë dhe në fund salcën e
domateve.
Lërini të ziejnë për 15 minuta në zjarr mesatar.
Ndërkaq, zieni makaronat, por jo deri në fund, pra hiqini më parë dhe hidhini te salca. Duhet t’i lini për 3 -4 minuta që të përthithin salcën. Në fund fare shtoni erëzat, ngrini temperaturën e zjarrit, bëni kaurdisjen
e fundit dhe shërbejini.