Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjimi i ministrit Tahiri, çfarë dorëzoi në Prokurori sekretarja e tij

2016/06/04 at 4:59 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përgjimi i ministrit Tahiri, çfarë dorëzoi në Prokurori sekretarja e tij

Prokuroria ka marrë në pyetje sekretaren e zyrës së ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për gjetjen e pajisjes përgjuese në ambientet e këtij dikasteri.

Burime të Prokurorisë kanë thënë se sekretarja e ministrit Tahiri është thirrur dhe marrë në pyetje për rreth një orë, ku ka dhënë deklarime para grupit të hetimit si person me dijeni për ngjarjen. Asaj mësohet se i janë kërkuar të dhëna në lidhje me datën 18 maj 2016, kur në zyrën e ministrit Tahiri ka gjetur pajisjen regjistruese-transmetuese zanore.

Një burim nga Prokuroria tha se sekretarja është pyetur për gjithë personat që kanë hyrë dhe kanë dalë në zyrën e ministrit gjatë muajit maj të këtij viti. Punonjësja e Ministrisë mësohet se ka lënë në Prokurori edhe regjistrin e hyrje-daljeve të shënuara për personat që kanë qenë në zyrën e Tahirit.

Prokuroria ka marrë edhe pamjet e kamerave të brendshme të Ministrisë nga marsi e në vazhdim. Në kallëzimin e përcjellë në Prokurori nga Ministria e Brendshme, dëshmia e sekretares që ka gjetur pajisjen më 18 maj 2016 është elementi kryesor.

PAJISJA

Policia Shkencore ka bërë dje publik modelin e pajisjes që është gjetur në zyrën e ministrit të Brendshëm, e cila është dërguar për ekspertim te grupi i ekspertëve. Pajisja përgjuese është një regjistrues-transmetues zanor i thjeshtë, që gjendet lehtësisht në treg dhe në internet me çmim fare të lirë.

Pajisja e gjetur në zyrën e ministrit punon në mënyrë të tillë që regjistrimin e bisedave zanore e përçon te njësia regjistruese ku depozitohet materiali i përgjuar. Dy pjesët e pajisjes përgjuese funksionojnë në një largësi të caktuar dhe për këtë arsye dyshohet se të dyja ato kanë qëndruar brenda ambienteve të Ministrisë tek ish-Garda për disa javë, ndonëse pjesa tjetër ende nuk është gjetur.

Burimet nga Prokuroria pohojnë se pajisja regjistruese-transmetuese është gjetur e fikur si pasojë e rënies së baterisë. Kjo duket se nënkupton se objekti përgjuese ka qëndruar të paktën një ose dy javë në vendin ku është gjetur nga sekretarja e ministrit, e cila më pas ka njoftuar eprorët e saj më 18 maj 2016./Panorama

Ju sugjerojmë

“Luftë” brenda PS-së, Xhaçka fiton mandatin me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti
Aktualitet

“Luftë” brenda PS-së, Xhaçka fiton mandatin me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti

18 Maj, 2025 8:56 am
Rumania zgjedh mes dy botëve – me pasoja për Evropën
Bota

Rumania zgjedh mes dy botëve – me pasoja për Evropën

18 Maj, 2025 8:50 am
VIDEO/ Anija e Marinës Meksikane përplaset me Urën e Bruklinit, dy të vdekur
Bota

VIDEO/ Anija e Marinës Meksikane përplaset me Urën e Bruklinit, dy të vdekur

18 Maj, 2025 8:40 am
Plagoset me armë zjarri një person në Tiranë
Aktualitet

Plagoset me armë zjarri një person në Tiranë

18 Maj, 2025 8:34 am
Parashikimi i motit për sot, 18 maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 18 maj 2025

18 Maj, 2025 8:32 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 18 maj 2025

18 Maj, 2025 8:30 am
Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë
-Kulturë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë

18 Maj, 2025 1:12 am
Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
Aktualitet

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

17 Maj, 2025 10:26 pm
Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
Kryesore

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

17 Maj, 2025 10:11 pm
Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
Aktualitet

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

17 Maj, 2025 9:57 pm
Para
Foto+16/ Vdes toreadori meksikan, një muaj pasi demi ia theu qafën

Foto+16/ Vdes toreadori meksikan, një muaj pasi demi ia theu qafën

Ekstremisti i djathtë britanik: S’ka azil për shqiptarët në Angli

Ekstremisti i djathtë britanik: S'ka azil për shqiptarët në Angli

Corriere: Shqipëria thyen rekordin: 1 mijë ton drogë në vit

Corriere: Shqipëria thyen rekordin: 1 mijë ton drogë në vit

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“Luftë” brenda PS-së, Xhaçka fiton mandatin me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti

“Luftë” brenda PS-së, Xhaçka fiton mandatin me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti
18 Maj, 2025

Numërimi i votave në Shqipëri po shkon drejt fundit. Sipas të dhënave kanë mbetur 2,985 zarfe të ardhura nga diaspora...

Lexo më shumë

Rumania zgjedh mes dy botëve – me pasoja për Evropën

Rumania zgjedh mes dy botëve – me pasoja për Evropën
18 Maj, 2025

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani kërkojnë votën e rumunëve një ekstremist i krahut të djathtë, George...

Lexo më shumë

VIDEO/ Anija e Marinës Meksikane përplaset me Urën e Bruklinit, dy të vdekur

VIDEO/ Anija e Marinës Meksikane përplaset me Urën e Bruklinit, dy të vdekur
18 Maj, 2025

Dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën 19 të tjerë janë plagosur, pasi një anije stërvitore e Marinës Meksikane...

Lexo më shumë

Plagoset me armë zjarri një person në Tiranë

Plagoset me armë zjarri një person në Tiranë
18 Maj, 2025

Një person është plagosur me armë zjarri në zonën e Komunës së Parisit. Nga tvklan mësohet se i plagosuri ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com