Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reforma në Drejtësi/ Çfarë janë ‘vendet e rezervuara’ që kërkon PD?

2016/06/04 at 2:56 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Reforma në Drejtësi/ Çfarë janë ‘vendet e rezervuara’ që kërkon PD?

Edhe pse ka kaluar më shumë se 3 muaj nga miratimi i Opinionit Final të Komisionit të Venecias, palët politike në vend, nuk kanë arritur ende dakordësinë për cështjet që Komisioni i Venecias i ka lënë detyrë t’i zgjidhin. Një nga këto cështje, për të cilën Komisioni i Venecias, është shprehur se i takon ligjvënësit shqiptar ta zgjidhë, është edhe formula e emërimit të funksionarëve të rinj të sistemit të drejtësisë. Kjo ka qenë edhe tema më e nxehtë e debatit midis palëve politike të vend në lidhje me Reformën në Drejtësi.


Mazhoranca që nga Shtatori 2015 ka këmbëngulur që emërimi të bëhet me 3/5 e votave në Kuvend të cilat aktualisht zotërohen prej saj. Për opozitën një propozim i tillë është konsideruar i papranueshëm, për shkak se siguronte kapjen politike të gjithë sistemit të drejtësisë nga Qeveria.

Faktori ndërkombëtar në vend dhe konkretisht ekspertët e OPDAT dhe EURALIUS, duke mbajtur në konsideratë Opinionin e Ndërmjetëm të Komisionit të Venecias, në muajin Shkurt 2016, i sugjeruan palëve politike dy modele alternative të zgjedhjes, që shmangnin formulën e emërimit me 3/5, dhe konkretisht modelin e “vendeve të rezervuara” dhe modelin e “votës së transferueshme”.

Opozita është shprehur se në Shkurt 2016 ka pranuar si zgjidhje modelin e “vendeve të rezervuara”, si metodën e vetme që siguron moskapjen politike nga asnjë prej palëve të sistemit të drejtësisë.

Metoda e vendeve të rezervuara është sugjeruar në Mars 2016 edhe nga Komisioni i Venecias në paragrafin 17 dhe 88 të Opinionit Final, si një zgjidhje në përputhje me standardet europiane dhe që shmang ngërcin që krijojnë zakonisht shumicat e cilësuara, në emërimet për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe Kolegjin e Posacëm të Kualifikimit në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërsa për emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Komisioni i Venecias i ka sugjeruar palëve një rregull të përkohshëm për zgjedhjen e këtyre dy figurave zyrtare me një shumicë më të madhe se 3/5. Komisioni i Venecias kërkoi që opozita të kishte rol dhe të përfaqësohej në organet kolegjiale të sistemit të drejtësisë.

Por cfarë nënkupton modeli i vendeve të rezervuara, që është pranuar nga opozita si garanci për moskapjen politike të sistemit të drejtësisë?

Komisioni i Venecias, në Opinionin Final të tij, ka prezantuar si konkluzion faktin se nëse palët në procesin politik nuk pranojnë shumicën e cilësuar të kërkuar për anëtarët jo gjyqtarë të KLGJ, KLP, KPK dhe DHSK, ata mund të zgjedhin një sistem proporcional që garanton përfaqësimin e opozitës mes organeve kolektive ose çdo model tjetër të përshtatshëm që do të siguronte ndikimin e opozitës në procesin e zgjedhjes. Metoda e vendeve të rezervuara siguron pikërisht këtë – përfaqësimin proporcional të mazhorancës dhe opozitës në organet e sistemit të drejtësisë.

Sipas modelit të vendeve të rezervuara, anëtarët e organeve kolegjiale (KLGJ, KLP, KPK dhe Kolegjin e Posacëm) do të përzgjidhen në mënyrë proporcionale e të barabartë nga lista e ndarë e kandidatëve profesionistë që mbështeten nga mazhoranca dhe nga opozita.

Secili grupim parlamentar i paraqet Kuvendit listën e kandidatëve që mbështeten prej saj, dhe ky i fundit është i detyruar të zgjedhë anëtarët nga secila listë në mënyrë të barabratë. Në këtë mënyrë, asnjë nga palët politike nuk do të mund të kontrollojë politikisht organet e sistemit të drejtësisë, pavarësisht nëse është në mazhorancë apo në opozitë.

Modeli i vendeve të rezervuara është në përputhje me parimin e balancës midis pushteteve dhe nxit më tej përgjegjshmërinë e sistemit të drejtësisë, për shkak të kontrollit të ndërsjelltë që anëtarët e përzgjedhur në mënyrë proporcionale do të bënin ndaj sistemit të drejtësisë. Një model i tillë është pranuar si zgjidhje më parë edhe në Kroaci, gjatë fazës që ky shtet, njëlloj si Shqipëria, përgatitej të bëhej pjesë e Bashkimit Europian./Panorama

 



Ju sugjerojmë

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
Bota

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

13 Korrik, 2025 10:51 pm
Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
Aktualitet

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

13 Korrik, 2025 10:18 pm
Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
Bota

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

13 Korrik, 2025 10:06 pm
Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
Bota

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

13 Korrik, 2025 9:46 pm
Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin
Bota

Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin

13 Korrik, 2025 9:22 pm
Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit
Kryesore

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

13 Korrik, 2025 8:50 pm
Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte
Aktualitet

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte

13 Korrik, 2025 8:35 pm
Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët
Rajoni

Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët

13 Korrik, 2025 8:22 pm
IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth
Aktualitet

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth

13 Korrik, 2025 8:03 pm
Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve
Aktualitet

Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve

13 Korrik, 2025 7:49 pm
Para
Pas Calvin Harris ndahet edhe këngëtarja e famshme Demi Lovato !

Pas Calvin Harris ndahet edhe këngëtarja e famshme Demi Lovato !

Video/ Këto janë gratë terroriste që luftojnë krahë ISIS

Rrëfimi i një gruaje për jetesën në Falluxhan e terrorit

“Mos jepni azil për shqiptarët në Britani”

“Mos jepni azil për shqiptarët në Britani”

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
13 Korrik, 2025

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë në një sulm ajror izraelit, ndërsa prisnin të mbushnin fuçitë e ujit në...

Lexo më shumë

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
13 Korrik, 2025

Në brigjet e lumit Buna, në zonën e Dajçit në Shkodër ndodhet një plazh i vogël që po kthehet në...

Lexo më shumë

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
13 Korrik, 2025

Burime të shumta i kanë thënë CBS News se presidenti amerikan, Donald Trump po shqyrton autorizimin e fondeve të reja...

Lexo më shumë

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
13 Korrik, 2025

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, deklaroi se Evropa nuk ndodhet më përballë një “kërcënimi për luftë”, por është në mes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com