Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reforma në Drejtësi, Rama: Pranojmë propozimin e PD-së për 2/3

2016/06/04 at 2:38 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Reforma në Drejtësi, Rama: Pranojmë propozimin e PD-së për 2/3

Pak para takimit me liderin e opozitës Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama u shpreh se shumica pranon propozimin e opozitës për votimin me 2/3 të paketës kushtetuese të reformës në drejtësi.

Premtimi u bë në Kongresin e PDIU-së ku ishte i ftuar, vetëm dy ditë para se të takohet me kundërshtarin e tij politik Lulzim Basha për këtë çështje.

Rama tha se java e ardhshme është java e të vërtetës, ndërsa bëri të qartë edhe njëherë dy pika ku nuk mund të negociohet me opozitën.

“Kemi mbështet reformën në drejtësi, për të cilën dy fjalë kam meqë Shpëtimi mu referua . Ne, unë personalisht së bashku me kryetarin e LSI kemi bërë çdo përpjekje dhe kemi testuar, unë më shumë se Iliri, se Iliri durimin e ka armën e vet më të fortë, unë nuk jam aq i durueshëm por këtë herë kam mësuar që duroj tej çdo durimi, për të krijuar kushtet që kjo reformë të votohet nga të gjithë.

Kemi qenë dhe jemi të gatshëm për të gjithë kompromiset por me dy kushte: E para nuk ka kompromis mbi shtyllën themelore të reformës që është hedhja në erë e sistemit të korruptuar që mban bashkë gjykatës dhe prokurorë që nuk duhet të hetojnë dhe gjykojnë të tjerët, por duhet të hetohen dhe gjykohen nga drejtësia, raporton express.

Dhe kjo e garantuar përmes një skanimi me kontroll ndërkombëtar të pasurisë, karrierës, vendimmarrjeve dhe aftësive. Vetëm pasi të kalojnë këtë test me standardet më të larta ndërkombëtare le të ulen nëpër punë dhe le të hetojnë dhe gjykojnë të tjerët. Kjo nuk negociohet. Ana tjetër, nuk negociohet ngrehina e sistemit, është një sistem i ri që do ngrihet mbi sistemin e vjetër që reforma do ta shembë sepse ky është vullneti i më shumë se 90% të shqiptarëve. Nuk kemi asnjë problem ne, duan 2/3, 2/3 le ti marrin. Nuk na intereson fare kjo pjesë. Duan të jenë dhe ata pjesë se kanë bërë një kusht, duhen votuar kandidaturat nga Parlamenti me 2/3 sa të jetë gjallë Edi Rama.

Nuk ka problem. Nuk mund tu premtoj se do vdes kur të duan ata, por mund tu premtoj se deri sa të jem gjallë me 2/3, por një gjë po u them, e kam thënë disa herë. Kam thënë që reforma mund të kalojë dhe mund të kalonte dhjetorin e kaluar, kam thënë që mund të kalojë në shkurt, mars, prill. Po ju them që java e ardhshme është java e të vërtetës dhe e gjithë shumica jonë, PS-LSI-PDIU mbështet pa asnjë ngurim draftin e dakordësuar me SHBA dhe BE”, theksoi Rama

Ju sugjerojmë

Gjermani, kontributet e sigurimeve rriten deri në 50%?
Bota

Gjermani, kontributet e sigurimeve rriten deri në 50%?

13 Korrik, 2025 6:58 pm
30-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në KiE,Spiropali:Falë arritjeve dolëm nga…
Kryesore

30-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në KiE,Spiropali:Falë arritjeve dolëm nga…

13 Korrik, 2025 6:32 pm
“Më thonë je çupë!” Alberti i fyer nga vëllai e kunata: Nuk martohem dot prej tyre!
Aktualitet

“Më thonë je çupë!” Alberti i fyer nga vëllai e kunata: Nuk martohem dot prej tyre!

13 Korrik, 2025 6:19 pm
Aksident në Rrugën e Arbrit/Automjetet përplasen kokë më kokë,plagosen dy drejtuesit
Aktualitet

Aksident në Rrugën e Arbrit/Automjetet përplasen kokë më kokë,plagosen dy drejtuesit

13 Korrik, 2025 6:07 pm
Mark Rutte përballet me testin e parë të madh në NATO
Bota

Mark Rutte vizitë zyrtare në SHBA, takim me Trump dhe zyrtarë të tjerë

13 Korrik, 2025 5:55 pm
“E ofenduar nga djali, e dhunuar nga nusja!” Deklarata: Kunata ma quan nënën k**vë!
Aktualitet

“E ofenduar nga djali, e dhunuar nga nusja!” Deklarata: Kunata ma quan nënën k**vë!

13 Korrik, 2025 5:33 pm
Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë të Francës
Bota

Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë të Francës

13 Korrik, 2025 5:20 pm
Tuma e Kamenicës zgjon interesin e studiuesve të huaj
Aktualitet

Tuma e Kamenicës zgjon interesin e studiuesve të huaj

13 Korrik, 2025 5:06 pm
Çfarë do të thotë vdekja e ish-ministrit Starovoit për Rusinë e Putinit?
Bota

Çfarë do të thotë vdekja e ish-ministrit Starovoit për Rusinë e Putinit?

13 Korrik, 2025 4:41 pm
Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë
Bota

Raportohet për fëmijë të vrarë në Gazë teksa prisnin të furnizoheshin me ujë

13 Korrik, 2025 4:18 pm
Para
Veliaj i shtrin dorën e pajtimit Nishanit?!

Reagon Veliaj: Këndi i lodrave s'ka kafe dhe pallate. Të gjithë të qartë!

Shkencëtarët: Muaji i lindjes tregon sëmundjen nga e cila vuajmë !

Shkencëtarët: Muaji i lindjes tregon sëmundjen nga e cila vuajmë !

Reforma në Drejtësi/ Çfarë janë ‘vendet e rezervuara’ që kërkon PD?

Reforma në Drejtësi/ Çfarë janë ‘vendet e rezervuara’ që kërkon PD?

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Gjermani, kontributet e sigurimeve rriten deri në 50%?

Gjermani, kontributet e sigurimeve rriten deri në 50%?
13 Korrik, 2025

Rreth 42 përqind e të ardhurave në Gjermani derdhen që sot në fondet e sigurimeve shoqërore. Barra tatimore ka të...

Lexo më shumë

30-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në KiE,Spiropali:Falë arritjeve dolëm nga…

30-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në KiE,Spiropali:Falë arritjeve dolëm nga…
13 Korrik, 2025

Shqipëria ka shënuar sot 30-vjetorin e anëtarësimit në Këshillin e Europës. Lidhur me këtë, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka...

Lexo më shumë

“Më thonë je çupë!” Alberti i fyer nga vëllai e kunata: Nuk martohem dot prej tyre!

“Më thonë je çupë!” Alberti i fyer nga vëllai e kunata: Nuk martohem dot prej tyre!
13 Korrik, 2025

Vergjinushja është një nënë 76-vjeçare, e vuajtur, e ofenduar dhe e dhunuar nga djali i madh dhe nusja e tij....

Lexo më shumë

Aksident në Rrugën e Arbrit/Automjetet përplasen kokë më kokë,plagosen dy drejtuesit

Aksident në Rrugën e Arbrit/Automjetet përplasen kokë më kokë,plagosen dy drejtuesit
13 Korrik, 2025

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Rrugën e Arbrit. Sipas informacioneve të para, dy automjete janë përplasur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com