Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Idrizi shigjeton Ramën: Anëtarësia jonë, vëllazëri jo klientelë

2016/06/04 at 11:51 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Idrizi shigjeton Ramën: Anëtarësia jonë, vëllazëri jo klientelë

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) mban kongresin duke mbledhur sot anëtarësinë e saj si dhe personalitete të vendit, nga Kosova si dhe të huaj. Kryetari i PDIU përshëndeti Kongresin, duke u shprehur se objektivi është i partë, e ardhmja parashikon nesër një parti të madhe.

“Sot do të bëjmë një bilanc, cfarë ka arritur PDIU në vite, do përcaktojmë objektivat.
Ne kemi ardhur në këtë kongres, pas një sërë aktivitetesh intensive. Para pak ditësh ne zgjodhëm kryetarin e partisë, delegatët, anëtarët. Ka qenë mbreslënëse që në 2 muaj, anëtarësia arriti në 24 mijë vetë. Me këtë numër anëtarësie, me këtë infrastrukturë organizative, PDIU është nisur të bëhet një parti e madhe”, u shpreh Idrizi.

Sipas Idrizit, lumi i madh i anëtarësimeve shpjegon se shqiptarët kanë nisur të besojnë tek kauza e PDIU, patriotizmi dhe jo tek klientela. Këtë ia theksoi dhe kryeministrit Edi Rama i ftuar në sallën e Kongresit të partisë së camëve. Duke iu drejtuar kryeministrit Rama të ftuar në sallë, Idrizi theksoi se PDIU nuk ka qenë pjesë e klientelës.

“Identiteti jonë kombëtar, dinjiteti i shqiptarëve është shumë i rëndësishëm të prodhojë një qytetar me dinjitet dhe që di të japë llogari. Kjo shpjegon lumin e madh të anëtarësimeve.

Kjo do të thotë që PDIU ka votues dhe anëtarë që nuk janë pjesë e klientelës, e them këtë sepse me të tillë jemi përballur në parlament. Ata që votuan nuk janë klientët tanë, janë pronarë shpirtërorë të idealit tonë, që kanë si qëllim patriotizmin, dinjitetin e shqiptarëve. Ata që na kanë votuar janë vëllezërit tanë. Të rinj e të reja, PDIU nuk është parti e Udhëheqjes, as e kryetarit, është parti e juve, e rinisë shqiptarëve. Kush besoi në ëndrrën tuaj të djeshme do të jetë dëshmitare e zgjidhjes së saj”.

“Ju do të shihni në zgjedhjet e ardhshme sesi do të shndërrohet kjo. E them sepse në votime kam parë 84 vjecarë që votonin për PDIU për kryetarin, vinin sepse besonin tek kjo parti e shqiptarëve, shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Zvicra, Gjermania, SHBA. Ishte kjo fuqi që i nxorri ata nga shtëpia”.

Idrizi garantoi se cështja çame do të zgjidhet.
“Zgjidhja e cështjes came është shumë afër. cështja e camëve do të zgjidhet, dhe do e mbaj këtë betim. Do e bëjmë realitet”.

Kreu i PDIU u shpreh se qeveria aktuale ka bërë hapa përpara në cështjen Çame. “Cështja Çame është pjesë e axhendës diplomatike mes vendeve. Ka një Rezolutë të Qeverisë mbi cështjen Çame. Por duam që cështja e ligjit të luftës të adresohet tek partnerët”.

Idrizi theksoi se mes tij dhe Ramës ka shumë teza që i ndajnë ose i bashkojnë, por duke vënë në dukje se PDIU është kthyer në një faktor të pashmangshëm të politikës shqiptare.

“Mes nesh është dhe kryeministri Edi Rama me të cilin na bashkon ëndrra për integrim, për bashkim. Ka shumë teza që na ndajnë dhe na bashkojnë, jam krenar që bashkëpunoj me të. Por dua t’ju pyes, ju, skeptikët, a do tregonte klasa jonë politike, të njëjtën cështje kombëtare, nëse nuk do ishte PDIU, a do të merrte udhë cështja Çame nëse nuk do të ishte PDIU.

Kemi pasur mbështetjen tuaj dhe për këtë ju përshëndesim. Por ne kemi fituar dhe kemi dëshmuar se jemi parti e fitoreve, 3 bashki që na caktuan i morëm sepse fitorja jonë është në ADN-në tonë”.

Ju sugjerojmë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Premtimet ekonomike të Presidentit të zgjedhur Trump
Bota

Trump thotë se SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

15 Maj, 2025 8:26 pm
Samiti i 16 Majit, të premten bllokohen rrugët për 12 orë
Aktualitet

Samiti i 16 Majit, të premten bllokohen rrugët për 12 orë

15 Maj, 2025 8:09 pm
Vota e diasporës, KQZ merr vendimin:Vetëm një vëzhgues partiak për çdo grup numërimi
Kryesore

Vota e diasporës, KQZ merr vendimin:Vetëm një vëzhgues partiak për çdo grup numërimi

15 Maj, 2025 7:59 pm
Samiti Politik Evropian, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri finlandez
Kryesore

Samiti Politik Evropian, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri finlandez

15 Maj, 2025 7:48 pm
Mesazhi i Putin këtë fundvit: Perëndimi gënjeu për paqen, fati i Rusisë është prioritet
Bota

Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

15 Maj, 2025 7:20 pm
Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite
Bota

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite

15 Maj, 2025 6:57 pm
Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA
Politikë

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA

15 Maj, 2025 6:36 pm
“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz
Politikë

“Sa herë hyj në zyrë dhe shoh atë kanoçe”,rrëfimi i veçantë i Costa-s për Shqipërinz

15 Maj, 2025 6:17 pm
Para
Lamtumirë Barcelona, Messi afër klubit të ri!

Lamtumirë Barcelona, Messi afër klubit të ri!

Reforma në drejtësi, bisedë telefonike Berisha – Nuland

Reforma në drejtësi, bisedë telefonike Berisha – Nuland

Kriset koalicioni PS-LSI në Durrës

Kriset koalicioni PS-LSI në Durrës

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
15 Maj, 2025

Kryedemokrati Sali Berisha mori pjesë këtë të enjte në forumin botëror të IDU-së të zhvilluar në Bruksel ku tha se...

Lexo më shumë

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
15 Maj, 2025

Prej mëngjesit të sotëm policia e Korçës ka nisur një operacion në shkallë të gjerë për sekuestrimin e lëndëve narkotike....

Lexo më shumë

Trump thotë se SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Premtimet ekonomike të Presidentit të zgjedhur Trump
15 Maj, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka përsëritur të enjten dëshirën e tij për ta marrë nën kontroll...

Lexo më shumë

Samiti i 16 Majit, të premten bllokohen rrugët për 12 orë

Samiti i 16 Majit, të premten bllokohen rrugët për 12 orë
15 Maj, 2025

Prej orës 06:00 të mëngjesit të së premtes e deri në orën 18:00, lëvizja e automjeteve dhe këmbësorëve do të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com