Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja si kursejnë shqiptarët për pushime duke fluturuar nga fqinjët

2016/06/03 at 11:36 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ja si kursejnë shqiptarët për pushime duke fluturuar nga fqinjët

Barcelona është një nga destinacionet e preferuara të të rinjve shqiptarë kur vjen puna tek Europa.

Një pjesë e tyre preferojnë të realizojnë udhëtime të pavarura nga A-ja te ZH-ja. Ina, një vajzë 25-vjeçare zgjodhi që së bashku me partnerin e saj të vizitonin për 5 ditë Barcelonën, ndërsa e programoi udhëtimin e saj nga Shkupi. Dhe jo pa qëllim. Bileta e avionit vajtje/ardhje nga Shkupi për në Barcelonë i kushtoi 100 euro për person, një çmim që nga Tirana nuk mund të gjendet kurrsesi. Udhëtimin vajtje/ardhje nga kryeqyteti maqedonas e realizoi me minibus. Ndërsa u akomodua në një hotel i cili kushtonte 40 euro nata me mëngjes të përfshirë. Në total, shpenzimet e saj fikse u llogaritën në rreth 380 euro. Për të njohur Barcelonën, prenotuan një guidë vendase, e cila i udhëhoqi drejt pikave kryesore. Kostoja për dy ditë të plota e guidës ishte 39 euro. Ndërsa zgjodhën për të konsumuar meny ditore, që nuk shkonin më shumë se 12 euro personi.

Nëse do të kishin zgjedhur të udhëtonin nga Shqipëria, çmimi minimal i biletës do të ishte mbi 250 euro.

Por, paketa me fluturime nga aeroportet e shteteve fqinje ofrojnë edhe agjencitë turistike në Tiranë.

Agjencia “Kalemi” ofron udhëtime në Barcelonë për 4 ditë për person ku përfshihen udhëtimi me avion vajtje/ardhje si dhe akomodimi në hotel me 3 yje me mëngjes.

Në rast se do të zgjidhet fluturimi nga aeroporti i Shkupit kjo paketë ka një kosto që llogaritet në rreth 239 euro për person, ndërsa me nisje nga Tirana për të njëjtën paketë, çmimi rritet dhe shkon në 349 euro për person. Pra, kursimi është 100 euro për person. Por, për të përfituar nga kjo ofertë, agjencia sqaron se rezervimet duhet të bëhen rreth 4 javë përpara nisjes.

Amsterdami gjithashtu është një destinacion që mund të vizitohet, me paketa që përfshijnë fluturimin nga Aeroporti i Shkupit. Drejtuesit e agjencisë turistike “Kalemi” sqarojnë se për katër ditë qëndrim në hotel me 3 yje me mëngjes të përfshirë, kostoja llogaritet duke filluar nga rreth 209 euro për person. Por, për të njëjtin udhëtim me nisje nga Tirana, kostoja shkon në 415 euro për person.

Ndërsa një udhëtim 4-ditor për në Venecia me fluturim nga Shkupi, për një qëndrim në një hotel me tre yje me mëngjes të përfshirë llogarit një kosto duke filluar nga 169 euro për person, ndërsa nëse nisja do të bëhet nga Tirana, atëherë çmimi i paketës shkon në 249 euro për person.

Në të gjitha rastet, nëse do të doni që transportin nga Tirana drejt Shkupit (dhe anasjelltas) ta realizojë agjencia, do t’ju kushtojë 30 euro.

Podgorica është një tjetër destinacion i preferuar. Agjencitë të ndryshme ofrojnë bileta për udhëtime nga ky aeroport me çmime mjaft më të lira se nga Shqipëria, që luhaten mesatarisht 100-150 euro, ose 50 euro për një drejtim. Edhe nga Tivari, për në Londër mund të gjesh bileta 150 euro vajtje ardhje./Monitor/

Ju sugjerojmë

Qeveria e re, Merz: Shpresojmë që efektet pozitive të vërehen në verë
Bota

Qeveria e re, Merz: Shpresojmë që efektet pozitive të vërehen në verë

13 Korrik, 2025 7:38 pm
Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH,konfirmon përkushtim për anëtarësim në NATO
Rajoni

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH,konfirmon përkushtim për anëtarësim në NATO

13 Korrik, 2025 7:21 pm
Gjermani, kontributet e sigurimeve rriten deri në 50%?
Bota

Gjermani, kontributet e sigurimeve rriten deri në 50%?

13 Korrik, 2025 6:58 pm
30-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në KiE,Spiropali:Falë arritjeve dolëm nga…
Kryesore

30-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në KiE,Spiropali:Falë arritjeve dolëm nga…

13 Korrik, 2025 6:32 pm
“Më thonë je çupë!” Alberti i fyer nga vëllai e kunata: Nuk martohem dot prej tyre!
Aktualitet

“Më thonë je çupë!” Alberti i fyer nga vëllai e kunata: Nuk martohem dot prej tyre!

13 Korrik, 2025 6:19 pm
Aksident në Rrugën e Arbrit/Automjetet përplasen kokë më kokë,plagosen dy drejtuesit
Aktualitet

Aksident në Rrugën e Arbrit/Automjetet përplasen kokë më kokë,plagosen dy drejtuesit

13 Korrik, 2025 6:07 pm
Mark Rutte përballet me testin e parë të madh në NATO
Bota

Mark Rutte vizitë zyrtare në SHBA, takim me Trump dhe zyrtarë të tjerë

13 Korrik, 2025 5:55 pm
“E ofenduar nga djali, e dhunuar nga nusja!” Deklarata: Kunata ma quan nënën k**vë!
Aktualitet

“E ofenduar nga djali, e dhunuar nga nusja!” Deklarata: Kunata ma quan nënën k**vë!

13 Korrik, 2025 5:33 pm
Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë të Francës
Bota

Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë të Francës

13 Korrik, 2025 5:20 pm
Tuma e Kamenicës zgjon interesin e studiuesve të huaj
Aktualitet

Tuma e Kamenicës zgjon interesin e studiuesve të huaj

13 Korrik, 2025 5:06 pm
Para
De Biasi: Është një makth se si i pësojmë golat

De Biasi: Është një makth se si i pësojmë golat

Përmbytje masive në Teksas, humbin jetën 5 ushtarë

Përmbytje masive në Teksas, humbin jetën 5 ushtarë

Horoskopi 9 janar, Paolo Fox

Horoskopi, 4 qershor

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Qeveria e re, Merz: Shpresojmë që efektet pozitive të vërehen në verë

Qeveria e re, Merz: Shpresojmë që efektet pozitive të vërehen në verë
13 Korrik, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz shpreson se qytetarët do ta vërejnë që tani në verë efektin pozitiv të vendimeve që janë...

Lexo më shumë

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH,konfirmon përkushtim për anëtarësim në NATO

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH,konfirmon përkushtim për anëtarësim në NATO
13 Korrik, 2025

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të...

Lexo më shumë

Gjermani, kontributet e sigurimeve rriten deri në 50%?

Gjermani, kontributet e sigurimeve rriten deri në 50%?
13 Korrik, 2025

Rreth 42 përqind e të ardhurave në Gjermani derdhen që sot në fondet e sigurimeve shoqërore. Barra tatimore ka të...

Lexo më shumë

30-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në KiE,Spiropali:Falë arritjeve dolëm nga…

30-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në KiE,Spiropali:Falë arritjeve dolëm nga…
13 Korrik, 2025

Shqipëria ka shënuar sot 30-vjetorin e anëtarësimit në Këshillin e Europës. Lidhur me këtë, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com