Muhamed Ali është vendosur në kujdesin intensiv, pasi gjendja e tij shëndetësore po vazhdon të përkeqësohet, ndërkohë që familja e tij është mbledhur për t’i qëndruar pranë bokserit legjendar në çastet e fundit të jetës së tij.
Legjenda e boksit Muhamed Ali, 74 vjeç, është shtruar në spital që nga e enjtja, pasi u gjet në shtëpinë e tij mezi duke marrë frymë, thuhet sipas Radar Online.
Ai ka vazhduar të ketë probleme me frymëmarrje, e cila u vështirësua edhe më tepër për shkak të sëmundjes së tij të Parkinsonit, transmeton Gazeta Express.
“Doktorët u kanë thënë familjarëve se me gjasë ai nuk do të jetë edhe shumë gjatë gjallë”, tha një burim i brendshëm i Radar Online.
Një tjetër raportoi se organet e tij vitale janë përkeqësuar shumë, duke shtuar se ‘i duhet një luftë e madhe për të mbijetuar’.
Rreth legjendës së boksit:
Ai ka luftuar me krokodilët, është përballur me një balenë. Ai ka futur rrufenë në burg. Ai është Muhamed Ali, një nga figurat më të famshme të shekullit 20. Tre herë kampioni i botës për peshat e rënda ka disa fakte dhe histori të çuditshme.
Njeriu që tronditi botën është vetëshpallur “The Greatest” (më i madhi). Si asnjë sportist tjetër Ali tronditi botën me mënyrën e tij të boksimit në peshat e rënda, sukseset e të cilit patën një jehonë të madhe duke e bërë atë një nga sportistët më të mëdhenj të shekullit të 20-të. E filloi karrierën në ring në moshën 21-vjeçare dhe u shpall kampion bote pas rreth 10 vitesh.
Ai është një nga sportistët e parë që e ka fituar këtë titull tre herë. Ai ishte aktiv prej vitit 1960 deri 1967 dhe prej 1970 deri 1981. Gjatë karrierës arriti të bëhet boksieri më i mirë në kategorinë e tij dhe llogaritur sipas pikëve është boksieri më i mirë i të gjitha kohërave me 1,971 pikë. Nga 61 ndeshje boksi ai ka arritur 56 fitore (36 me nokaut) dhe 5 humbje.