Shpërthen skandali pas publikimit të disa fotove në një tabloid amerikan. Në Buckingham Palace ka tension që prej publikimit të një fotoje të Princit Charles në një pozicion komprometues me një djalë në moshë të re.
Fotoja është publikuar nga tabloidi amerikan “Globe”, e cila shkruan se “princi Carlo është gei dhe ne e kemi kapur mat teksa puthej me një djalë të ri, raporton shekulli.
Lajmi është marrë me rezerva nga disa lexues, të cilët thonë se burri në foto është një sozi e princit Charles.
Por, insinuatat mbi homoseksualitetin e princit Charles nuk janë një gjë e re. Në vitin 2003 qarkullonte një thashetheme për lidhjen e tij me një punonjës gjykate.
“Globe” shkon edhe më tej duke thënë se për shkak të kësaj lidhjeje, Charles mund të humbasë të trashëgiminë e fronit si dhe gruan, Camilla, e cila ka nisur procedurat e divorcit.
Pallati Mbretëror nuk ka lëshuar asnjë koment në lidhje me këtë lajm.