Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, takoi ambasadorin italalian në Shqipëri Alberto Cutillo.
Zyra e shtypit njoftoi se teme e bisedimeve përpos bashkëpunimit ndërmjet strukturave ligjzbatuese në të dy vendeve, është biseduar edhe për pajisjen e përgjimit, që prokuroria dyshohen se është përdorur nga policia për përgjime të paligjshme.
Mësohet se gjatë bisedës, kryeprokruori Llalla siguroi ambasadorin italian se Prokuroria në Shqipëri nuk ka në zhvillim asnjë hetim mbi veprimet e Policisë Italiane, pra as në hetimin që Prokuroria e Tiranës po zhvillon këto kohë lidhur me ekzistencën e një pajisje të dyshuar përgjuese. Për më tepër, Prokurori i Përgjithshëm vlerësoi rolin e forcave të sigurisë italiane në shkëmbimin e informacionit me autoritetet shqiptare për evidentimin, zbulimin dhe vendosjen para drejtësisë të personave të përfshirë në veprimtari të ndryshme kriminale në të dy vendet tona.