Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Duam garanci që mazhoranca nuk do të kapi Drejtësinë

2016/06/02 at 10:26 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Basha: Duam garanci që mazhoranca nuk do të kapi Drejtësinë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se, Edi Rama po përpiqet t’ia lërë barrën e bllokimit të reformës në drejtësi opozitës.


Sipas Bashës opozita është e interesuar që kjo reformë të kryhet sa më shpejt pasi një drejtësi e pavarur do të jetë aleat e saj në luftimin e korrupsionit.

I ftiuar në emisionin “Të Paekspozuar” të Ylli Rakipit, kreu i PD-së deklaroi se, propozimet e opozitës synojnë mos kapjen e drejtësisë nga mazhoranca.

Intervista

Rakipi: Me mua sot në studio do të jetë kryetari i Partisë Demokratike, zoti Lulzim Basha. Mirëmbrëma dhe kënaqësi që jeni me mua.

Basha: Falimenderit për ftesën. Kënaqësia është e imja.

Rakipi: Bashkë me mua sot janë edhe dy gazetarë të njohur dhe shumë kritikë, Andi Bushati dhe Fatos Lubonja. Do të bëjmë një bisedë jashtë sloganeve, megjithëse ju do të përpiqeni ti keni sepse partitë i kanë. Fillimisht dua ti them teleshikuesve që ne nuk kemi video që përfliten në mediat online, ne do të kemi një bashkëbisedim të hapur me kreun e PD Lulzim Basha.

Të ndjekim raportin filmik dhe të kthehemi në studio.

Rakipi: Ky ishte raporti filmik që ne kemi përgatitur, një renditje kronologjike e asaj që ka ndodhur.

Basha: S’ishte kronologjike, po do ti diskutojmë.

Rakipi: Secili ka vërejtjet, por edhe te të ftuarit e tjerë. Fjalët janë ato, komentet mund ti mendoni ndryshe.

Duket se ju zoti Basha keni fituar Dekriminalizimin, megjithëse filloi si një shaka. Por një betejë tjetër, duket se po ju mebtet ju në derë. kemi një britmë të madhe të mazhorancës, përfshirë edhe LSi-në për të votuar reformën, dhe duket sikur kjo ju kia mbetur në derë,. Ju keni thënë që ne kemi draftin tonë. Ccdo të thotë?

Basha: Beteja e dekriminalizimit s’është fitore e opozitës, por edhe e shqiptarëve. Unë, në këtë tavolinë, megjithëse për shumicën e gjërave s’jemi dakord, por në mbarë Shqipërinë s’ka shqiptarë të ndershëm të bashkohen politikës larg krimit. Unë kam kërkuar një koalicion për dekriminalizimin, dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kjo s’ka nisur si shaka. Ndonjëherë mendoj përse është lënë kjo përshtypje te ju si ikonë e medias shqiptare. Unë e kam thënë që do të ndeshemi “dhëmbë për dhëmbë” dhe “sy për sy”. Pse e kam thënë këtë, fati e ka treguar se të ecim para dhe isha i bindur që parimi do të bashkonte shqiptarët, por edhe bashkoi kundërshtarët, nën zë, por edhe me zë siç është Blushi. Në Kuvendin e PD-së, unë i shpalla kundërshtarit tim, se PD-ja me të vërtetë është larguar nga Kuvendi, por PD-ja kërkon të kthehet në Kuvend. Korrupsioni në drejtësi nuk është shkak, por pasojë e korrupsionit në politikë. PD-ja s’ka ecur si dele pas reformës në drejtësi, është e rëndësishme patjetër. Po ti thuash shqiptarëve që është drejtësia e korruptuar. Korrupsioni në drejtësi është si pasojë e politikës. Kur e kam shpallur më 27 shtator 2014, se kam shpallur për të kthyer PD-në në Kuvend. Shumëkush ishte skeptik, deri para 24 orësh, ata që skontonin dekriminalizimin, besoj se kanë reflektuar.

Nëse unë dha Rama biem dakord për reformën, s’do të ketë vlerë nëse nuk zbatohen. Produkti është i rëndësishëm, por edhe koha.

Rakipi: Ç’doni të thoni me frazën ‘ne kemi draftin tonë’. Ju nuk e pranoni fare draftin e mëparshëm dhe çfarë është bërë deri tani?

Basha: Thash draft i konsoliduar i ynë. Për dekriminalizimin është koha të lëmë cinizmin, është një ligj i mirë, nëse funksionon s’do guxojnë njerëz të kandidojnë.

Të vijmë te reforma, kur kemi qenë në qeveri e kemi shpallur kryesore. Në atë kohë, kaloi reforma e Gjykatës Administrative. Pjesë e rëndësishme e reformës, është e Gjykatës Administrative.

Kjo reformë është e rëndësishme, pasi për herë të parë i jepet mundësia që të kontrollojë legjislativin. Erdhi ky koalicion dhe shpalli reformën në drejtësi.

Ekspertët tanë janë përjashtuar nga grupi i reformës në drejtësi. Në veçanti për këtë draft, u tha se kemi informacione se është për të kapur drejtësinë. Më 21 dhjetor Venecia e hodhi në kosh. Mediat kanë konstatuan se ekspertët nuk arrinin të lexonin median dhe atyre u mungonte vullneti për të na përfshirë, në komision apo kudo tjetër. Bënë draftine  e dytë dhe ne bëmë kundërshtimet tona.

Erdhi sërish drafti nga Venecia dhe i dhanë sërish prokurorisë të drejtë. Byronë e Hetimit, ashtu siç e ka BE-ja dhe jo siç e duan këta.

Opozita ka qenë pala më e angazhuar në reformë. Nëse ka një produkt i kësaj reformë janë si pasojë e angazhimit të opozitës. Ku do të ishte Byroja nëse s’do të kishim ne këto qëndrime? Opozita ka qenë përcaktuese për ndryshimin e draftit.

S’është draft i ri i joni. Janë elementët antikorrupsion. Janë dy çështje që Venecia s’ka sjellë rekomandime: çështja e vendimmarrjes dhe arkitekturës politike. Dhe ne për këto dy çështje, pasi pritëm që mazhoranca të tregonte seriozitet, ne bëmë propozime si do ti zgjidhim. Këto s’janë kushte, por propozimet tona, si do të zgjidhen si do të ndryshojnë Kushtetutën.

Rakipi: Ju doni vendimmarrje me 2/3 dhe mazhoranca e do me 3/5.

Basha: Për ne çështja e vendimmarrjes është e mbyllur. Ne kemi zgjedhur një standard perëndimore. Por ne, hamendësojnë kapjen e drejtësisë nga mazhoranca. Ne kemi rëndë dakord me 2/3.

Rakipi: Pavarësisht nga ekspertiza që ka punuar, politika s’është e qartë dhe e shtyn në kalendat greke këtë proces.

Lubonja: Kjo fjalë reformë në drejtësi është mistifikuar nga politika, por edhe nga ndërkombëtarët, si një shpresë për shqiptarët, dhe ajo që pres unë është se e kam bërë krahasimin, po thoja që të mbarojë edhe kjo shpresë, edhe Rama është pjesë e atij sistemi që është në 25 vjet. Korrupsioni në drejtësi është rezultat i politikës së korruptuar. Unë them që duhet aprovuar reforma në drejtësi, që shqiptarët të kuptojnë se është njësoj si rilindja, si mjekësia falas, shqiptarët të kuptojnë se nuk falet drejtësia nga gangësterët dhe ndërkombëtarët. Edhe ata ia fusin kot. Shqiptarët të kuptojnë se drejtësia është të luftosh përditë. Këto parti nuk e duan drejtësinë dhe bëjnë sikur. Për këta më mirë kujt ‘tia vënë fajin. Është bërë si një lloj loje për ta paraqitur si një shpresë, dhe kush ëhstë kundër kësaj.

Basha: Është bërë një lojë dhe është e drejtë. 6 herë e dëgjuam Ramën ne jemi për reformën, sikur ne jemi kundër reformës. Ky është investimi më madhor i Edi Ramës në këto 2 vite. Ta marrim këtë çështje me arsyeje. Arsyeja është kyçi i përparimit. Në kushtet që qeverinë e kemi denoncuar për afera deri në palcë, si mund që PD-ja, të mos ketë interes në një mekanizëm gjyqtarësh dhe prokurorësh të pavarur që të nisin hetimet dhe gjykime për persona me pushtet. Kjo s’ka sens ti thuash PD-në se do. Për PD-në një drejtësi e pakapur, do të ishte një aleat, i opozitës si institucion, për të denoncuar krimin. Strategjikisht ky është qëndrimi ynë. Shpresat tona për një reformë të vërtetë të këtij lloji kanë qenë të zbehta. Pse do të investojë Edi Rama, tutori i Ramës, Bushës, Beqës, Kokëdhimës, apo Ilir Meta, pse do të investojnë këto dy individë një vit para zgjedhjeve, pse do të rrezikonin të kishin prokurorë dhe gjyqtarë të pavarur, të hetonin CEZ-in, apo vjedhje në dogana. Që të hetonin skandalin Tahiri Habilaj.

Ky është interesi politik i zvarritjes së reformës. Ne kemi inevstuar në moskpajen e politikës, as në vendimmarrjes. Jeni dakord për strukturën antkorrupsion? Për BKH-në? U kemi hënë po. Versioni për BKH-në të mos jetë në sqetullën e Tahirit.

Në një demokraci ka gjithmonë opozitë. Natyrisht shpesh herë opozita ka ardhur nga një qeverisje. Opozita s’mund të jetë ish-qeverisje.

Bushati: Zoti Basha hodhi idenë, pse një opozita s’do të ishte e interesuar kur është përballë jë qeverisje e zhytyr në krim. Duket rracionale në radhë të po ku është problem?! Unë besoj se kjo opozitë ka më tepër garanci të kontrolluar nga Rama sesa një drejtësi e kontrolluar nga ndërkombëtarët. Të kthehemi te Rama më 2013, thoshte do dënojmë 21 janarin, Gërdecin, apo koncesionet. Kjo qeverisje e korruptuar është garanci e një qeveri e kaluar. Aq bashkë bëhen këta që të mos hyjë një palë të tretë, me amerikanë dhe brukselianë që mund të na vendosin prokurorët dhe gjyqtarët, njerëzit që do hetojnë politikanët. Unë jam një nga ana që opozita ka bërë çështë e mundur që ta shtyjë në kalendat greke reformën.

Basha: Pse s’është e vërtetë? Çfarë kërkon drafti ynë? Këta thonë për procesin e Vetingut thonë se do kenë 12 gjyqtarë të gjyqtarëve dhe 7 të gjyqtarëve të gjyqtarëve. Venecia u tha se një sistem është i ndërlikuar, dhe është vulnerabël për kapjen nga politika. Ne e ndajmë këtë shqetësim, si sot në opozitë dhe dje, ne e dimë ç’heqim për të gjetur kandidatë, si mund të garantojmë se këta s’do të jenë të kapshëm.

Porpozimi ynë është për shtim të rolit të ndërkombëtarëve. Thonë se ndërkombëtarët do të diskutojnë këtë 12 dhe 7, ne themi se kemi krijuar dy institucione, Këshillin e Lartë Gjyqtarësh dhe Prokurorësh, përmes një skemë të balancuar në BE. Këto dy trupe kanë të drejtën e verifikimit të gjyqtarëve. Testimin do e bëjë drejtpërdrejt një skuadër ndërkombëtare, atë mision të asistencës. Detaji është i rëndësishëm.

Rakipi: Nëse do të bëjmë një gjë me vlera, duhet t’i themi shqiptarëve ku kemi gabuar.

Basha: Ne kemi kërkuar mbikëqyrje në zemër të sistemit. Kjo është një provë më shumë që PD-ja si trembët mbikëqyrjes ndërkombëtare, si trembet sistemit të ri, por kërkon garanci më të forta, që është kapja politike, që është presioni.



Ju sugjerojmë

Izraeli vazhdon sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli vazhdon sulmet ndaj Iranit

13 Qershor, 2025 8:03 pm
Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët
Bota

Trump e pranon: Kam ditur “gjithçka” për sulmet e Izraelit ndaj Iranit

13 Qershor, 2025 7:38 pm
Ukraina thotë se ka pranuar 1.200 trupa nga Rusia
Bota

Ukraina thotë se ka pranuar 1.200 trupa nga Rusia

13 Qershor, 2025 7:22 pm
Tensionet në Lindjen e Mesme, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv
Aktualitet

Tensionet në Lindjen e Mesme, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv

13 Qershor, 2025 7:04 pm
Aktakuzë ndaj një deputeti të Listës Serbe për sulmet ndaj gazetarëve në veri
Rajoni

Aktakuzë ndaj një deputeti të Listës Serbe për sulmet ndaj gazetarëve në veri

13 Qershor, 2025 6:48 pm
Nis operacioni “Plazhe të Pastra”/Ministrja Kumbaro inspekton plazhin e Velipojës
Aktualitet

Nis operacioni “Plazhe të Pastra”/Ministrja Kumbaro inspekton plazhin e Velipojës

13 Qershor, 2025 6:37 pm
Projekti i Kampusit Universitar në Qytet Studenti/Veliaj ndan pamjet:Histori suksesi
Aktualitet

Projekti i Kampusit Universitar në Qytet Studenti/Veliaj ndan pamjet:Histori suksesi

13 Qershor, 2025 6:23 pm
Vuçiç kundër ndeshjeve në Beograd: Federata u dorëzua përballë presionit
Rajoni

Vuçiç kundër ndeshjeve në Beograd: Federata u dorëzua përballë presionit

13 Qershor, 2025 6:09 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Seanca plenare në Kuvend do të zhvillohet më 16 qershor

13 Qershor, 2025 5:38 pm
Bie me 1.2% popullsia në Shqipëri, rritet mosha mesatare
Aktualitet

Bie me 1.2% popullsia në Shqipëri, rritet mosha mesatare

13 Qershor, 2025 5:01 pm
Para
Video/Patozi: Noka fshehu arratisjen 19 vjeç, kurse Rroshi fshehu një krim

Video/Patozi: Noka fshehu arratisjen 19 vjeç, kurse Rroshi fshehu një krim

SKEMA/ UEFA “zbulon” formacionin e Kombëtares shqiptare

SKEMA/ UEFA “zbulon” formacionin e Kombëtares shqiptare

“Domosdoshmëria e votimit elektronik”

“Domosdoshmëria e votimit elektronik”

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Izraeli vazhdon sulmet ndaj Iranit

Izraeli vazhdon sulmet ndaj Iranit
13 Qershor, 2025

Izraeli ka vazhduar sulmet ndaj Iranit dhe në valën e re të sulmeve janë shënjestruar Teherani, Komi, Karaxhi, raportoi televizioni...

Lexo më shumë

Trump e pranon: Kam ditur “gjithçka” për sulmet e Izraelit ndaj Iranit

Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët
13 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, i tha agjencisë Reuters se Shtetet e Bashkuara “dinin gjithçka” për sulmet e Izraelit ndaj ndërtesave...

Lexo më shumë

Ukraina thotë se ka pranuar 1.200 trupa nga Rusia

Ukraina thotë se ka pranuar 1.200 trupa nga Rusia
13 Qershor, 2025

Ukraina tha të premten se ka pranuar 1.200 trupa të paidentifikuar nga Rusia si pjesë e një marrëveshjeje të arritur...

Lexo më shumë

Tensionet në Lindjen e Mesme, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv

Tensionet në Lindjen e Mesme, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv
13 Qershor, 2025

Pas përshkallëzimit të konfliktit Izrael-Iran, Izraeli ka anuluar fluturime me shumë vende të botës, përfshirë edhe me Shqipërinë. Avioni i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com