Një organizatë kriminale, që sillte në Katalonjë femra të cilat detyroheshin të prostituaonin, është shkatërruar në Barcelonë nga policia spanjolle.
Banda përbëhej nga nëntë persona, një prej tyre i mitur, të cilët u arrestuan, shruajnë mediat spanjolle, por pa zbardhur identitetin e tyre. Dy prej të arrestuarve janë me kobësi me kombësi spanjolle, ndërsa 7 të tjerët janë shqiptarë, ka njoftuar një ditë më parë policia spanjolle, raporton syri.net.
Organizata kriminale, që kontrollonte minizmumi 7 vajza, merrte nga secila 20 deri në 50 euro në ditë, në këmbim të sigurisë, dhe gjetjen e një vendi në rrugë ku ato ushtronin prostitucionin, përveç shpenzimeve të udhëtimit nga Shqipëria.
Ato detyroheshin të punonin çdo ditë të javës, këcënoheshin dhe dhunoheshin.
Hetimi
Hetimi nisi në në mes të nëntorit 2015, kur një fëmër e cila punonte si prostitutë në rrugët e distriktit “Les Corts” dhe nuk i përkiste këtij rrjeti, dencoi se ishte dhunuar nga një shqiptar, i cili ishte i shoqëruar nga dy persona të tjerë.
Funksionimi i grupit
Sipas policisë spanjolle, kreu i grupit caktonte zonat ku do të punonin vajzat, ndërsa një grua e besuar i kontrollote ato lidhur me numrin e klinetëve dhe parave që arrinin të siguronin. Në rast, se vajzat nuk arrinin të gjenin klintë, ato kërcënoheshin ose gjobiteshin.
Aksioni
Agjentët e policisë spanjolle gjetën dhe sekuestruan 7.100 euro, 100 doza kokainë, 50 gramnë kokainë në gjendje të ngurtë dhe shumë fatura të dërgimit të parave në Shqipëri.
Vendimi
Në pritje të vendimit përfundimtar të gjykatës, katër prej të arrestuarve u burgosën, ndërsa katër të tjerë do të hetohen në gjenjde të lirë. Edhe personi i nëntë u la i lirë, por gjykata vendosi ndaj tij një urdhër që e ndalon të afrohet 500 metra nga rrugicat e stadimit të Barcelonës “Camp Nou”, ku vajzat detyroheshin të prostituonin.