Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rroshi i përgjigjet Blushit:O karagjoz, ti e Saliu s’ma merrni dot Kavajën

2016/06/03 at 1:10 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rroshi ‘nuk heq dorë’, nis procedurat për të marrë pafajësi në Itali

Ish-kryetari i bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pas deklaratave të forta që bëri sot në Kuvend deputeti socialist Ben Blushi.
Rroshi i drejtohet me fjalët karagjoz Blushit, ku thotë se nuk është ai që mblodhi qytetarët kavajas të dilnin në një manifestim mbështetës ndaj tij pasi ai mori vendimin për tu dorëhequr.


“O Blush nuk jam nga ata që mbledh njerëz për të mbrojtur veten as nga ligji as nga ty dhe karagjozët si puna jote!!! Po ti hajde njëherë në Kavaje bashkë me Saliun dhe fol vetë me socialistët dhe me demokratët nëqoftëse gjen njeri që ka kohë për të humbur me ty! Hajde tregoja Kavajës se sa burrë i keq jam unë dhe se sa burrë i mire je ti që ke tre vjet që shan Partine Socialiste. Nuk ke lënë shpifje pa përsëritur për mua si gramafoni i Saliut në oborrin e Partisë Socialiste!”, shkruan Rroshi.

Ben Blushi e quajti përdhunues ish-kryebashkiakun duke ju referuar dënimit nga gjykata italiane, që Rroshi thotë se e ka zbuluar vetëm këto ditë, por që nuk tha asnjëherë se është dënuar për përdhunim. Sipas Rroshit ai është dënuar në mungesë kur ka qenë 16 vjeç, dhe kujton vetëm që është shoqëruar nga policia për një sherr në kampin e emigrantëve. Rroshi i përmend edhe mesazhin që i ka çuar pak kohë më parë, dhe që Blushi e paraqiti në Kuvend si kërcënim. Aty Rroshi shpërthen dhe e quan Blushin “gënjeshtar ordiner”.

“Po ty te pëlqen qe unë të jem kirminel dhe përdhunues se ti do vetëm të baltosesh partinë që ta ka dhënë mandatin pa bërë asnjë punë. Unë nuk kam jetuar ndonjëherë në kurriz të askujt dhe nuk jam mësuar te gënjej për politike siç bën t’i për një copë karrige. Të kam shkruajtur një mesazh qe e nxore në televizor si kërcënim për turpin tënd! Po nuk ishte kërcenim po shpërthim inati me një gënjeshtar ordiner si puna jote!! I kam kërkuar falje qytetarëve të mi që e teprova me gjuhën po jo ty se ty s’të kërkoj falje kurrë se ti për mua je një karagjoz llafazan njësoj si Saliu dhe Lulja!”, shprehet ish-kryebashkiaku i Kavajës.

Rroshi thotë se do ta fitojë betejën për të vërtetuar pafajësinë duke lënë të nënkuptuar se do të rikandidojë sërish dhe do ta fitojë sërish bashkinë e Kavajës.

“Megjithatë një gjë duhet ta dish mirë edhe ti: Elvis Ervin Roshin do e kesh përballë ti dhe Saliu jot këtu në Kavajë. Unë do dal ligjërisht i pafajshëm nga kjo luftë qensh që po bëhet kundër meje dhe ku ti po leh njësoj si Saliu. Kavaja është dhe do jetë me mua kurrën e kurrës me ty dhe me Saliun dhe Lulen e Shqupit”

Më tej ai i drejtohet deputeti të Partisë Socialiste duke i kujtuar se i kanë pasur të ndryshme fëmijëritë, e se mes vështirësish ekonomike, Rroshi ndryshe nga Blushi, ka marrë rrugën e emigrimit.

“Unë o zoti Blushi nuk e kam pasur familjen me pushtet dhe nuk kam ngrënë petulla me mjaltë kur isha i vogël si puna jote. Unë kam marrë rrugët e emigracionit kur isha kalama dhe nuk kam qenë ndonjëherë bandit siç këndon gramafoni jot bashkë me Saliun dhe me Lulen e Shqupit. Kavaja nuk është qytet banditësh e kriminelësh që dalin në rrugë me mbrojtur një kriminel. Votat e mia dhe të Partisë Socialiste nuk i kam vjedhur siç i vjedh shoku jot Saliu! Po i kam marrë me emrin e mirë dhe punën që e ka parë i madh dhe i vogël ne Kavajë. Ti the që kam bërë vetëm një shatërvan po s’ke shkelur kurrë në Kavajë ku është kthyer qyteti përmbys. Po prapëseprapë më mirë një shatërvan se ujin përpjetë si puna jote që di vetëm të shash!!!”, thotë Rroshi.



Ju sugjerojmë

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
Bota

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

14 Korrik, 2025 8:59 pm
Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë
Bota

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

14 Korrik, 2025 8:33 pm
Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë
Rajoni

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë

14 Korrik, 2025 8:09 pm
Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative
Aktualitet

Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative

14 Korrik, 2025 7:40 pm
Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje
Kryesore

Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje

14 Korrik, 2025 7:32 pm
Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë
Rajoni

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë

14 Korrik, 2025 7:18 pm
Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..
-Jetë dhe Stil

Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..

14 Korrik, 2025 7:02 pm
Takimi në SHBA,Rutte:Putin ta marrë seriozisht paralajmërimin e presidentit amerikan
Bota

Takimi në SHBA,Rutte:Putin ta marrë seriozisht paralajmërimin e presidentit amerikan

14 Korrik, 2025 6:44 pm
Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet
Aktualitet

Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet

14 Korrik, 2025 6:20 pm
Trump kërcënon Rusinë me tarifa nëse nuk arrihet marrëveshje për Ukrainën
Bota

Trump kërcënon Rusinë me tarifa nëse nuk arrihet marrëveshje për Ukrainën

14 Korrik, 2025 6:05 pm
Para
Skandali seksual, a do dalë sot videoja e shumëpërfolur?

Skandali seksual, a do dalë sot videoja e shumëpërfolur?

Dokument/ Letra e De Biasit dhe ‘prapaskenat’ e përjashtimeve

Dokument/ Letra e De Biasit dhe 'prapaskenat' e përjashtimeve

Big Basta flet pas lindjes së djalit: “Jam bërë më i ndjeshëm”

Big Basta flet pas lindjes së djalit: "Jam bërë më i ndjeshëm"

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
14 Korrik, 2025

Publikisht, Pekini e paraqet veten si palë neutrale në luftën e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës. Në njërën anë,...

Lexo më shumë

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë
14 Korrik, 2025

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në Spanjë gjatë dy muajve të fundit, një rritje e ndjeshme krahasuar me të...

Lexo më shumë

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë
14 Korrik, 2025

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë gjykimit ndaj Naim Murselit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj,...

Lexo më shumë

Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative

Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative
14 Korrik, 2025

Pasditen e sotme, të gjithë administratorët e njësive administrative në Bashkinë Shkodër kanë paraqitur dorëheqjen nga pozicionet e tyre pranë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com