Pas shpëtimit të varkës me 18 emigrantë shqiptarë, të cilët ishin nisur për në Britaninë e Madhe, mediat e këtij vendi vazhdojnë të sjellin histori të reja. Kështu pas Daily Mail ka shkuar në kampin e shqiptarëve të ngritur ne brigjet franceze në Dieppe, pranë La Mansh.
Ata të gjithë presin “mundësinë e artë”, trafikantët që do t’i çojnë drejt të ardhmes së tyre. 24-vjeçari shqiptar, Xhimi Korbi ka folur për “Daily Mail”, ndërsa tregon se ai është shqiptari i fundit që i është bashkuar këtij kampi… Qëllimi i vetëm është Britania e Madhe.
Ai ka treguar se ka qenë më përpara dhe ka punuar për dy vite në të zezë, në sektorin e ndërtimit. Por pasi është kapur nga policët e emigracionit , është depërtuar. 24-vjeçari dhe të tjerët janë gati të paguajnë nga 7-8 mijë paund për të kaluar në Britaninë e Madhe.
“Ne përpiqemi të qëndrojmë larg nga kampet kryesore në Calais për shkak se aty tërheqë shumë vëmendje. Ne përpiqemi të jemi të zgjuar dhe të përdorin portet si Dieppe, të cilat kanë më pak siguri. Unë jam ende duke u përpjekur për të hipur në një kamion, sepse unë nuk kanë para të mjaftueshme edhe për të paguar njerëzit që të më çojnë me anije. Por këtë herë kjo është shumë e vështirë për shkak se ka më shumë kamera të sigurisë, policë dhe kontrolle”, ka thënë 24-vjeçari Korbi.
Shqiptarët që jetojnë në kampin Dieppe pranojnë se ata janë emigrantë ekonomikë dhe kërkojnë të fitojnë më shumë para.
Ndërkohë 5 nga 18 shqiptarët që u shpëtuar të shtunën kanë kërkuar azil. Pretendimi i tyre është se ata janë të rrezikuar në Shqipëri. Madje disa prej tyre kanë thënë se janë të rrezikuar për shkak të prirjeve seksuale.