Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi përveç urimit për festën e 1 Qershorit, ka gjetur rastin për të falenderuar bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.
Klosi u ka dërguar një email stafit të ministrisë e institucioneve të varësisë, bashkëpunëtorëve, partnerëve ndërkombëtar e përfaqësuesve të medias.
Kjo jo për t’u kujtuar se nisi detyrën si Ministër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë pikërisht në 1 Qershorin e një viti më parë, por për t’i falenderuar për gjithçka ky dikaster ka bërë përgjatë këtij viti.
Ndërsa, dëshmohen plot 426 aktivitete, 72 akte ligjore, disa reforma e dhjetra fushata ndërgjegjësimi për çdo sektor të dikasterit që drejton.
Ministri Klosi ka preferuar që aktivitet kryesore të ministrisë që drejton, tashmë prej një viti, t’i ndajë me të gjithë bashkëpunëtorët, duke i njohur gjithsecilit kontributin.
Kartolina e urimit të ministrit, shoqërohet me albumin e fotove të aktiviteteve të këtij viti.