Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali i dytë në Shkodër, reagon Voltana Ademi: Video e manipuluar

2016/06/01 at 5:28 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali i dytë në Shkodër, reagon Voltana Ademi: Video e manipuluar

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar për skandalin e dytë në Shkodër, ku tre vajza me zhvillim të vonshëm në Qendrën e Zhvillimit lidheshin dhe trajtoheshin në mënyrë çndjerëzore.

Ademi shkruan në “Facebook” se pamjet e siguruara nga emisioni “STOP” në “TV Klan” janë të manipuluara dhe nuk pasqyrojnë realitetin e qendrës.

“Imazhe të tilla janë të nxitura, të prodhuara dhe të shpërndara nga ish përgjegjësi i sektorit social pranë qendrës së zhvillimit i larguar prej dy vitesh nga puna për thyerje të rëndë të disiplinës në punë”, shkruan ajo.

REAGIMI

Duke marrë shkas nga emisioni “STOP” i tv Klan, i ditës së martë, datë 31 maj 2016, ndjejmë përgjegjësinë morale, institucionale e profesionale të informojmë publikun, komunitetin mbi situatën në këtë institucion.

Qendra e Zhvillimit është institucion publik, që ofron shërbim rezidencial dhe ditor për personat me aftësi ndryshe. Në këtë institucion marrin shërbim persona nga e gjithë Shqipëria. Në shifra, aktualisht në këtë institucion trajtohen 87 persona; 40 persona që marrin shërbim ditor dhe 47 persona që marrin shërbim rezidencial, nga të cilët vetëm 7 janë banorë të Bashkisë së Shkodrës.

Vlerësojmë që pamjet e shfaqura mbrëmë janë pamje të rënda, të manipuluara dhe nuk pasqyrojnë realitetin në këtë qendër.

  1. Ambjente të tilla nuk ekzistojnë në qendrën e zhvillimit (tuba, hekra, ganxha, etj.)
  2. Imazhe të tilla janë të nxitura, të prodhuara dhe të shpërndara nga ish përgjegjësi i sektorit social pranë qendrës së zhvillimit i larguar prej dy vitesh nga puna për thyerje të rëndë të disiplinës në punë.

Në këtë qendër zhvillimi trajtohen persona me probleme të rënda të zhvillimit fizik dhe mendor. Këto persona janë rezident dhe marrin shërbim në këtë qendër prej më shumë se 20 vitesh, dhe pjesa më e madhe (rreth 80%) nga këto përfitues kanë kaluar moshën 25 vjecare, moshë limit për rehabilitim dhe zhvillim.

Pavarësisht problematikave dhe vështirësive të punës në këtë institucion, personeli teknik dhe kujdestar punon për të ofruar shërbime sa më të mira dhe profesionale në përputhje me nevojat specifike të klientëve.

Me qëllim përmirësimin e shërbimeve dhe kushteve për klientët, vazhdimisht në qendrën e zhvillimit janë bërë ndërhyrje në infrastrukturë, është siguruar pajisja me mjete të nevojshme për ofrimin e shërbimeve rehabilituese.

Aktualisht në këtë institucion me financimin e Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes në Ambasadën Amerikane, po zhvillohet punime rikonstruktuese të përgjithshme të godinës me synim përmirësimin e kushteve dhe cilësisë së jetesës së personave që jetojnë në këtë institucion.

Mediat janë të mirëpritura të vizitojnë ambjentet e qendrës dhe të njihen drejtë për drejtë me kushtet dhe shërbimet që ofrohen në Qendrën e Zhvillimit, Shkodër.

Ju sugjerojmë

Qendër shëndetësore në kishën e Shën Ndout, Koçiu: Në shërbim 24/7 për pelegrinët
Aktualitet

Qendër shëndetësore në kishën e Shën Ndout, Koçiu: Në shërbim 24/7 për pelegrinët

13 Qershor, 2025 12:02 pm
“KLP dhe SPAK plotësuan vakancat për prokurorë”, Manja: Kanë nisur rekrutimet…
Aktualitet

“KLP dhe SPAK plotësuan vakancat për prokurorë”, Manja: Kanë nisur rekrutimet…

13 Qershor, 2025 11:47 am
Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner
InstaBIZ

Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner

13 Qershor, 2025 11:39 am
Komandantë dhe shkencëtarë bërthamorë,figurat iraniane që u vranë në sulmin izraelit
Bota

Komandantë dhe shkencëtarë bërthamorë,figurat iraniane që u vranë në sulmin izraelit

13 Qershor, 2025 11:37 am
Vodhi para në çantat e tre mjekëve të spitalit të Elbasanit, arrestohet 40-vjeçari
Kronikë

Vodhi para në çantat e tre mjekëve të spitalit të Elbasanit, arrestohet 40-vjeçari

13 Qershor, 2025 11:33 am
Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
Kronikë

Përndoqi një 33-vjeçare, shpallet në kërkim një person në Tiranë

13 Qershor, 2025 10:54 am
“Po flet nga vendi pa leje, tregon nervozizëm”, Rusmaili përplaset me Logun në KAS
Kryesore

“Po flet nga vendi pa leje, tregon nervozizëm”, Rusmaili përplaset me Logun në KAS

13 Qershor, 2025 10:52 am
Dhunuan fizikisht drejtuesin e automjetit, pezullohen nga detyra tre policë
Kronikë

Dhunuan fizikisht drejtuesin e automjetit, pezullohen nga detyra tre policë

13 Qershor, 2025 10:35 am
Sulmi izraelit, Irani kërkon seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Bota

Sulmi izraelit, Irani kërkon seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

13 Qershor, 2025 10:08 am
Rubio: SHBA-ja nuk është e përfshirë në sulmet kundër Iranit
Bota

Rubio: SHBA-ja nuk është e përfshirë në sulmet kundër Iranit

13 Qershor, 2025 9:52 am
Para
Pas daljes nga burgu Fabricio Corona me pushime

Pas daljes nga burgu Fabricio Corona me pushime

Pija që shkrin dhjamin në gjumë

Pija që shkrin dhjamin në gjumë

Tjetër skandal në Shkodër/ Tre të sëmura mendore u detyruan të abortonin

Voltana mohon skandalin me të sëmurët, prokuroria çon në burg drejtoreshën

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Qendër shëndetësore në kishën e Shën Ndout, Koçiu: Në shërbim 24/7 për pelegrinët

Qendër shëndetësore në kishën e Shën Ndout, Koçiu: Në shërbim 24/7 për pelegrinët
13 Qershor, 2025

Në kishën e Shën Ndout në Laç është hapur për herë të parë këtë sezon veror Qendra Shëndetësore Verore. Ministrja...

Lexo më shumë

“KLP dhe SPAK plotësuan vakancat për prokurorë”, Manja: Kanë nisur rekrutimet…

“KLP dhe SPAK plotësuan vakancat për prokurorë”, Manja: Kanë nisur rekrutimet…
13 Qershor, 2025

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në konferencën e OSBE dhe Ministrisë së Drejtësisë për sfidat e së ardhmes në rrugëtimin...

Lexo më shumë

Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner

Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner
13 Qershor, 2025

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka konfirmuar fejesën me aktorin Callum Turner, duke thënë se është një ndjenjë vërtet...

Lexo më shumë

Komandantë dhe shkencëtarë bërthamorë,figurat iraniane që u vranë në sulmin izraelit

Komandantë dhe shkencëtarë bërthamorë,figurat iraniane që u vranë në sulmin izraelit
13 Qershor, 2025

Në operacionin “Luani ngrihet”, për të cilin tha se kishte për qëllim të pengonte programin bërthamor të Iranit, raportohet se janë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com