Bleona Qereti ka dhuruar gjak për fëmijët talasemik, për festën e 1 qershorit. Ja çfarë shkruan këngëtarja në rrjetet sociale:
Dhuro gjak, shpëto një jetë!
Ky ishte #1Qershori im, në ndihmë të kauzës për fëmijët talasemikë. Nëse të gjithë fëmijët në botë kërkojnë në këtë ditë dhurata, fëmijët talasemikë e vetmja gjë që kërkojnë është gjaku… Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për ta, ndaj ndihmo edhe ti, dhuro gjak në dy ditët e ardhshme për fëmijët e sëmurë pranë Klinikës Keit ! Gezuar 1 qershorin #love #Bleona