Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kërcënimi i Konit dhe Kules/ Ja çfarë tha Klodeta Dibra dje për Shullazin

2016/06/01 at 9:36 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kërcënimi i Konit dhe Kules/ Ja çfarë tha Klodeta Dibra dje për Shullazin

Prokuroria mori në pyetje dje për më shumë se një orë e 40 minuta Klodeta Dibrën, ish­kandidate për rektore në Universitetin e Tiranës.

Ajo është pyetur në Prokurorinë e Tiranës në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen penale në ngarkim të Emiljano e Blerim Shullazit dhe Gilmando Danit. Objekti i marrjes në pyetje të Klodeta Dibrës ka qenë episodi i kërcënimit të profesorëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule gjatë fushatës për zgjedhjet e organeve drejtuese në universitete

Sipas Prokurorisë, në datë 14 dhe 15.04.2016, një grup personash, ndër të cilët dyshohet edhe Emiljano Shullazi, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi, kanë kanosur me jetën e tyre dhe të familjarëve të tyre, shtetasit Mynyr Koni, përkatësisht (në kohën e ngjarjes) dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe njëkohësisht kandidat për rektor i Universitetit të Tiranës, si dhe Dhori Kule, (në kohën e ngjarjes) rektor i Universitetit të Tiranës.

Autorët e kërcënimit i urdhëruar profesorët të tërhiqen duke kërkuar që Mynyr Koni të mos kandidonte dhe Dhori Kule të mos e mbështeste. Duke qenë se kandidatja rivale e Mynyr Konit ishte Klodeta Dibra, prokuroria ka vendosur të marrë në pyetje atë në cilësinë e personit që mund të ketë dijeni për rrethanat e hetimit.

DËSHMIA E DIBRËS

Burimet nga hetimi nuk kanë preferuar të japin hollësi, por mësohet se gjatë dëshmisë së dhënë dje në prokurori, Klodeta Dibra ka thënë se nuk i njeh asnjë nga personat e përfolur për kërcënimin e profesorëve. Ajo ka shtuar se as personalisht dhe as rrethi i saj familjar e shoqëror nuk kanë asnjë njohje me personat e përmendur.

Dibra ka shpjeguar se kërcënimin e profesorëve Mynyr Koni e Dhori Kule e ka marrë vesh nga mediat. Ish-­kandidatja për rektore në garë me Mynyr Konin e cila i humbi zgjedhjet, ishte pyetur edhe më herët në prokurori ku kishte mbajtur të njëjtin qëndrim.

Ditën e djeshme ajo ka thënë se është e hapur për çdo hetim ndaj saj dhe rrethit të personave të afërt. Prokuroria urdhëroi arrestimin e Emiljano Shullazit dhe dy personave të tjerë pas kërcënimit të dy profesorëve në datat 14 dhe 15 prill 2016. Hetimet u thelluan duke gjetur edhe tri gjobëvënie ndaj biznesmenëve të ndryshëm dhe disa raste të rrëmbimit të pronave me anë të kanosjes. / Trazhgim Sokolaj Panorama.al

Ju sugjerojmë

Presidentja Osmani i kërkon Qeverisë ta pezullojë tarifën për importet nga SHBA-ja
Kryesore

Kosovë/ Kërcënohet sërish presidentja Osmani: Do të vras ty dhe familjen tënde!

16 Korrik, 2025 6:35 pm
Forbes elozhe Shqipërisë si Mesdheu Sekret
Aktualitet

Forbes elozhe Shqipërisë si Mesdheu Sekret

16 Korrik, 2025 6:14 pm
Lapaj denoncim nga Durrësi: Na kërcënuan kandidaten me armë!
Kryesore

Lapaj reagon ashpër ndaj Endri Shabanit: Mbarë u shkoftë bashkë me dajon!

16 Korrik, 2025 6:00 pm
Riaktivizohet zjarri në fshatin Drenovë të Mallakastrës
Aktualitet

Riaktivizohet zjarri në fshatin Drenovë të Mallakastrës

16 Korrik, 2025 5:38 pm
Reformë territoriale, Rama: Ndëshkim penal nëpunësve të kadastrës që kanë firmosur
Kryesore

Reformë territoriale, Rama: Ndëshkim penal nëpunësve të kadastrës që kanë firmosur

16 Korrik, 2025 5:24 pm
Trump: Disa raketa Patriotë janë tashmë rrugës për në Ukrainë
Bota

Trump: Disa raketa Patriotë janë tashmë rrugës për në Ukrainë

16 Korrik, 2025 4:56 pm
INSTAT:Netqëndrimet u rritën me 35%, ja numri i vizitorëve në strukturat akomoduese
Aktualitet

INSTAT:Netqëndrimet u rritën me 35%, ja numri i vizitorëve në strukturat akomoduese

16 Korrik, 2025 4:42 pm
“Injoroni çdo…”, Kandidati i “Nisma Shqipëria Bëhet” kërkon mandatin e deputetit
Aktualitet

“Injoroni çdo…”, Kandidati i “Nisma Shqipëria Bëhet” kërkon mandatin e deputetit

16 Korrik, 2025 4:27 pm
Ministria e Drejtësisë rikthen mbikëqyrjen elektronike
Aktualitet

Ministria e Drejtësisë rikthen mbikëqyrjen elektronike

16 Korrik, 2025 4:15 pm
Krimet zgjedhore/ Celibashi: Të caktohet në ligj bashkëpunimi me SPAK
Aktualitet

Krimet zgjedhore/ Celibashi: Të caktohet në ligj bashkëpunimi me SPAK

16 Korrik, 2025 3:52 pm
Para
Trajneri i Zvicrës/Kosova në UEFA! Shqiptarët do vazhdojnë të luajnë me ne

Trajneri i Zvicrës/Kosova në UEFA! Shqiptarët do vazhdojnë të luajnë me ne

Studimi/ Ja kush gënjen më shumë, femra apo mashkulli?

10 gënjeshtrat që besojmë gjithmonë

A duhet të vazhdojë Berat Gjimshiti të luajë me Kombëtaren?

A duhet të vazhdojë Berat Gjimshiti të luajë me Kombëtaren?

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Kosovë/ Kërcënohet sërish presidentja Osmani: Do të vras ty dhe familjen tënde!

Presidentja Osmani i kërkon Qeverisë ta pezullojë tarifën për importet nga SHBA-ja
16 Korrik, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar sërish me jetë. Brenda policisë kanë bërë të ditur se kërcënimi i bërë...

Lexo më shumë

Forbes elozhe Shqipërisë si Mesdheu Sekret

Forbes elozhe Shqipërisë si Mesdheu Sekret
16 Korrik, 2025

Green Coast Hotel – M Gallery Collection, njësoj si në Capri, Saint-Tropez, Mykonos apo Ibiza. Ndër dekada, Mesdheu ka përsëritur...

Lexo më shumë

Lapaj reagon ashpër ndaj Endri Shabanit: Mbarë u shkoftë bashkë me dajon!

Lapaj denoncim nga Durrësi: Na kërcënuan kandidaten me armë!
16 Korrik, 2025

Kreu i Nismës Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale, pasi kandidati për deputet...

Lexo më shumë

Riaktivizohet zjarri në fshatin Drenovë të Mallakastrës

Riaktivizohet zjarri në fshatin Drenovë të Mallakastrës
16 Korrik, 2025

Është riaktivizuar sërish zjarri në masivin pyjor të Drenovës në Mallakastër, duke vënë në rrezik një sipërfaqe të gjerë me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com