Deputeti i Partisë Socialiste Alfred Peza deklaroi se dorëheqja e kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi duhet të shërbejë si një moment për të reflektuar për dekriminalizimin.
I ftuar në rubrikën ‘Opionon’ në “News24”, Peza theksoi se asnjë nga akuzat që opozita i lëshonte në drejtim të Rroshit nuk ishin provuar, ndërsa vetëm sot u evidentua nga avokatët e ish-kryebashkiakut se ai ishte dënuar në Itali.
“Ky është një moment jo për të hedhur baltë ndaj njëri-tjetrit, por për të mbështetur ligjin. Të gjitha akuzat që janë bërë në adresë të Rroshit, asnjëra prej tyre nuk është provuar me prova shkresore dhe gjyqësore apo me dënime ashtu siç përcakton ligji. I vetmi rast që u konfirmua sot nga avokatët e Rroshit, çoi në këtë vendim. Ne kemi vetëm këtë njoftim nga zoti Rrroshi. Unë rezervohem të flas, qoftë si ish-gazetar dhe si politikan në qoftë se nuk kam prova apo dokumenta.”, pohoi Peza.