Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BBC në Afganistan: Bujqit e opiumit me policinë me vete

2016/05/30 at 8:11 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
BBC në Afganistan: Bujqit e opiumit me policinë me vete

Edhe pse miliarda dollarë janë shpenzuar për të zhdukur këtë kulturë, në disa vende tregtia duket më e ligjëruar se kurrë, me policinë vendase që i mbështet haptaz bujqit.


Mazar-e-Sharif është një nga qytetet më të sigurtë në Afganistan, me zhvillim të mirë, një model i qeverisjes së mirë, por vetëm gjysëm ore larg qytetit, në një fshat të vogël me shtëpi balte, kuptohet se cila është kultura kryesore për treg.

Unë ndala në një fushë të madhe me lulëkuqe opiumi djathtas, në anë të rrugës. Duhet të ishte 100 metra katrorë. Mijëra boçe të fryra lulëkuqesh lëkundeshin butësisht në ajrin e agimit.

opium2

Nëpër fushë, 5 ose 6 burra janë duke punuar, duke këputur boçet me një vegël si drapër. Ata nuk duken të shqetësuar. Fshatari që më shoqëron më tregoi se me gjeste se mund të veja në arë.

Bimët janë të larta deri në bel dhe përplasen tek unë kur eci mes tyre. Boçet janë më të mëdha sesa i prisja, afro sa një kokërr kumbulle e madhe. Shumica kanë një vrrajë të zezë dhe pikëza të purpurta anash.

Çdo pasdite, punëtorët i shënojnë boçet me një sërë gërvishtjesh të vogla. Gjatë natës, të çarat formojnë një kore të errët. Është e vështirë të besohet se ky është burimi i kaq shumë mjerimi dhe konflikti në botë.

opium 1

Për një moment, unë kujtoj orën e historisë në shkollën time në veri të Londrës, ndërsa shiu rridhte teposhtë në dritare, tek mësoja për luftërat e opiumit. Unë mbaj mend njerëz që i njihja në atë kohë që u bënë të varur nga heroina. Dy kanë vdekur tashmë.

E prek opiumin me gisht. Prisja të ishte ngjitës, por është në fakt i lagësht. E zeza në të kuqe ngjyros lëkurën e hollë. Nën të, është i bardhë dhe duket si qelb.

E nuhas. Zor se ka aromë. Ndoshta është një iluzion i kërcellit të barit apo gjetheve të grimcuara, por në këtë formë, droga legjendare është thuajse pa erë.

E fërkoj mes gishtave. Ajo errësohet dhe bëhet më ngjitëse. Kurioziteti më mund. E çoj gishtin tek goja dhe e çik me gjuhë, vetëm për një moment. Ishte e tmerrshme, e hidhur dhe si metalike.

Më shkund një britmë. Një prej korrësve, me rrobën e tij ngjyrë kafe të ndotur me njolla, më shikon. Ai më kishte parë duke provuar drogën.

“Mos e bëj atë. Kjo është shumë keq për ty,” thotë ai.

“Nuk keni qejf ta provoni ndonjëherë?”- dua të di unë.

“Unë e di se nëse do të filloj ta përdor, do të varem prej tij dhe e ardhmja ime mori fund. Njerëzit që e përdorin atë – unë i kam parë në qytet të shtrirë përtokë – jeta e familjeve të tyre është shkatërruar, fëmijët e tyre nuk shkojnë në shkollë,” më tha ai.

“Por ju ama po ndihmoni duke i prodhuar këto gjera. Nuk ndihesh fajtor?” e pyes unë bujkun.

Dhe nuk habitem nga përgjigja e tij: “Nuk kam asnjë zgjidhje. – tha ai, – Unë nuk kam punë, kurse ju fitoni shumë para me opiumin.”

Kolegu im Mahfouz, që është duke përkthyer, më tregon se fermeri që prisnim kishte ardhur dhe ne duhet të takonim atë. Taza Meer më përshëndet me gëzim, por kur ne takojmë duart,  vërej i tronditur se burri ka një kallashnikov AK47 në sup.

Meer e shikon se unë jam trembur. “Mos u shqetëso për të, – thotë ai. – Ai është polic”.

Burri buzëqesh me ngrohtësi dhe tërheq dorën, transmeton syri.net.

Rritja e opiumit në Afganistan është një krim i rëndë. Këtu mund të dënoheni me vdekje, por ja tek është një polic që përshëndet një gazetar të BBC në një fushë plot me boçe në kulmin e të korrave.

Ne bisedojmë për pak kohë pastaj Meer na fton për një çaj. Ai më çon nëpër një rrugicë anash një përroi të vogël që shërben për ujitje. Polici më ndjek nga pas.

Unë shikoj pemë bajamesh, pjeshkësh, arrash dhe kumbullash: “Ferma juaj është shumë pjellore, – i them.

Ai pohon dhe më tregon se po ashtu mbjell grurë, pambuk dhe shalqi. Megjithatë, duke më parë sipër filxhanit me çaj shafrani që nxirrte avull, më tha se s’kish nga t’ia mbante, përveçse të mbillte opium./Syri.net

 



Ju sugjerojmë

Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani
Aktualitet

Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani

15 Maj, 2025 10:20 am
Bojkoti i zgjedhjeve në komunat në veri të Kosovës, Osmani: Ndodhi për shkak të presionit të Beogradit
Rajoni

Ngerçi politik në Kosovë/ Vjosa Osmani zhvillon sot takime konsultive me partitë

15 Maj, 2025 10:15 am
Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh
Bota

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh

15 Maj, 2025 10:08 am
Mbyllet numërimi i votave në qarkun e Dibrës,  ja si ndahen mandatet
Aktualitet

Shkodër/Mbyllet numërimi i votave për kandidatët, kush pritet të shkojë në Kuvend

15 Maj, 2025 10:06 am
Fituan vota të mjaftueshme, por nuk bëhen pjesë e Parlamentit të ri
Aktualitet

Fituan vota të mjaftueshme, por nuk bëhen pjesë e Parlamentit të ri

15 Maj, 2025 9:55 am
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Aktualitet

Aksident në aksin “Plepa-Kavajë”, humb jetën këmbësorja

15 Maj, 2025 9:54 am
Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?
Bota

Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?

15 Maj, 2025 9:43 am
Kancelari gjerman Merz uron Ramën: Pres me padurim bashkëpunimin tonë
Kryesore

Kancelari gjerman Merz uron Ramën: Pres me padurim bashkëpunimin tonë

15 Maj, 2025 9:42 am
Përfundon numërimi i votës preferenciale në Lezhë, kandidatët më të votuar
Aktualitet

Përfundon numërimi i votës preferenciale në Lezhë, kandidatët më të votuar

15 Maj, 2025 9:37 am
Samiti i Komunitetit Politik Evropian/Më shumë se 40 liderë shtetesh sot në Tiranë
Aktualitet

Samiti i Komunitetit Politik Evropian/Më shumë se 40 liderë shtetesh sot në Tiranë

15 Maj, 2025 9:34 am
Para
Zhdukja e 16-vjeçares/ Taksisti që e shoqëroi rrëfen bisedën me vajzën

Zhdukja e 16-vjeçares/ Taksisti që e shoqëroi rrëfen bisedën me vajzën

Ke kohë deri në 16:00 të hedhësh në llogari 15 000 € përpara se…

Ke kohë deri në 16:00 të hedhësh në llogari 15 000 € përpara se...

Ja surpriza e Alketës për finalen e ” YFSF”

Ja surpriza e Alketës për finalen e " YFSF"

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani

Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani
15 Maj, 2025

Britania e Madhe do të intensifikojë përpjekjet për të luftuar rrjetet kriminale në mbarë Ballkanin Perëndimor, të cilat lehtësojnë migrimin...

Lexo më shumë

Ngerçi politik në Kosovë/ Vjosa Osmani zhvillon sot takime konsultive me partitë

Bojkoti i zgjedhjeve në komunat në veri të Kosovës, Osmani: Ndodhi për shkak të presionit të Beogradit
15 Maj, 2025

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të zhvillojë ditën e sotme takime konsultive me forcat politike në vend,...

Lexo më shumë

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh
15 Maj, 2025

Delegacionet nga Rusia dhe Ukraina do të takohen për bisedime të drejtpërdrejta për paqe për herë të parë pas më...

Lexo më shumë

Shkodër/Mbyllet numërimi i votave për kandidatët, kush pritet të shkojë në Kuvend

Mbyllet numërimi i votave në qarkun e Dibrës,  ja si ndahen mandatet
15 Maj, 2025

Me një proces të qetë dhe pa tensione është mbyllur edhe procesi i numërimit të votave preferenciale në Shkodër. Nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com