Edhe pse kanë kaluar dy muaj nga publikimi i videos së mëposhtme, ku qartësisht dallohet një person i cili vjen nga stenda një celular, ende edhe sot edhe pse personi ka një pamje të qartë, policia nuk ka bërë asgjë për ndalimin e tij. Këtë fakt na e jep vetëm pronari i dyqanit, i cili duke mos gjetur bashkëpunimin e policisë, ka denoncuar edhe njëherë në redaksinë e Opinion, rastin duke na vënë në dispozicion edhe fotot e personit që ka kryer sipas tij vjedhjen.
Më poshtë pa dashur të japim identitetin e denoncuesit, Opinion.al bën publik denoncimimin e tij, si edhe i kërkon Policisë së Shtetit të japë një përgjigje publike mbi rastin në fjalë.
Përshendetje. Arsyeja që kërkoj që videot të publikohen është se në rastin në fjalë e kemi denoncuar në polici bashkë me materialin te komesariatit nr 3 Tirane dhe koha po kalon nuk kemi marrë ndonjë përgjigje nga policia . Publikimi i fotove dhe videove mund të ndihmoj efektivët për kapjen e hajdutit .
Ngjarja ka ndodhur para 1 viti e gjysëm. Ne kemi qenë në pritje nga policia por e kotë. Ju lutem publikojeni se ky person esht hajdut profesionist. Ka vjedhur dy telefona brenda 15 min. Vlera e telefonave është 600 mijë lekë të vjetra, të dy.