Në vigjilje të ndeshjes miqësore me Katarin, që do të zhvillohet nesër në orën 17:30, ekipi kombëtar ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e fundit stërvitore. Sikurse njoftojnë zyrtarët e FSHF-së, stërvitja ka nisur në orën 17.30, me nxjemje dhe lojë. Pastaj futbollistët kanë zhvilluar një seri sprintesh dhe ushtrimesh të ndryshme. Stërvitja, si pjesë më të rëndësishme të saj, kishte lojën.
Sipas informacionit që vë në dispozicion faqja zyrtare e FSHF-së, futbollistët kuqezi janë ndarë më pas në dy skuadra dhe kanë zhilluar për 30 minuta, një ndeshje kontrolli. Trajneri dhe stafi, kanë aplikuar disa variante taktike, të cilat do ti shërbejnë skuadrës, duke filluar nga dita e nesërme, në miqësoren me Katarin. I gjithë proçesi, është ndjekur nga dhjetra tifozë shqiptarë që kanë ardhur nga Hartbergu, Vjena dhe Graci për të ndjekur nga afër përgatitijet e skuadrës tonë kombëtare.