Arban Djaloshi ka pranuar dhe para gjykatës se është ai vrasësi i babait të tij, Mirosh Djaloshi ngjarje e ndodhur në 17 Mars në Manëz.
26-vjeçari ka sqaruar para togave të zeza se atë natë rreth orë 1 të mëngjesit ka dëguar babain e tij të hynte në oborr dhe në gjendje të dehur.
Sipas tij, ai ka nisur ta ofendojë dhe ta godasë duke i kujtuar një ngjarje të disa viteve me parë ku ishte arrestuar për një vjedhje në shkollë.
Madje e ka ndjekur me një sfurk në dorë duke e quajtur hajdut. Arbani ka vazhduar me dëshminë e tij duke sqaruar se kishte shkuar në kasollen e lopës, kishte marrë një dru dhe ishte kthyer duke e goditur dy herë në kokë të atin, duke lënë të vdekur në vend.
Pas kësaj 26-vejcari është kthyer për të fjetur në shtëpi dhe rreth orës 5 të mëngjesit ka vajtur tek trupi i babait, pasi nëna i thotë se babai 54- vjeçar nuk ishte kthyer në shtëpi atë natë.
Më këtë dëshmi Arbani ka shfajësuar nënë e tij dhe vëllain më të vogël Flavion. Por gjykata vendosi ta lërë atë dhe nënën e tij, Bardhe Djaloshin, në burg pa afat.
Ndërsa Flavio do të qëndroje në burg për 40 ditë. Nëna dhe vëllai i vogël i autorit të krimit akuzohen si bashkëpunetore. Prokuroria mundi ta zbardhë këtë ngjarje pas 2 muaj hetimesh.