Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lodhja nga politika?

2016/05/29 at 10:39 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Përse Ambasadori Amerikan foli “shqip”!

Nga Blendi FEVZIU

Donald Tramp eshte zyrtarisht kandidat i Republikaneve per shtepine e Bardhe. Ne nisje pak kush e besonte kete. Tramp nuk eshte politikani tipik. Kur kreu i republikanëve i kërkoi që të ulë dozat e deklaratave të tij se do humbiste pikë ai i ngriti; kur i thanë që duhej të ishte i kujdesshëm me islamin, ai bëri të kundërtën. Po kaq lehtësisht u tall me Papën, Xhorxh Bushin, Aple apo edhe vetë protagonistët e politikës amerikane. madje edhe të partisë së tij. I quajti idiotë! Ai gjest që një politikan tipik e nxjerr nga karriera, atë e bën simpatik; ajo që duket normale për politikanët e zakonshme në gojën e tij duket komike. Eci përpara, sic shprehen komentatorët, sepse flet ashtu sic mendon; sepse nuk ka frikë nga shtampat dhe ka kapur me gjasë një cështje që po kthehet në makth për politikën botërore, faktin që profesioni i politikanit klasik është në krizë.

Që nga koha e luftës së ftohtë, kur politikanët vec administratorë të jetës ishin edhe garantë të mbrojtjes dhe simbole të përballjes së rrezikut, imazhi i tyre ka ndryshuar shumë. Duke fituar një popullaritet negativ. Figurat e dikurshme frymëzuese, ata që mbanin peshën e ballafaqimeve të mëdha, nuk janë më dhe administratoret që i kanë zëvendesuar po e humbin besimin përditë. Bashkë me një botë të re, pa një ekuilibër konflikti mes fuqive të mëdha, po përftohet edhe një botë ku duket se politikanët klasikë kanë një rol në bjerrje. Kjo krizë e politikës dhe e politikanit, është shpjegimi më i mirë për atë që po ndodh sot në Europë:

Bepe Grillo në Itali. Marin Lë Pen në Francë. Podemos në Spanjë. Cipras në Greqi, janë produkte tipike të një filozofie mosbesimi të tille. Gjermania dhe SHBA që mendoheshin më të mbrojtura po hyjnë edhe ato në një krizë të tillë. Zgjedhjet lokale në gjermani, prodhuan një fenomen të panjohur deri më sot, ndërsa në SHBA, fenomeni Tramp, u shfaq atëherë kur s’e besonte askush.

Po a është Shqipëria imune ndaj një fenomeni të tillë? Me gjasë jo. Në fushatën e 2013 Edi Rama skandalizoi shumë vetë duke deklaruar se nuk ishte politikan dhe se nuk i kerkonte zgjedhjet për hir të politikës. Fushata u mbush me batuta të tij kundër politikës dhe me gjasë, kjo vinte jo nga sensi i tij i humorit, por nga sondazhet e mirëorganizuara që kishin identifikuar faktin që për politikën dhe politikanët kishte perceptim negativ në vend.

Berisha nuk e kapi. Ai tentoi të mbështetej më shumë tek politikat konservatore dhe të theksonte ndrysimin mes tij dhe Ramës pikërisht tek eksperienca politike. Gjë që nuk dha rezultat.

Një vëzhgim i vëmendshëm i dy viteve të fundit ka shënuar faktin se në emisionet televizive grafiku i audiences së politikanëve ka rënë ndjeshëm. Një tjetër sondazh, tregon që besimi tek politikanet është më i ulët se sa tek gazetarët dhe pjesa tjetër e shoqërisë. Gjithnjë duke ju referuar shikuesve të televizonit. Në portale, lajmet për politikanë ose sherret politike po bëhen cdo ditë e më inferiore në raport me personazhet e tjerë të shoqërisë e madje edhe të shoubizit.

Po c’ka ndodhur me politikën? Me gjasë një histori e thjeshtë. Politikanet nuk janë më të vërtetë. Politika është e mbushur me demagogji, me retorikë, me fjalime të mërzitshme që në shumicën dërrmuese të rasteve nuk i besojnë as politikanët vetë. Politika e ka humbur lidhjen e saj me shoqerinë dhe as po tenton ta rikthejë këtë. Bindja se votat merren duke manipuluar publikun apo bindja se populli mund të besojë gjithcka po kthehen në një dramë për politikën vetë.

Ndaj Tramp po fiton edhe atje ku nuk besohej kurrë. Në vendin më të supervizuar të botës dhe në shoqërinë mbase më të pjekur që ekziston në botë. Sepse edhe SHBA, nuk arriti të ishte imune nga gabimi i politikës, ai i distancimit nga problemrt reale të shoqerisë.

Blendi Fevziu

Ju sugjerojmë

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër
Kryesore

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër

17 Qershor, 2025 10:59 pm
Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…
Bota

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…

17 Qershor, 2025 10:48 pm
DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse
Bota

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse

17 Qershor, 2025 9:58 pm
Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander
Bota

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

17 Qershor, 2025 9:52 pm
“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes
Aktualitet

“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes

17 Qershor, 2025 9:26 pm
“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan
Aktualitet

“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan

17 Qershor, 2025 9:06 pm
Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan
Aktualitet

Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan

17 Qershor, 2025 8:50 pm
Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
Bota

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”

17 Qershor, 2025 8:47 pm
Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri
Aktualitet

Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri

17 Qershor, 2025 8:21 pm
Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste
Bota

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

17 Qershor, 2025 8:13 pm
Para
Ja si u vesh Kida në mbrëmjen e maturës

Ja si u vesh Kida në mbrëmjen e maturës

Ja çfarë kanë të përbashkët gratë inteligjente

Ja çfarë kanë të përbashkët gratë inteligjente

Video/ Kujdes nga ky hajdut celularësh

Video/ Kujdes nga ky hajdut celularësh

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër
17 Qershor, 2025

Shpesh herë kur na komplimentojnë për diçka, sidomos për nga dashamirësia dhe ëmbëlsia jonë, ne shqiptarët themi “jemi të ëmbël...

Lexo më shumë

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…
17 Qershor, 2025

Kompania teknologjike Meta ka reaguar zyrtarisht pas thirrjes së qeverisë iraniane drejtuar qytetarëve që të fshijnë aplikacionin WhatsApp nga telefonat...

Lexo më shumë

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse
17 Qershor, 2025

Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar sulmin rus të kryer përgjatë natës në Kiev, ka thënë zëdhënësja e Departamentit amerikan...

Lexo më shumë

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander
17 Qershor, 2025

Zyrtari më i lartë financiar i qytetit të Nju Jorkut, i cili kandidon për të qenë kryebashkiaku i ardhshëm i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com