Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dossier/ Raporti sekret për Rexhep Qosjen në Tiranë

2016/05/29 at 9:10 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Dossier/ Raporti sekret për Rexhep Qosjen në Tiranë

Nga Dashnor Kaloci

Gazeta Shqiptare” boton ekskluzivisht raportin sekret të ish­drejtorit të Institutit të Gjuhës dhe Historisë,
profesor Androkli Kostallarit, drejtuar Komitetit Qendror të PPSH­së, lidhur me vizitën që bëri në Shqipëri, profesori i Universitetit të Prishtinës, Rexhep Qosja.

Sipas dokumentit, i cili publikohet për herë të parë dhe i plotë, akademiku i njohur nga Prishtina, i cili asokohe mbronte disertacionin me një punim shkencor mbi figurën e Asdrenit, i ka deklaruar kolegut të tij shqiptar, Androkli Kostallarit, se “studionte marksizëm­leninizmin dhe nuk kishte botëkuptim tjetër përpos atij marksist­leninist”, se “vetëm socializmi do ta nxirrte Shqipërinë nga prapambetja e madhe”, “transformimi dhe krijimi i njeriut të ri, vepra  kuptimplote”, “shumë domethënëse që Shqipëria vendi i parë në botë pa kisha e xhami” etj…

Qasjet e herëpashershme me qarqet politike të së majtës shqiptare, duket se nuk kanë qenë koniunkturale apo veprime të çastit, por të paramenduara dhe me bindje të plotë ndaj idealeve të tij të formësuara që nga koha e rinisë së hershme. Kjo përshtypje të krijohet menjëherë ndërsa lexon raportin sekret me deklarime mjaft të indoktrinuara, madje tipike të një komunisti fanatik, ato që ka bërë akademiku Rexhep Qosja, gjatë vizitës disajavore që ai ka bërë në Shqipëri në vitin 1970, kur erdhi për të grumbulluar materiale dhe dokumente arkivore për disertacionin e tij mbi figurën e Asdrenit.
Deklarimet e prof. Rexhep Qosjes, të cilat gjenden në raportin që ka bërë për Komitetin Qendror të PPSH­së, kolegu i tij nga Tirana, Androkli Kostallari, duken tejet befasuese dhe gati­gati të pabesueshme. Themi kështu, pasi Jugosllavia e Titos së asaj kohe, pra periudha kur është formuar Rexhep Qosja si intelektual, vetëm emrin kishte komuniste. Pa paragjykuar aspak botëkuptimin dhe formimin e prof.

Qosjes, kundrejt bindjeve të tij politike, gjëja e parë që mund të diskutohet është vërtetësia e raportit. Pra, a i ka deklaruar vërtet ato gjëra prof. Qosja, apo janë shtuar a rregulluar nga shkruesi i raportit, i cili ka qenë edhe njeriu që e ka shoqëruar atë gjatë qëndrimit të tij disajavor në Shqipëri? Po të kihet parasysh koha kur është hartuar ai raport, rregullat strikte që funksiononin në raste të tilla si dhe konsekuencat që mund të binin mbi personin që mund t’i sajonte apo shtrembëronte
thëniet dhe deklaratat e personit që shoqëronte, automatikisht bie versioni se ato deklarata janë të
manipuluara. Një version tjetër që mund të hidhet për diskutim është se, ato deklarata janë bërë nga prof. Qosja, si një haraç i paguar prej tij, për të përfituar lehtësira në punën e tij gjatë qëndrimit në Shqipëri. Por edhe kjo është pak e besueshme, po të kemi parasysh edhe vizitat e mjaft kolegëve të tjerë të prof. Qosjes në atë periudhë në Shqipëri (Idriz Ajeti, Hajrulla Gorani etj.), ku asnjë prej tyre nuk ka bërë deklarata të tilla, idenë me ato parulla e pllakate që kishte regjimi komunist dhe që gjendeshin kudo në vendin tonë. Po të kemi parasysh edhe raportin e hartuar për aktorin e famshëm nga Kosova, Bekim Fehmiu (botuar në “Gazeta Shqiptare” në muajin gusht 2015), gjatë vizitës së tij në Shqipëri,
asgjëkund nuk gjen deklarata të tilla…

Por gjithsesi, bindjet politike janë e drejtë e çdo njeriu dhe askush nuk mund t’i imponohet kurrkujt… Bashkëngjitur raportit të prof. Kostallarit, në dosjen përkatëse që ndodhet në Arkivin Qendror të Shtetit (Fondi 14. Komiteti Qendror i PPSH­së, struktura), ndodhet dhe një studim i prof. Rexhep Qosjes, mbi Letërsinë në Kosovë dhe hierarkinë e vlerave të krijuesve kosovarë.

Një gjë tjetër mjaft interesante që vihet re në dosjen ku ndodhet raporti në fjalë, janë edhe disa poezi në dorëshkrim që kanë për autor Jakup Çerajën dhe Agim Vincën, dy intelektualë dhe krijues të njohur të viseve shqiptare në ish­Jugosllavi. Ata ia kanë besuar krijimet e tyre Qosjes, për t’i sjellë në Tiranë dhe për t’i botuar ato në ndonjë gazetë, porosi e cila u krye, pasi poezia e Vincës u botua.

Thamë pak më sipër “interesante”, pasi Agim Vinca në atë kohë është frymëzuar nga “akti heroik” i 14­vjeçares
Shkurte Pal Vata nga Dukagjini, e cila humbi jetën aksidentalisht teksa punonte si vullnetare në ndërtimin
e hekurudhës Rrogozhinë­Fier. Dhe kësisoj, ai ka shkruar një poezi (apo më saktë një poemë), për vajzën e ndjerë së cilës iu akordua titulli “Heroinë e Punës Socialiste”. Për të qenë më korrektë në gjykimin tonë, themi se sot këto poezi duken “jashtë mode”, por në kohën kur janë shkruar ishin më se normale dhe “të modës”, e të tilla krijime gjeje pothuaj te pjesa më e madhe e poetëve tanë.

Por gjëja “interesante” që thamë pak më lart, është indoktrinimi i poetëve shqiptarë përtej kufijve politikë, si rasti në fjalë i Vincës. Gjithsesi, këto gjëra dhe rasti i mësipërm duhen parë e gjykuar për kohën kur janë
shkruar dhe rrethanat në të cilat është ndodhur autori.

Ju sugjerojmë

Shkolla e deputetëve, kush do e mësojë Zegjine Çaushin dhe deputetët e tjerë të rinj
Politikë

Shkolla e deputetëve, kush do e mësojë Zegjine Çaushin dhe deputetët e tjerë të rinj

17 Qershor, 2025 1:44 pm
Dominohej nga shqiptarët, shkatërrohet organizata kriminale në Itali!Magazina plot..
Bota

Dominohej nga shqiptarët, shkatërrohet organizata kriminale në Itali!Magazina plot..

17 Qershor, 2025 1:41 pm
Dosja 5D/ GJKKO dënon me burg ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës
Kronikë

Dosja 5D/ GJKKO dënon me burg ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës

17 Qershor, 2025 1:24 pm
Rinumërimi i votave në Elbasan, vëzhguesit e PD: Dalin dy fleta mangët në…
Kryesore

Rinumërimi i votave në Elbasan, vëzhguesit e PD: Dalin dy fleta mangët në…

17 Qershor, 2025 1:03 pm
Irani godet me raketa selinë e Mossad dhe qendrën logjistike Aman
Bota

Irani godet me raketa selinë e Mossad dhe qendrën logjistike Aman

17 Qershor, 2025 12:55 pm
Hitet e “Ace of Base”/ Rama: Festë e madhe sot në sheshin “Skënderbej”
Kryesore

Hitet e “Ace of Base”/ Rama: Festë e madhe sot në sheshin “Skënderbej”

17 Qershor, 2025 12:48 pm
Izrael, Ministri i Mbrojtjes: Khamenei mund të ketë të njëjtin fat si Sadam Husein
Bota

Izrael, Ministri i Mbrojtjes: Khamenei mund të ketë të njëjtin fat si Sadam Husein

17 Qershor, 2025 12:45 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Kronikë

Erion Veliaj mbetet në burg

17 Qershor, 2025 12:29 pm
Vrasja e Bujar Çelës/ Erion Alibej tregon “çunat e Fushë Krujës” që e vranë
Kronikë

Vrasja e Bujar Çelës/ Erion Alibej tregon “çunat e Fushë Krujës” që e vranë

17 Qershor, 2025 12:06 pm
“Banorët e Teheranit të evakuohen!”/ Kina: Trump i hedh benzinë zjarrit, rrezik…
Bota

“Banorët e Teheranit të evakuohen!”/ Kina: Trump i hedh benzinë zjarrit, rrezik…

17 Qershor, 2025 12:06 pm
Para
Kush është gjyqtarja milionere e Durrësit?

Kush është gjyqtarja milionere e Durrësit?

Konkurentja e Big Brother: Ky djalë më përndjek prej 7 vitesh (foto)

Konkurentja e Big Brother: Ky djalë më përndjek prej 7 vitesh (foto)

Zhdukja e mistershme e 16 vjeçares, nëna rrëfen ngjarjen

Zhdukja e mistershme e 16 vjeçares, nëna rrëfen ngjarjen

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shkolla e deputetëve, kush do e mësojë Zegjine Çaushin dhe deputetët e tjerë të rinj

Shkolla e deputetëve, kush do e mësojë Zegjine Çaushin dhe deputetët e tjerë të rinj
17 Qershor, 2025

Deputetët e rinj të Partisë Socialiste do të ulen në karriget e “Akademisë Politike” të Partisë Socialiste. Deputetët e rinj...

Lexo më shumë

Dominohej nga shqiptarët, shkatërrohet organizata kriminale në Itali!Magazina plot..

Dominohej nga shqiptarët, shkatërrohet organizata kriminale në Itali!Magazina plot..
17 Qershor, 2025

Në shkurt 2024, një aksion i Guardia di Finanza në një magazinë të braktisur në zonën industriale të Villaggio Vecchio...

Lexo më shumë

Dosja 5D/ GJKKO dënon me burg ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës

Dosja 5D/ GJKKO dënon me burg ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës
17 Qershor, 2025

Gjykata e Posaçme ka shpallur dënimet për fraksionin e dytë të dosjes ‘5D’ duke shpallur fajtorë 5 ish-zyrtarë të Bashkisë...

Lexo më shumë

Rinumërimi i votave në Elbasan, vëzhguesit e PD: Dalin dy fleta mangët në…

Rinumërimi i votave në Elbasan, vëzhguesit e PD: Dalin dy fleta mangët në…
17 Qershor, 2025

Ka përfunduar rivlerësimi i votave në qendrën e votimit numër 2253 në Elbasan, ku sipas vëzhguesve të Partisë Demokratike, mungojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com