Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja si do të ishte Amerika pa emigrantët

2016/05/27 at 11:51 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ja si do të ishte Amerika pa emigrantët

Richard Reeves


Emigracioni është një mënyrë e rëndësishme në të cilën Amerika shtyp butonin e rifreskisë dhe rinovon veten.

Pa emigracionin, kombi jo vetëm që do të jetë më keq, por do të pushojë në një kuptim thelbësor, së qeni Amerika që ne njohim.

“Në Amerikë ka vend për të gjithë!”, shkruante autori franko­amerikan Hector St. John de Creèvecoeur në vitin 1782 në “Letra nga një fermer amerikan”.

Si shumica e gjeneratës themeluese të SHBA­së, Crèvecoeur besonte se madhësia e konsiderueshme e kombit të ri nënkuptonte një të ardhme të begatë.

Por ai qe gjithashtu duke inauguruar një qasje të hapjes, një gatishmëri për të përqafuar qytetarët e rinj nga e gjithë bota tek ajo që ai e quajti “tenxhere e shkrirjes” të shoqërisë amerikane.

Përqafimi i asaj hapjeje mbijetoi, pavarësisht shpërthimeve rastësore të ndjenjave anti­emigrante, për dy shekujt e gjysmë që pasuan.

Shtetet e Bashkuara mbeten një komb emigrantësh, në shpirt dhe si një fakt konkret. (Një fakt për të cilin edhe unë si një emigrant nga Vendi i Vjetër jam mirënjohës).

Gruaja ime është amerikane, dhe studentët e mi kanë patur pasaporta amerikane që kur lindën në Londër.

Pikërisht tani unë jam duke aplikuar për shtetësinë amerikane. Dua që Amerika të jetë shtëpia dhe jo vetëm vendqëndrimi im. Historia ime është sigurisht shumë e ndryshme për shumicën e emigrantëve – por çështja është se të gjitha historitë tona janë të ndryshme.

Ajo që na bashkon, është dëshira jonë për të qenë amerikanë.

Por kjo frymë mund të jetë zbehur.

Falë pjesërisht Donald Trampit, emigracioni është pranë majës së axhendës politike – dhe jo për mirë.

Tramp ka shfrytëzuar në mënyrë të shkëlqyeshme imazhet e Murit për të përftuar nga zhgënjimi i klasës së mesme të bardhë të Amerikës.

Por, Amerika ka nevojë për emigracionin. Në nivelin më banal, kjo është një çështje matematike. Ne kemi nevojë për punëtorë më të rinj për të financuar brezin tashmë të moshuar të Baby Boomers, të lindur në vitet e para të pasluftës së dytë botërore.

Në përgjithësi, emigrantët janë diçka pozitive për ekonominë, sikurse e dëshmon edhe një përmbledhje e fundit e një studimi nga Projekti Hamilton i Institutit Brookings.

Natyrisht, ndërsa emigracioni mund të jetë i mirë për ekonominë në tërësi, kjo nuk do të thotë se është i mirë për cilindo. Konkurrenca për paga dhe vendet e punës, do të ndikojnë negativisht tek disa prej amerikanëve, të cilët mund të jenë ekonomikisht më të rrezikuar.

Politikëbërësit e prirur për të promovuar përfitimet e emigracionit, duhet të jenë të vëmendshëm ndaj kostove të tij.

Por vlera e emigracionit nuk mund të reduktohet në një tabelë statistikore. Emigrantët nuk do ta bëjnë Amerikën më mirë. Ata do e bëjnë Amerikën më të mirë.

Emigrantët furnizojnë masivisht krahun e punës në vends. Ata kanë tashmë dy herë më shumë gjasa për të filluar një biznes të ri sesa amerikanët vendas.

Fëmijët e emigrantëve dëshmojnë zakonisht një lëvizshmëri të jashtëzakonshme në rritje, përsa i përket të ardhurave, profesionit dhe arsimit.

Për shembull, në mesin e fëmijëve të lindur në Los Anxheles nga emigrantët e keq­arsimuar kinezë, për habi 70 përqind e tyre janë diplomuar në universitet. Sikurse e tregon edhe studimi i kolegut Uilliam Frej, emigrantët janë migrues edhe brenda SHBA­së, duke lëvizur nga qytetet tradicionale për ta – Nju Jorku dhe Los Anxhelesi – në qytete dhe qyteza të tjera në kërkim të një të ardhme më të mirë.

Por Tramp po shfrytëzon në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të rrezikshme frikën e bardhëve në një Amerikë gjithnjë e më shumë zeshkane.

Sipas një studimi të vitit 2011 të Qendrës Kërkimore Pew, më shumë se 4 në 10 të moshuar të bardh thonë se një popullsi në rritje e emigrantëve është një “ndryshim për keq”; gjysma e Baby Boomers të bardhë besojnë se emigracioni përbën “një kërcënim për zakonet tradicionale dhe vlerave amerikane”.

Emigracioni shtron një pikëpyetje të thellë mbi identitetin amerikan në shekullin XXI­të. Ashtu si njerëzit, edhe shoqëritë mplaken.

Ato gjithashtu mund të bien, humbasin një pjesë të dinamizmit. Ato mund të ‘shesin’ më pak hapje për një siguri më të madhe. Me fjalë të tjera, mbeten të mbërthyera në rrugët e tyre. Emigrantët gjenerojnë dinamizëm dhe aspirata, por ata janë gjithashtu të lëvizshëm dhe sfidues.

Kur ky debat të përfundojë, do të na tregojë shumë mbi trajektoren e kombit. Një Amerikë që mbyll dyert e saj, do të jetë një Amerikë që ka zgjedhur të zgjedhur të perëndojë në vend se të rritet, duke lejuar që siguria të eklipsojë dinamizmin. Përçarja nuk është pa kosto.

Por Amerika ka peshuar gjithnjë më rëndë të mirat e dinamizmit dhe diversitetit. Emigracioni është një mënyrë e rëndësishme në të cilën Amerika shtyp butonin e rifreskisë dhe rinovon veten.

Pa emigracionin, kombi jo vetëm që do të jetë më keq, por do të pushojë në një kuptim thelbësor, së qeni Amerika që ne njohim.

Richard V. Reeves; Brookings Institute

 



Ju sugjerojmë

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

10 Maj, 2025 9:55 pm
Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
Aktualitet

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

10 Maj, 2025 9:33 pm
Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

10 Maj, 2025 9:16 pm
Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë

10 Maj, 2025 9:03 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Kryesore

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

10 Maj, 2025 8:40 pm
Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
Bota

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

10 Maj, 2025 8:25 pm
Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
Bota

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

10 Maj, 2025 8:09 pm
Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?
Bota

Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?

10 Maj, 2025 7:43 pm
Divjakë/ Gjendet i mbytur një 65-vjeçar në kanal vaditës
Aktualitet

Divjakë/ Gjendet i mbytur një 65-vjeçar në kanal vaditës

10 Maj, 2025 7:14 pm
Financimi i partive politike,Celibashi:Përmes sistemit, KQZ do bëjë të mundur verifikimet
Kryesore

Shqipëria voton, Celibashi mesazh qytetarëve, partive politike dhe komisionerëve

10 Maj, 2025 6:47 pm
Para
E fundit/ Merr flakë në ecje e sipër autobusi me fëmijë

E fundit/ Merr flakë në ecje e sipër autobusi me fëmijë

E fundit/ Autobusi i djegur në Krujë,12 të plagosur, një grua e vdekur

E fundit/ Autobusi i djegur në Krujë,12 të plagosur, një grua e vdekur

E fundit/ Autobusi i djegur, të plagosurit pjesë e Kishës Ortodokse Vlorë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
10 Maj, 2025

Moska po shqyrton një propozim për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili i...

Lexo më shumë

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
10 Maj, 2025

Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim dy persona të cilët akuzohen për krime zgjedhore. Përmes një njoftimi, blutë bëjnë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
10 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë mbrëmjen e sotme në postim në rrjetet sociale ku ka denoncuar një...

Lexo më shumë

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë
10 Maj, 2025

E ndërsa disa orë na ndajnë nga nisja e procesit të votimit në mbarë vendin për zgjedhjen e qeverisë së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com