Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e ish-kryeplakut të Manzës/Djali pranon krimin: E qëllova me sëpatë

2016/05/28 at 3:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e ish-kryeplakut të Manzës/Djali pranon krimin: E qëllova me sëpatë

Arban Djaloshi, djali i Mirosh Djaloshit, ish-kryeplakut të Manzës në Durrës, i vrarw rreth dy muaj më parë në rrethana të paqarta, ka pranuar në Prokurori se është ai vrasësi i babait të tij.


Rrwfimi  ka ndodhur pasi Prokuroria mori si të dyshuar tre anëtarë të Mirosh Djaloshit.

Djali i tij ka rrëfyer se e goditi babain me sëpatë pasi i dhunonte nënën.

Ngjarja ka ndodhur në 18 mars 2016 në zonën e Manzës, në Durrës.

Autori i dyshuar ka deklaruar se e ka kryer vrasjen, duke e goditur me sende të forta, për shkak se viktima ishte i alkolizuar dhe keqtrajtonte nënën e autorit (bashkëshorten e viktimës).

Dy ditë më parë, me urdhër të Prokurorisë së Durrësit u ndaluan tre anëtarët e familjes Djaloshi, konkretisht bashkëshortja dhe dy djemtë e viktimës.

Prokuroria e Durrësit krijoi dyshime se autori i vrasjes së Miroshit gjendej mes familjarëve.

Kjo pistë u forcua nga fakti se, gjatë veprimeve hetimore, rezultoi se viktima nuk kishte probleme me persona jashtë familjes.

Ndërsa, brenda familjes anëtarët kishin konflikte të vazhdueshme për shkak se Mirosh Djaloshi shkonte shpesh në shtëpi në gjendje të dehur.

Dinamika e ngjarjes, e zbardhur tashmë nga Prokuroria e Durrësit, është e tillë:

Më datë 18.03.2016, ora 07.00 në fshatin Shkallë, në rrugën që të çon për në hyrje të oborrit të banesës së tij, është gjetur i vrarë shtetasi Mirosh Djaloshi.

Viktima është gjetur i shtrirë në tokë, pranë portës kryesore të oborrit të baneses së tij, rreth orës 05.45 nga djali i tij Arban Djaloshi.

Nga kqyrja e kufomës rezulton se viktima ka dy dëmtime në pjesën e kafkës së kokës dhe se koha e vdekjes së tij ka qenë rreth 10 orë nga koha e kryerjes së kqyrjes së kufomës.

Menjëherë pas marrjes së informacionit për këtë ngjarje janë kryer veprimet e para hetimore, si kqyrja e vendit të ngjarjes, pyetja e dëshmitarëve okularë, pyetja e të dëmtuarve, kqyrje dhe marrja e provave materiale etj, nga ku ka rezultuar se:

Nga deklarimet e familjarve të viktimës ka rezultuar se viktima Mirosh Djaloshi ka qenë përdorues i pijeve alkolike. Më datë 17.03.2016, ai ka konsumuar alkol në banesën e tij dhe në lokale të fshatit.

Është kthyer përsëri në banesën e tij dhe rreth ores 19.00 ka dalë nga banesa, duke u thënë pjesëtarëve të familjes që po dilte. Viktima nuk u ka treguar se ku do të shkonte dhe telefonin e kishte lënë në banesën e tij.

Rreth orës 05.30, bashkeshorja e tij, B. Djaloshi, pasi nuk e ka parë në banesë ka zgjuar djalin e saj, Arbanin, duke i thënë që babai nuk kishte ardhur në shtëpi dhe të dilte për të parë se ku ishte.

Pasi Arbani është çuar, ka dalë për të kërkuar dhe e ka parë të shtrirë në afërsi të portës babain e tij të gjakosur në kokë.

Menjëherë ka shkuar në banesën e xhaxhait të tij, ku i ka treguar për babain.

Po kështu, nga deklarimet e familjarve ka rezultuar se viktima nuk ka patur asnjë konflikt me asnjë shtetas, por ka qenë kosumator i pijeve alkoolike.

Nga të dhënat e marra në rruge operative, dyshohet se viktima ka patur konflikte me pjesëtarët e familjes së tij dhe konkretisht me bashkëshorten e me djalin e madh, Arban Djaloshi, për shkak të pijes alkolike që ai konsumonte.

 

 



Ju sugjerojmë

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë
Life Style

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë

22 Qershor, 2025 9:22 pm
Auto-Skicë
Bota

Kritikoi sulmet ndaj Iranit, Trump i përgjigjet republikanin Massie: Humbës patetik

22 Qershor, 2025 8:37 pm
Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake
Bota

Franca, Gjermania dhe Britani thirrje Iranit pas sulmeve të SHBA: Të negociojmë

22 Qershor, 2025 8:16 pm
Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur
Sport

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur

22 Qershor, 2025 7:32 pm
Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE
Aktualitet

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

22 Qershor, 2025 7:01 pm
Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
Kryesore

Sulmet e SHBA në Iran, Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump

22 Qershor, 2025 6:52 pm
Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake
Kronikë

Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake

22 Qershor, 2025 6:24 pm
Presidenti iranian: SHBA-ja është nxitësi kryesor i sulmeve izraelite
Bota

Presidenti iranian: SHBA-ja është nxitësi kryesor i sulmeve izraelite

22 Qershor, 2025 6:19 pm
Aksident në rrugën Librazhd-Qukës, plagosen tre persona
Kronikë

Aksident në rrugën Librazhd-Qukës, plagosen tre persona

22 Qershor, 2025 6:16 pm
Mbyllja e Hormuzit? SHBA-të i bëjnë thirrje Kinës të pengojë Iranin
Bota

Mbyllja e Hormuzit? SHBA-të i bëjnë thirrje Kinës të pengojë Iranin

22 Qershor, 2025 5:54 pm
Para
Foto/ Kastro Zizo “zgjohet” me një tatuazh gjigand

Foto/ Kastro Zizo "zgjohet" me një tatuazh gjigand

Ja sekretet për një lëkurë të bukur gjatë verës

Ja sekretet për një lëkurë të bukur gjatë verës

Video/ Rrëfimi i Anës: Ja si më përdhunuan në shtëpinë e Fëmijës Shkodër

Video/ Rrëfimi i Anës: Ja si më përdhunuan në shtëpinë e Fëmijës Shkodër

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë
22 Qershor, 2025

Sinjale radio misterioze janë perceptuar në Antarktidë. Një eksperiment i kryer nga një fluturim 40 km mbi kontinentin e bardhë...

Lexo më shumë

Kritikoi sulmet ndaj Iranit, Trump i përgjigjet republikanin Massie: Humbës patetik

Auto-Skicë
22 Qershor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar ashpër republikanin Thomas Massie, pasi ky i fundit deklaroi se sulmet amerikane ndaj Iranit...

Lexo më shumë

Franca, Gjermania dhe Britani thirrje Iranit pas sulmeve të SHBA: Të negociojmë

Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake
22 Qershor, 2025

Udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar i kanë bërë thirrje Iranit të shmangë çdo veprim që mund të...

Lexo më shumë

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur
22 Qershor, 2025

Festa e titullit kampion në elitën e futbollit në Alergji, është kthyer në tragjedi, ku 3 tifozë ndërruan jetë, ndërsa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com