Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur një dyqan floriri në Fushë Krujë. Sipas të dhënave të para mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë natës. Dyqani nuk ndodhet shumë larg nga komisariati i policisë, por autorët kanë mundur të shembën murin në pjesën e pasme të argjendarisë dhe u futën brenda prej nga dolën me floririn e grabitur. Ende nuk dihet shuma që kanë grabitur.