Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Milionat e tenderave dhe dy fjalë për ata që heshtin

2016/05/26 at 8:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Burra që përdorin gratë!
  1. Nga Desada METAJ 

Jehona e çdo lajmi nuk zgjat më shumë se tre ditë. Të paktën në një vend si Shqipëria, të mbushur me skandale që nisin me botën e krimit dhe përfundojnë tek abuzimet në institucionet për të mitur. Kështu duket se ndodhi edhe me aksidentin tragjik ku humbën jetën dy fëmijë ndërsa po shkonin bashkë me nënën për të takuar babain në burg. Përtej tragjikes dhe tronditjes që kalojnë të gjithë kur dëgjojnë këtë lajm, qëndrojnë një zinxhir institucionesh që mbajnë përgjegjësi jo vetëm për rastin konkret por dhe për ngjarje të tjera, madje dhe për rrezikun ende prezent, ndërkohë që rruga vazhdon të jetë jashtë çdo standardi teknik.


 

Ndërsa prokuroria ka nisur hetimet, ka arrestuar dhe tre persona krejtësisht me përgjegjesi teknike, dikush duhet t’i tregojë institucionit të hetimit që pas çdo shkelje administrative qëndron një urdhër nga një njeri me pushtet politik. Se sa të interesuar mund të kenë qenë tre punonjësit e Autoritetit të Rrugëve për të prishur barrierën mbrojtëse të rrugës këtë nuk mund ta di askush me siguri. Dhe mbetet çështje për t’u hetuar. Por ajo që tashmë është edhe publikuar është interesi që ka patur pronari i karburantit për të hapur rrugën në drejtim të biznesit të tij. Aq shumë i ka interesuar kjo çështje, sa as policia apo vendimet e gjykatave nuk e kanë penguar të bëjë çka ka dashur, për më tepër që i njëjti person, Pilo Keri, ka qenë dhe fitues i tenderit për mirëmbajtjen e rrugës Plepa – Rrogozhinë, aksi ku ndodhi dhe tragjedia.

 

I indinjuar për lajmet e ditëve të fundit, zoti Keri deklaroi në emisionin “Opinion” se ai kishte vepruar konform ligjit gjatë gjithë praktikës. Gjë që hidhet poshtë me lehtësi ndërsa shihet qartë që vendimi i gjykatës nuk është zbatuar sepse një zyrtar i lartë i rrugëve la porosi për të kundërtën. Me të njëjtën indinjatë zoti Keri shprehet edhe për përmendjen që i është bërë faktit që ai ka fituar vetëm në vitin 2015, 3.2 milionë euro në tendera që përfshijnë punët publike. Dhe ndoshta për një pjesë ka të drejtë, sepse bëhet fjalë për punë të zhvilluara në bashki të ndryshme. Por ç’mund të thotë ai për tenderin e rrugëve apo atë të portit të Durrësit kur ndërkohë djali i tij prej më shumë se 2 vitesh është shefi i kabinetit të ministrit Haxhinasto.

 

Dhe ketu hallka e zinxhirit shkon ne vendin e duhur. Sepse eshte pikerisht drejtuesi i Ministrise ai qe mban pergjegjesi direkte per cdo shkelje qe ndodh ne nje institucion  te rendesishem. A e ka ditur zoti Haxhinasto qe shefi i tij i kabinetit ka konflikt te hapur interesi ne disa tendera te prokoruar nga enti qe ai drejton? Kete nuk mund ta paragjykoje askush,por ne momentin qe ky fakt behet publik dhe ministri vetem hesht,cdokujt i lind e drejta te mendoje se “mbrojtja” me heshtje eshte dicka qe ka emrin bashkepunim.

 

Ne nje ministri te perfolur historikisht per probleme me tenderat qe kapin shifra disa milioneshe nuk eshte e veshtire te hulumtosh dhe te gjesh shkelje administrative,nga ato qe rendom kane ngecur neper dyer gjykatash pa asnje vendim. Por te pakten,dikush ka folur qofte dhe politikisht per akuzat publike,dikush tjeter mund te jete perballur edhe me dyert e gjykatave. I vetmi i heshtur i madh i ketij skandali,ministri i transporteve thjesht ka pranuar faktin qe 3 vartes te tij,qe kane zbatuar urdhrin e eprorit ndodhen pas hekurave te burgut. Ndersa i implikuari i madh i kesaj historie, mbreteron ne oazin ministror me poste drejtori dhe me milionat e babait. Dhe kjo ndodh per sa kohe te gjithe e dime qe nje ngjarje ka jehone jo me shume se 3 dite. Sepse skandalet vijojne te bejne zhurmen e radhes. Nderkohe paraja e veshur dhe me pushtet i ka errur jo vetem mendjen,por dhe syte atyre qe nuk duan te shohin te verteten. Ose ndoshta duan te shohin te vertetat e tyre veshur me luksin e milionave qe ndahen netet e vona dhe shijohen diteve te gjata.



Ju sugjerojmë

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Kryesore

Kosovë, dështon për herë të 16 konstituimi i Kuvendit

15 Maj, 2025 11:21 am
Rama pret me ceremoni Kryeministrin britanik, Keir Starmer
Aktualitet

Rama pret me ceremoni Kryeministrin britanik, Keir Starmer

15 Maj, 2025 11:16 am
Rritet me 116 për qind numri i pasagjerëve në aeroport në krahasim me 2019
Aktualitet

Samiti/Aeroporti “Nënë Tereza” bën njoftimin e rëndësishëm për udhëtarët

15 Maj, 2025 11:12 am
Nga Suel Çela tek Ervis Martinaj/ SPAK mbyll hetimet edhe për 9 të pandehur të tjerë
Aktualitet

Nga Suel Çela tek Ervis Martinaj/ SPAK mbyll hetimet edhe për 9 të pandehur të tjerë

15 Maj, 2025 11:08 am
Samiti Politik Evropian, Begaj pret në Presidencë kryeministrin Starmer
Aktualitet

Samiti Politik Evropian, Begaj pret në Presidencë kryeministrin Starmer

15 Maj, 2025 10:46 am
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Aktualitet

PD paralajmëroi protestë ditën e Samitit Evropian, policia nuk i jep lejen

15 Maj, 2025 10:41 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

I dehur në timon përplas një motomjet/ Arrestohet 58-vjeçari, lëndohen dy persona

15 Maj, 2025 10:36 am
Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani
Aktualitet

Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani

15 Maj, 2025 10:20 am
Bojkoti i zgjedhjeve në komunat në veri të Kosovës, Osmani: Ndodhi për shkak të presionit të Beogradit
Rajoni

Ngerçi politik në Kosovë/ Vjosa Osmani zhvillon sot takime konsultive me partitë

15 Maj, 2025 10:15 am
Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh
Bota

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se tre vjetësh

15 Maj, 2025 10:08 am
Para
Shqipëria nuk ngel shtatzënë!

Shqipëria nuk ngel shtatzënë!

Horoskopi 13 janar

Horoskopi, 26 maj

Moti/ Bëhuni gati për rrobat e verës

Moti, ja temperaturat për ditën e sotme

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kosovë, dështon për herë të 16 konstituimi i Kuvendit

Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
15 Maj, 2025

Për herë të 16-të të enjten, deputetët nuk kanë arritur të konstituojnë Kuvendin e Kosovës. Ngërçi sërish mbeti te votimi...

Lexo më shumë

Rama pret me ceremoni Kryeministrin britanik, Keir Starmer

Rama pret me ceremoni Kryeministrin britanik, Keir Starmer
15 Maj, 2025

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer dhe delegacioni i tij është pritur në një ceremoni zyrtare nga Kryeministri, Edi...

Lexo më shumë

Samiti/Aeroporti “Nënë Tereza” bën njoftimin e rëndësishëm për udhëtarët

Rritet me 116 për qind numri i pasagjerëve në aeroport në krahasim me 2019
15 Maj, 2025

Për shkak të bllokimit të rrugëve sot dhe neser nga Samiti i Komunitetit Politik Europian, Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” njofton...

Lexo më shumë

Nga Suel Çela tek Ervis Martinaj/ SPAK mbyll hetimet edhe për 9 të pandehur të tjerë

Nga Suel Çela tek Ervis Martinaj/ SPAK mbyll hetimet edhe për 9 të pandehur të tjerë
15 Maj, 2025

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasit: Suel Çela, Talo Çela, Florenc Çapia, Ervis Martinaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com