Bashkia e Tiranës ka pezulluar katër inspektorët e Bashkisë, të cilët i kanë sekuestruar makinën e kokoshkave një gruaje në Tiranë.
Videoja e publikuar nga Nisma Thurje tregoi momentin se si gruaja u shemb në tokë dhe nisi të qante kur ia sekuestruan makinën me të cilën siguronte jetesën.
Pas reagimeve në media dhe rrjetet sociale, Bashkia e Tiranës veproi duke pezulluar inspektorët.