Formularët e vetëdeklarimit të krerëve të institucioneve të pavarura, çuditërisht kanë surprizuar mbarë opinionin publik.
Askush më parë nuk do ta kishte menduar se aq shumë krerë politik dhe jo të tillë, dikur do kishin pasur emra të ndryshëm nga sa shfaqen sot në media.
Panorama.al ka zbardhur formularët e vetëdeklarimit të drejtuesve të institucioneve të pavarura, dhe sipas saj, Presidenti Bujar Nishani ka deklaruar se gjatë fëmijërisë ka mbajtur mbiemrin Mehmeti.
Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule rezulton se më herët quhej Theodhori Kuli.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefterije Lleshi, ka deklaruar se më parë quhej Lumturie Luzi.
Anëtarja e KQZ-së Vera Shtjefni rezulton se më herët quhej Luçe Shtjefni.
Mirëpo, surprizat nuk kanë qenë vetëm aq sa u përket emrave të titullarëve.
Nga ajo që shihet në vetëdeklarimet e tyre, është se kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka qenë emigrant në Patra. Llalla ka deklaruar se nuk është dënuar asnjëherë.
Ndërsa kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj, deklaron se nuk është hetuar e ndaluar për ndonjë vepër penale, ka qenë nga viti 1991 deri në 1993 emigrant në Greqi.