Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulohet autori i skandalit me rrugën Plepa – Rrogozhinë

2016/05/25 at 4:00 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohet autori i skandalit me rrugën Plepa – Rrogozhinë

Një shkresë zyrtare e dalë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, që mban emrin e titullarit të këtij institucioni Dashamir Xhika, zbulon autorin e skandalit të moszbatimit të vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit për vendosjen e parmakëve mbrojtës në rrugën Plepa – Rrogozhinë, që u bë shkak që aksidenti i 7 Majit të përfundonte me 2 fëmijë të vdekur.

Më këtë dokument që mban datën 8 Gusht 2014, Dashamir Xhika urdhëron firmën kontraktore “Salillari shpk” që të zbatojë vendimin e Gjykatës së Kavajës, i cili pezullon vendosjen e barrierës metallike të tipit H3 në hyrje dalje të karburantit, në pronësi të shoqërisë “Pienvis shpk”.

Por urdhëri i Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar bie në kundërshtim me vendimin e formës së prerë që Gjykata Administrative e Apelit kishte dhënë një muaj përpara se kjo shkresë të dilte nga zyra e tij.

Më 1 korrik të vitit 2014, Apeli, me kërkesë të vetë Autoritetit Rrugor Shqiptar, vendosi në favor të këtij institucioni për vendosjen e barrierave apo parmakëve mbrojtës në hyrje daljet e lëna për karburantin.

Por Dashamir Xhika, jo vetëm refuzon ta zbatojë vendimin e gjykatës, por e fsheh atë dhe për të favorizuar një subjekt privat, në dëm të sigurisë rrugore, i referohet një vendimi të dhënë nga një gjykatë tjetër 3 vjet më parë, në Mars të vitit 2011, që e ka humbur fuqinë e tij pas shqyrtimit të çështjes në Apel.

Kjo shkresë e ngarkon Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar me përgjegjësi direkte për mosvendosjen e parmakëve metalikë mbrojtës në vendin ku më 7 Maj vdiqën dy fëmijë, për shkak se hekuri i pjesës tjetër të parmakëve e përshkoi tejpërtej makinën ku ata udhëtonin dhe trupat e tyre, si dhe rrezikoi të vriste edhe nënën dhe vëllain e tyre 1 vjec, ashtu siç i vrau ata.

Ai jo vetëm nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës që ishte në favor të rritjes së sigurisë rrugore, por e ka cënuar atë duke urdhëruar firmën që kryente punimet që të mos i vendoste elementët e sigurisë, në kundështim të hapur me çfarë kishte vendosur Apeli.

Prokuroria e Kavajës që po e heton këtë rast dhe ka vënë në pranga deri tani 3 drejtorë të Autoritetit Rrugor Shqiptar, pritet ta përfshijë në dosjen e saj edhe këtë dokument zyrtar që mban emrin e Dashamir Xhikës, duke e ngushtuar lakun e hetimit rreth tij, si përgjegjësin kryesor të cënimit të sigurisë rrugore në vendin ku mosvendosja e parmakëve, vrau dy fëmijë të pafajshëm, siç thotë organi hetimor.

Për cënim me ndërgjegje të sigurisë së kësaj rruge drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar është kallëzuar penalisht edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Tv Klan

Ju sugjerojmë

Vijon procesi i numërimit në Lezhë, PS kryeson rezultatin
Kryesore

Vijon procesi i numërimit në Lezhë, PS kryeson rezultatin

12 Maj, 2025 9:59 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Referohen drejt SPAK/ Dy raste të krimeve elektorale në qarkun e Fierit

12 Maj, 2025 9:49 am
Bllokohet procesi i numërimit në shkollën “1 Maji”, tërhiqen anëtarët e PD
Kryesore

Bllokohet procesi i numërimit në shkollën “1 Maji”, tërhiqen anëtarët e PD

12 Maj, 2025 9:33 am
Përfundon numërimi i kutive në Fushë-Arrëz/ Kryeson Partia Demokratike
Kryesore

Përfundon numërimi i kutive në Fushë-Arrëz/ Kryeson Partia Demokratike

12 Maj, 2025 9:19 am
Vijon pa ndërprerje numërimi në Kukës, në avantazh Partia Demokratike
Aktualitet

Vijon pa ndërprerje numërimi në Kukës, në avantazh Partia Demokratike

12 Maj, 2025 9:11 am
Dibër/ Ndërpritet numërimi. Shkak, lodhja e komisionerëve
Kryesore

Dibër/ Ndërpritet numërimi. Shkak, lodhja e komisionerëve

12 Maj, 2025 9:01 am
Probleme në Gjirokastër, ndryshojnë numëruesit dhe komisionerët. Kryeson PS-ja
Kryesore

Probleme në Gjirokastër, ndryshojnë numëruesit dhe komisionerët. Kryeson PS-ja

12 Maj, 2025 8:50 am
Durrës/Numërohen 72 nga 493 kuti, cila parti udhëheq garën
Kryesore

Durrës/Numërohen 72 nga 493 kuti, cila parti udhëheq garën

12 Maj, 2025 8:39 am
“Sot është Dita e Shqipërisë”/ Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Votoni!
Kryesore

Numërimi i votave vazhdon, PS kryeson/ Reagon Edi Rama

12 Maj, 2025 8:31 am
Ndërpritet numërimi, PD kryeson votën e diasporës
Kryesore

Ndërpritet numërimi, PD kryeson votën e diasporës

12 Maj, 2025 8:27 am
Para
Jani Aliaj, dy herë i proçeduar penalisht në 2016

Jani Aliaj, dy herë i proçeduar penalisht në 2016

Skënderbeu pranon hetimin e UEFA-s

Skënderbeu pranon hetimin e UEFA-s

Ja çfarë i ndodhi hakerit që vodhi fotot e VIP-ave

Ja çfarë i ndodhi hakerit që vodhi fotot e VIP-ave

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Vijon procesi i numërimit në Lezhë, PS kryeson rezultatin

Vijon procesi i numërimit në Lezhë, PS kryeson rezultatin
12 Maj, 2025

Në qarkun e Lezhës është duke vijuar normalisht procesi i numërimit të fletëve të votimit. Sipas informacioneve që na jep...

Lexo më shumë

Referohen drejt SPAK/ Dy raste të krimeve elektorale në qarkun e Fierit

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
12 Maj, 2025

Janë regjistruar dy raste të krimeve elektorale në qarkun e Fierit lidhur me zgjedhjet e djeshme parlamentare Sipas bëjnë të...

Lexo më shumë

Bllokohet procesi i numërimit në shkollën “1 Maji”, tërhiqen anëtarët e PD

Bllokohet procesi i numërimit në shkollën “1 Maji”, tërhiqen anëtarët e PD
12 Maj, 2025

Procesi i numërimit tek KZAZ 31 që është në ambientet e shkollës “1 Maji” në Tiranë është ndërprerë. Sipas asaj...

Lexo më shumë

Përfundon numërimi i kutive në Fushë-Arrëz/ Kryeson Partia Demokratike

Përfundon numërimi i kutive në Fushë-Arrëz/ Kryeson Partia Demokratike
12 Maj, 2025

Në Bashkinë e Fushë-Arrëzit ka përfunduar procesi i numërimit të votave për partitë. Gazetari Besar Bajraktari raporton se rreth orës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com