Qyteti i Firences është alarmuar mëngjesin e sotëm nga një ngjarje e pazakontë. Çarja e një tubi nëntokësor në qendër të qytetit ka sjellë shembjen e rrugës pranë lumit Arno, duke krijuar një gropë 200 metra të gjatë dhe 7 metra të gjerë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6:30 të mëngjesit të sotëm mes Ponte Vecchio dhe Ponte alle Grazie. Në këtë pjesë rruge ishin të parkuara dhjetëra makina të cilat janë ‘përpirë’nga kjo gropë duke lundruar në ujë. Fatmirësisht nuk raportohen të plagosur përveç dëmeve të shumta materiale.
Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me këtë incident, ndërkohë është bërë evakuimi i banorëve të cilët ndodhen në këtë zonë./tvklan.al