Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

FSHF, Duka letër publike për lojtarët e pa thirrur

2016/05/24 at 6:07 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Postndeshja me Austrinë/ Duka: Nuk jemi akoma gati për Europian

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, me anë të një letre publike, ka shprehur keqardhjen për mosgrumbullimin e disa prej lojtarëve që vitet e fundit kanë dhënë kontributin e tyre në kombëtare, në veçanti për Hamdi Salihin.

Në letër, Duka vlerëson sulmuesin shkodran, që sezonin e fundit ishte pjesë e kampionëve të Skënderbeut, ndërsa nuk ka harruar të falenderojë as Alban Mehën, Emiljano Vilën, Armando Vajushin, Debatik Currin dhe Jahmir Hykën për vlerat që kanë treguar me fanellën kuqezi.

Megjithatë, në fund Duka shkruan se është trajneri ai që vendos për emrat që duhet të marrë në Europain.

Letra e plotë e Presidentit të FSHF

“Si çdo tifoz  shqiptar dhe në mënyrë të veçantë si President i Federatës Shqiptare të Futbollit, kam ndjekur me vëmendje të gjitha përgatitjet e skuadrës tonë kombëtare dhe programet e stafit teknik për një eventin më të madh të historisë tonë të futbollit. Kampionati Europian “Francë 2016”.

Dëshira e çdokujt për të përfaqësuar Shqipërinë në këtë kompeticion ka qenë e madhe. Kjo është e natyrshme, jo vetëm pse është një mundësi që të jepet ndofta një herë në jetë, por edhe sepse është kënaqësi e krenari të përfaqësosh kombin. 
Të gjithë duan të jenë në Francë.

Çdo lojtar që ka kontribuar për skuadrën kombëtaren të Shqipërisë, që ka veshur fanellën e saj, kishte të drejtën që të shpresonte dhe ëndërronte për të patur një vend në Euro. Për fat të keq, vendet janë të limituara. Duke vlerësuar maksimalisht kontributin e gjithkujt, personalisht nuk do të më mjaftonin kurrë as 11 vendet e formacionit dhe as 23 vendet e futbollistëve që do të shkojnë në Europianin “Francë 2016”.

Por, unë respektoj vendimin e institucionit të trajnerit. Ato janë zgjedhje ekskluzive të tij dhe të stafit teknik.

Mora shkas të flas publikisht për dy arsye: Së pari, për të falenderuar përpara shqiptarëve, të gjithë ata futbollistë, që kanë kontribuar qoftë edhe vetëm duke u grumbulluar me kombëtaren shqiptare (pa luajtur qoftë edhe një minutë), e deri tek ata lojtarë që kanë gjurmë të forta si Hamdi Salihi, të cilin e vlerësoj si futbollist dhe si njeri dhe ruaj një respekt të veçantë. Emocionet, që ai na ka dhuruar kanë qenë të jashtëzakonshme dhe të paharruara. Personalisht, ndjehem keq, që ai nuk është pjesë e kësaj fushate të rëndësishme.

Si ai, edhe shumë djem të tjerë të shkëlqyer që kanë dhënë maksimumin për ekipin kombëtar dhe meritojnë mirënjohjen tonë. Asnjë nga ne nuk mund të harrojë kontributin e Mehës, Currit, Bulkut, Hykës, Vajushit, Kapllanit, Vilës dhe Ramës gjatë këtij sezoni të paharrueshëm dhe historik të këtyre eliminatoreve.

Së dyti, për të konfirmuar se respektoj zgjedhjet që bën institucioni i trajnerit, të cilin kemi vënë për të na udhëhequr në fushatën më të madhe futbollistike që Shqipëria e futbollit, ka bërë ndonjëherë.
Të dashur miq!

Duke shpresuar që të japim më të mirën tonë për të bërë një paraqitje dinjitoze në “Francë 2016”, unë shpreh besimin se djemtë e përzgjedhur nga trajneri De Biasi, do të japin maksimumin dhe do të na nderojnë në Europian.

Jam i sigurte qe ky është dhe urimi i çdo Shqiptari”, përfundon letra e Presidentit të FSHF, Armand Duka./T.CH

Ju sugjerojmë

VIDEO/Serë me kanabis në Krujë, arrestohet 28 vjeçari i shpallur në kërkim
Aktualitet

VIDEO/Serë me kanabis në Krujë, arrestohet 28 vjeçari i shpallur në kërkim

24 Maj, 2025 11:44 am
“Krimet zgjedhore,“zonat më të nxehta”/ 44 kallëzime për parregullsi, 20 procedime
Aktualitet

Krimet zgjedhore, Prokuroria e Përgjithshme: 107 kallëzime, për 47 u nis procedimi

24 Maj, 2025 11:26 am
Fier/ Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari
Aktualitet

Fier/ Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari

24 Maj, 2025 11:16 am
Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë
-Jetë dhe Stil

Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë

24 Maj, 2025 11:07 am
Tiranë/ Ndalohet shtetasi turk, kreu i një organizate kriminale. Ja pse  akuzohet
Aktualitet

Tiranë/ Ndalohet shtetasi turk, kreu i një organizate kriminale. Ja pse akuzohet

24 Maj, 2025 10:39 am
Gjermania forcon kthimin e emigrantëve të paligjshëm
Bota

Gjermania forcon kthimin e emigrantëve të paligjshëm

24 Maj, 2025 10:18 am
‘Dikush më pyeti:Si i more 4 mandate?’/Rama:Ndoshta fitoj se s’jam socialist i mirë!
Aktualitet

‘Dikush më pyeti:Si i more 4 mandate?’/Rama:Ndoshta fitoj se s’jam socialist i mirë!

24 Maj, 2025 10:14 am
Fier/Automjeti i Policisë Bashkiake përplaset me autobusin, 6 persona të lënduar
Aktualitet

Fier/Automjeti i Policisë Bashkiake përplaset me autobusin, 6 persona të lënduar

24 Maj, 2025 9:59 am
Vlorë/ Theu arrestin e shtëpisë dhe goditi me thikë një 34-vjeçar, arrestohet i riu
Aktualitet

Vlorë/ Theu arrestin e shtëpisë dhe goditi me thikë një 34-vjeçar, arrestohet i riu

24 Maj, 2025 9:50 am
Hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë, do jetë pa pagesë gjatë sezonit veror
Aktualitet

Hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë, do jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

24 Maj, 2025 9:29 am
Para
Pronat, skadon afati për aplikimet e reja

Pronat, skadon afati për aplikimet e reja

Ndotja në Zvërnec/ PD: Qeveria nuk ka asnjë plan për ndërhyrje

Ndotja në Zvërnec/ PD: Qeveria nuk ka asnjë plan për ndërhyrje

Përdhunoi 15-vjeçaren që e kishte njohur në Facebook, arrestohet Prifti

Përdhunoi 15-vjeçaren që e kishte njohur në Facebook, arrestohet Prifti

Please login to join discussion

TE FUNDIT

VIDEO/Serë me kanabis në Krujë, arrestohet 28 vjeçari i shpallur në kërkim

VIDEO/Serë me kanabis në Krujë, arrestohet 28 vjeçari i shpallur në kërkim
24 Maj, 2025

Kapet në flagrancë në serën ku kishte kultivuar bimët narkotike dhe vihet në pranga 28-vjeçari. Sipas policisë shtetasi i arrestuar...

Lexo më shumë

Krimet zgjedhore, Prokuroria e Përgjithshme: 107 kallëzime, për 47 u nis procedimi

“Krimet zgjedhore,“zonat më të nxehta”/ 44 kallëzime për parregullsi, 20 procedime
24 Maj, 2025

Është bërë bilanci nga ana e Prokurorisë së Përgjithshëm sa i takon krimeve zgjedhore deri më datë 22 maj. Në...

Lexo më shumë

Fier/ Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari

Fier/ Grabiti 4 biznese brenda natës, arrestohet 28-vjeçari
24 Maj, 2025

Dyshohet se kreu 4 vjedhje brenda një nate, arrestohet nga policia 28 vjeçari në Fier. ‘Zbardhen 4 vjedhje në subjekte...

Lexo më shumë

Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë

Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë
24 Maj, 2025

Martesa dëmton rëndë shëndetin mendor. Për më ironikët kjo do të ngjallte reagime natyrisht, por në fakt eksistojnë studime të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com