Me kërkesë të pronarit, sheikut Al-Khelaifi të gjithë futbollistët e PSG do të marrin një shpërblim prej 800 mijë eurosh.
Megjithëse duket një çmenduri, kjo shifër konsiderohet prej tij si e merituar për sezonin mbreslënës që sapo u mbyll. Paris SG fitoi gjithçka, duke nisur nga Superkupa e Francës.
Më pas, të besuarit e Loren Blank dominuan në Ligën 1. Paris SG nuk kishte rivalë gjatë gjithë kampionatit, duke mbyllur garën për titullin kampion javë përpara fundit të sezonit. Edhe finalja e Kupës së Francës shkoi sipas parashikimeve. Parizenët mundën me rezultatin 4-2 Olimpikun e Marsejës, duke marrë edhe trofeun e dytë për nga rëndësia në futbollin francez. Paris SG pati një ecuri shumë të mirë edhe në Ligën e Kampioneve, duke u eliminuar vetëm në çerekfinalet e këtij edicioni. Të gjitha këto e kanë bindur pronarin e klubit të shpërbejë të gjithë futbollistët që kanë luajtur në këtë sezon, përfshirë edhe ata të ekipit të dytë që janë grumbulluar në disa raste nga trajneri Loren Blank.