Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

66 këshilltarë bashkiakë të dënuar për vrasje dhe trafik droge

2016/05/23 at 7:36 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kompensimi i dritave, vendimi i ri për tri kategori pensionistësh

Krahasimisht me kryebashkiakët, këshilltarët rezultojnë më të pastër, por mes tyre ka të dënuar për vrasje dhe tentativë vrasjeje, krahas të dënuarve për drogë, kontrabandë, falsifikim dokumentesh apo abuzim me detyrën.


Formularët e vetëdeklarimit të të shkuarës penale të afro 1600 anëtarëve të këshilleve bashkiake në Shqipëri të para nga BIRN tregojnë se shumica dërrmuese e tyre janë vetëdeklaruar pa probleme me drejtësinë ndërsa një grup relativisht i vogël prej 66 vetësh kanë raportuar dënime apo hetime për krime të ndryshme, përfshirë vrasje, vrasje të mbetur në tentativë, kultivim marijuane apo falsifikim zgjedhjesh.

Disa janë të dënuar apo kanë qenë nën hetim për korrupsion aktiv apo pasiv, si dhe për falsifikim dokumentesh.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, institucioni që grumbullon vetëdeklarimet e rreth 1800 zyrtarëve të lartë të shtetit, përfshirë deputetët, ministrat, kryetarët e bashkive dhe këshilltarëve bashkiakë, vendosi publikimin e vetëdeklarimeve javën e kaluar pas disa kërkesave për të drejtë informimi të dorëzuara nga BIRN dhe subjekte të tjera.

Nga deputetët, dhjetë vetë rezultuan me probleme me drejtësinë ndërsa mes 61 kryetarëve të bashkive, pesë deklaruan të dhëna problematike.

Opinioni publik u gajas gjatë ditëve të fundit me numrin e lartë të politikanëve që deklaruan se kanë ndërruar emrin ku rasti më ekstrem qe ai i kryebashkiakut të Kurbinit Artur Bardhi, i cili deklaroi se kishte përdorur katër emra në jetën e tij, Gentian Lila, Altin Tanushi dhe Gent Bushi, para se të merrte emrin aktual. Bardhi deklaroi gjithashtu se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar apo i hetuar për asnjë lloj vepre penale.

Nga këshilltarët bashkiakë, 66 vetë patën diçka për të deklaruar, ku një pjesë e tyre qenë vepra penale të papërfillshme, përfshirë dënime apo hetime për organizim grevash apo hetime për bllokim rrugësh në protesta. Por në disa raste, veprat penale të deklaruara qenë të rënda, përfshirë dënimin me 2 vjet burg të një këshilltari në Shkodër për vrasje të mbetur në tentativë apo një këshilltari në Pukë që është dënuar me tre vjet burg për vrasje në bashkëpunim.

Në Malësinë e Madhe një anëtar këshilli është dënuar për kultivim lëndësh narkotike ndërsa në të gjithë vendin, ka këshilltarë të dënuar apo të dyshuar për falsifikim dokumentesh, rrahje, organizim lojërash fati të palicencuara apo vjedhje të energjisë elektrike. (Reporter.al)



Ju sugjerojmë

I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 41-vjeçari në Durrës
Aktualitet

I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 41-vjeçari në Durrës

18 Qershor, 2025 9:30 am
Lindje e Mesme: Ku janë aleatët rajonalë të Iranit?
Bota

Lindje e Mesme: Ku janë aleatët rajonalë të Iranit?

18 Qershor, 2025 9:18 am
Iu gjetën armë,drogë e shufër metalike me mbishkrimin “Policia”,arresohet 27-vjeçari
Aktualitet

Iu gjetën armë,drogë e shufër metalike me mbishkrimin “Policia”,arresohet 27-vjeçari

18 Qershor, 2025 9:11 am
Merz zgjidhet kancelari i ri i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit
Bota

Merz: Irani është një regjim terrori

18 Qershor, 2025 8:45 am
Spiunë, dronë dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin
Bota

Spiunë, dronë dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin

18 Qershor, 2025 8:39 am
Gjermani, një në katër emigrantë do të largohet!
Bota

Gjermani, një në katër emigrantë do të largohet!

18 Qershor, 2025 8:32 am
Eurostat: Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës
Aktualitet

Eurostat: Shqipëria në 11 vendet më të plakura të Europës

18 Qershor, 2025 8:26 am
Nesër hapen kutitë për Fierin e Tiranën,rinis pjesërisht numërimi për Elbasanin dhe…
Aktualitet

Pas Elbasanit, rinumërohen sot 1282 kutitë e qarkut Tiranë

18 Qershor, 2025 8:22 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 18 qershor 2025

18 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 18 qershor 2025

18 Qershor, 2025 8:16 am
Para
Reforma në Drejtësi/ PD i përgjigjet zv.ambasadorit amerikan

Reforma në Drejtësi/ PD i përgjigjet zv.ambasadorit amerikan

Zbulohen blerësit “VIP” të tokës së sekuestruar në Himarë

Zbulohen blerësit “VIP” të tokës së sekuestruar në Himarë

Ndryshime të pritshme në kabinetin Rama?

Misteri i avionëve në Seman/ Reagon qeveria: Ja si qëndron e vërteta

Please login to join discussion















TE FUNDIT

I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 41-vjeçari në Durrës

I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 41-vjeçari në Durrës
18 Qershor, 2025

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 41-vjeçar, i cili ishte i shpallur më parë në kërkim për veprën...

Lexo më shumë

Lindje e Mesme: Ku janë aleatët rajonalë të Iranit?

Lindje e Mesme: Ku janë aleatët rajonalë të Iranit?
18 Qershor, 2025

Dekadat e fundit, Irani ka ndërtuar një rrjet aleatësh në rajon. Në konfliktin aktual me Izraelin, disa prej tyre deri...

Lexo më shumë

Iu gjetën armë,drogë e shufër metalike me mbishkrimin “Policia”,arresohet 27-vjeçari

Iu gjetën armë,drogë e shufër metalike me mbishkrimin “Policia”,arresohet 27-vjeçari
18 Qershor, 2025

Policia ka vendosur në pranga një 27-vjeçar gjatë operacionit të koduar “Cold Hand”, i dënuar për vrasje dhe tentativë vrasje....

Lexo më shumë

Merz: Irani është një regjim terrori

Merz zgjidhet kancelari i ri i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit
18 Qershor, 2025

"Do të ishte mirë, nëse do t’i vinte fundi këtij regjimi të Mullahëve": Kancelari Merz thekson në intervistë për kanalin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com