Janë zbardhur dëshmitë e grupit të arrestuar, si pjesë e një organizate ndërkombëtare, që trafikonte drogë nga Shqipëria në Greqi dhe në vendet e Evropës.
Ata të gjithë kanë mohuar akuzat dhe justifikuan lëvizjet e tyre se merreshin me tregti të produktesh bujqësore. Dhjetë të arrestuar kanë dalë para gjykatës dhe kanë mohuar trafikun e drogës, por thanë se merreshin me tregti të ligjshme mes Shqipërisë, Greqisë, Belgjikë sdhe vendeve të tjera.
Për shembull, 59-vjeçari me inicialet Th. A, ose i njohur ndryshe si “Tom” u shpreh para hetueses se “qëllimi i tij ishte që të koordinonte importin e produkteve bujqësore dhe ushqimore nga Greqia dhe vendet e treta në Holandë.
56-vjeçari me inicialet M.S ka deklaruar se prej vitit 2014 shkonte në Holande dhe punonte në një fast-food sufllaqesh. Tjetër qëndrim mbajti para hetueses 46-vjeçari J.A, i cili sipas dosjes hetimore, kishte detyrën e magazinimit të drogës në Greqi para se të shkonin në Europën Qendrore dhe Perëndimore.
Ai pranoi përfshirjen ne trafikun e 673 kg hashash përmes Zakinthos dhe tha emrat e 3 shqiptareve, me te cilët, siç u shpreh, kishte rënë dakord për transportin e drogës.
“Në fillim të 2015 shkova në Fier të Shqipërisë ku njoha disa zotërinj me emrat…. Vura re një lehtësim te madhe ekonomik, pasi, siç me thanë, kishin një rrjet zinxhir taksish dhe restorantesh. Me pyeten nëse isha i interesuar të bëja një transport “të veçantë”.
Ndërkohë 33-vjeçari K. P., i cili ishte shofer në disa raste transporti droge, tha: “Njoha me J. A., ka ndodhur para 5 vjetësh. Me ofroi të hapja kompaninë TSAF TRANS në Petrici të Bullgarisë. Në fillim kompania kishte veprimtari të ligjshme, ndërsa më vonë më kërkoi të transportoja hashash nga Shqipëria në Holandë”./tvklan.al